Lajme të tjera
BREAKING NEWS

“3 programe të reja nxitjeje të ...”, kryeministri Rama bën publik vendimin më të fundit të qeverisë dhe jep lajmin e mirë

“3 programe të reja nxitjeje të ...”, kryeministri Rama
x

Sport

Myrto Uzuni në superformë, 1.2 gola për ndeshje tek Lokomotiva kroate, Kombëtarja e garantuar

Myrto Uzuni në superformë, 1.2 gola për ndeshje tek Lokomotiva

Trajneri i Kombëtares Edi Reja është duke menduar rreth të rinjve që do të aktivizojë dhe testojë në ndeshjen miqësore me Slloveninë, e cila dy ditë më parë u vendos të luhet në Kuper të Sllovenisë. Në një farë mënyre kjo ishte mënyra më e mirë për të evituar problemin e virusit në Itali, por ndoshta dhe në Shqipëri. Dueli i planifikuar në fund të marsit do të jetë një shans për shumë lojtarë kuqezinj, teksa një pjesë me të madhe i imponohen trajnerit, me paraqitjet që kanë bërë dhe minutazhin e plotë në këmbë me skuadrat ku aktivizohen. Padyshim që vëmendjen kryesore e marrin lojtarët që luajnë në top-ligat europiane, por nuk përjashtohet mundësia e testimit të shumë të rinjve që kanë dalë nga akademitë e klubeve të rëndësishme. Në Ballkan, diferencën e bëjnë kuqezinjtë që luajnë me klubet kroate dhe një prej atyre që po spikat ditët e fundit është padyshim Myrto Uzuni, i cili ka realizuar 11 gola këtë sezon dhe vetëm në 5 takimet e fundit ka shënuar plot 6 gola, duke pasur një ecuri befasuese prej me shumë se një gol për ndeshje, koeficient që e bën atë automatikisht pjesë të projektit të Rejës për Botërorin Katar-2022 si dhe Europianin e vitit 2024. Dhe është fakt që Lokomotiva e Zagrebit po bën një sezon mjaft të mirë këtë vit, ndërsa një nga protagonistët është edhe sulmuesi i Kombëtares Shqiptare Myrto Uzuni, i cili ka shënuar 6 gola në 5 ndeshjet e fundit dhe plot 11 gola që prej fillimit të sezonit. Sulmuesi beratas arriti të shënojë dy herë sot në triumfin e Lokomotivës 1-3 në transfertë ndaj Goricës, ndërsa ky ishte goli i 9 në kampionat për Uzunin, pasi dy të tjerë i ka shënuar në Kupën e Kroacisë. Aktualisht kampionati kroat kryesohet nga Dinamo e Zagrebit me 65 pikë, e ndjekur nga Rijeka me 47 pikë, Lokomotiva e Zagrebit me 46 pikë dhe Hajduku i Splitit me 45 pikë, skuadra këto që do të luftojnë edhe për një vend në zonën Champions.

Në Spanjë të shqetësuar nga “shterpësia” e Sadikut në 3 javët e fundit

Ndërsa Uzuni është në kulmin e vet dhe po përfshihet javë pas jave në formacionin më të mirë të superligës kroate, padyshim edhe një pikë referimi për trajnerin Edi Reja, duket se për Armando Sadikun janë kthyer problemet e vjetra. Lojtari ka harruar të shënojë gjatë javëve të fundit dhe ky shqetësim nuk është vetëm për Malagën, por edhe për Kombëtaren e Rejës. Në fakt, Armando Sadiku erdhi mes shumë kontestimesh te Malaga, por pas pak kohësh u shndërrua në lojtarin kryesor të sulmit ne ekipin spanjoll. Ai ka arritur të gjejë plot 10 herë rrugën e rrjetës në këtë sezon dhe i ka dhënë pikë të rëndësishme skuadrës së tij. Por elbasanasi ka katër ndeshje pa arritur të goli dhe gazetat spanjolle janë të shqetësuara për firmën e tij, duke qenë se mungesa e golit për të do të ndikonte për keq te rezultatet e skuadrës. Sadiku nuk ka shënuar prej thuajse një muaji dhe kjo periudhë thatësire po ndikon për keq te ai. Sulmuesi kërkon të shkojë në çdo mënyrë te goli dhe nëse nuk e arrin tregon shenja nervoziteti në fushë dhe i përcjell ata edhe te shokët e skuadrës. Goli i fundit i tij me Malagën është me ndihmën e një penalltie ndaj Numanças më 8 shkurt. Tifozët dhe opinioni sportiv spanjoll po kërkojnë më shumë te sulmuesi ë i mirë i skuadrës së tyre dhe Sadiku tashmë duhet të bëjë maksimumin për të mos thyer besimin e tyre. Ylli i kombëtares sonë ka treguar respekt për fanellën e Malagës, duke qëndruar në klub me qëllimin për ta ndihmuar të dalë nga situata e vështirë edhe pse kishte disa oferta në merkaton e dimrit. Mbetet të shihet fundi i tij, por duket se “shterpësia” e Sadikut gjatë javëve të fundit ka shqetësuar jo pak Malagën, por edhe vetë trajnerin Edi Reja, i cili kishte kthyer vëmendjen nga lojtari në janar e në shkurt.