BREAKING NEWS

Përfundon takimi Hoti-Vuçiç, i dërguari i BE zbardh prapaskenat: Marrëdhëniet u normalizuan pas 20 muajsh, ja për çfarë ramë dakord!

Përfundon takimi Hoti-Vuçiç, i dërguari i BE zbardh
x

Sport

Myller: Mesi e Ronaldo shumë të mirë, por “Leva” është më i miri

Myller: Mesi e Ronaldo shumë të mirë, por “Leva”

Thomas Muller zgjedh Robert Levandovskin para Lionel Mesit dhe Kristiano Ronaldos për t’u përshtatur me lojën por edhe efikasitetin në vijën e parë sulmuese. Në fakt, sulmuesi i Bajernit e pranoi se stili i tij i lojës do të përshtatej më shumë me një lojtar si Kristiano Ronaldo sesa me Lionel Mesin, mirëpo sugjeroi se Levandovski mund të jetë partneri më i përsosur për të. “Ndoshta, në vitet e mia të fundit, mua do të më pëlqente të luaj me Lionel Mesin sepse në gjashtë apo shtatë vjetët e para të karrierës sime isha më shumë lloji i sulmuesit që pranon topat në fund për të shënuar”, ka thënë Myller. “Ndoshta tani më duhet më shumë një lojtar si Kristiano Ronaldo për të shënuar gola, por ne në Bajern e kemi Robert “Lewan-goal-ski”! Mendoj se ai tani mund të jetë opsion më i mirë sesa Kristiano”. “Unë kam luajtur kundër Mesit dhe Ronaldon dhe kam fituar kundër dyve, por edhe kam humbur kundër dyve. Ata janë shumë, shumë të mirë, janë të veçantë. Ata nuk janë si lojtarët e tjerë të zakonshëm që janë shumë të mirë, ata janë të jashtëzakonshëm sepse gjithmonë luajnë deri në limitet e veta”. Myller i ka 18 asiste në këtë sezon të Bundesligës, përderisa Levandovski i ka shënuar 29 gola – duke kontribuar kështu me këtë dyshe për ta fituar edhe një titull tjetër të ligës elitare të futbollit gjerman. Ndërkohë, duhet thënë se që nga transferimi në Torino, Kristiano Ronaldo ka shijuar më pak triumfe në garat për çmime individuale, pasi që çmimi i vetëm i tillë që e ka fituar është lojtari më i mirë i sezonit 2018/19 në Serie A, shkruan “Marca”. Topi i Artë - Topi i Artë qëndroi në Real Madrid, edhe pas largimit të Kristiano Ronaldos, pasi që Luka Modric u shpërblye me këtë çmim në vitin 2018. Ndërsa, vitin vijues, Lionel Mesi u shpall fituesi, duke thyer rekord si gjashtë-herë fitues i këtij çmimi. Çmimi The Best i FIFA-s. Pikërisht e njëjta gjë ndodhi me çmimin për lojtarin më të mirë të vitit nga FIFA, pasi që Modriçi dhe Mesi e mposhtën Ronaldon në dy vjetët e fundit. Në vitin 2019, Ronaldo nuk mbeti as në pozitën e dytë, pasi që Van Dijku i Liverpuli ia zuri atë vend. Këpuca e Artë evropiane- Ronaldo e kishte fituar këtë çmim dy herë gjatë kohës së tij në “Santiago Bernabeu” (2013/14 dhe 2014/15), por me kalimin në Serie A s’ka arritur ta përsërisë këtë sukses, përderisa Mesi e ka fituar këtë çmim për tre sezonet e fundit. Golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve – Ronaldo ka më shumë gola të shënuara në histori të Championsit sesa Mesi – 128 me 114 – por sezonin e kaluar ai shënoi më pak sesa argjentinasi. Ronaldo i shënoi gjashtë gola gjatë sezonit 2018/19 në Evropë, ndërsa Mesi e fitoi çmimin falë 12 golave të tij. Lojtari i Vitit në UEFA – Ronaldo e kishte fituar këtë çmim tre herë gjatë kohës sa ishte në Real Madrid, mirëpo Modriçi dhe Van Dijku ia kanë marrë këtë trofe që nga largimi i tij nga Spanja. Këpuca e Artë – Në La Liga, Ronaldo ishte golashënuesi më i mirë i sezonit tre herë. Në sezonin e tij të parë në Serie A, Fabio Kualiarella e mposhti atë, duke i shënuar 26 gola në krahasim me 21 të Ronaldos. Këtë sezon, garën e kryeson Çiro Imobile me 27 gola, ndërsa Ronaldo i ka 21 të shënuara.