
Ja kush është deputeti që nxori zbuluar planin e Berishës për të penguar Lulzim Bashën që të marrë drejtimin e selisë blu, zbardhen prapaskenat nga mbledhja e Kryesisë së PD

Nuk ka ndodhur kurrë më parë, euro dhe paundi thyejnë rekord historik, sot kapin fundin

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, ja çfarë ndodhi sot me gjyqin ndaj Arbër Paplekajt

“I mori për Visin”, zbardhen detaje të reja nga vjedhja e targave që fundosën ushtarin e Martinaj

Draft-propozimi i Shqipërisë për Asociacion, vjen reagimi i menjëhershëm nga BE

“Diplomacia është kthyer në vend qokash”/ Deputeti i PD-së ja ‘plas’ në sy kandidates për ambasadore në Izrael: Nuk ju shoh për këtë post, Cv-ja juaj...

Ndihmoi në atentatin në lokalin e Fatjon Muratit, Gjykata jep vendimin për ushtarin e Vis Martinajt

Dalin në dritë detaje të reja nga grabitja e banesës së gjyqtares, zbardhet denoncimi i bashkëshortit të saj: Ishim në punë kur...

Myrto Uzuni, në top-5 lojtarët më efikasë aktualisht në Europë

Shkruar nga Adriatik BALLA 22 Mars 2023

Myrto Uzuni ëstë futbollisti më në formë i përfaqësueses së Shqipërisë në këtë moment. Ai ka bërë një progres mjaft cilësor me ekipin e Granadës, ku ndihet lider i saj dhe është praktikisht golashënuesi më i mirë i ekipit e njëherësh edhe golashënuesi më i mirë i Ligës së dytë spanjolle (Segunda Divizion). Uzuni është sulmues krahu, por këtë sezon ka qenë përcaktues në vijën e parë të ekipit spanjoll dhe statistikat e golave që disponon e rendisin ndër më të mirët në Europë në këtë moment, sidomos krahasar me statistikën që ka të bëjë me numrin e golave për ndeshje. Jo vetëm kaq, por Granada është e varur prej golave dhe lojës së tij dhe kjo i jep më shumë rëndësi si lider lojtarit shqiptar. Mbetet të shihet performanca e tij deri në fund të sezonit, por golat e shumtë, cilësia e lojës në krahë dhe në tërësi roli prej lideri i tij tek Granada, dëshmojnë një futbollist në rritje dhe me shumë përkushtim, krahas talentit që ai e zotëron. Kjo është shenjë e mirë edhe për përfaqësuesen, ku në duelin ndaj Polonisë pritet të jetë lider i grupit.
Statistikat me Granadën dhe renditja europiane
“Futbollisti i përfaqësueses së Shqipërisë Myrto Uzuni është duke e kaluar sezonin më të mirë të karrierës. Sulmuesi shqiptar po shkëlqen në futbollin spanjoll. Përfaqësuesi shqiptar i ka realizuar plot 20 gola me fanellën e Granadës deri tani në sezonin 2022/23”, shkruajnë mediumet sportive spanjolle, të cilëve u referohen mediat sportive në Shqipëri dhe në Kosovë. Kjo ka bërë që ky ekip të ketë renditje mjaft të mirë në ligën e dytë spanjolle. E beratasi me këtë rast e sheh veten duke i rivalizuar yjet e futbollit evropian. Numrat e tij nuk janë fort larg atyre të yjeve si Haland, Mbape, Levandovski apo Osimhen, përkundër faktit se bën pjesë në një nivel më të ulët garash. 27-vjeçari e ka një statistikë prej 0.63 goli për ndeshje dhe me këtë rast e lë prapa sulmuesin e Barcelonës, i cili e ka mesataren prej 0.6 goli për ndeshje. E më së miri në Evropë qëndron sulmuesi i Mançester Sitit, i cili e ka një mesatare të frikshme prej 1.04 goli për ndeshje. Kuptohet, Haland është nga tjetër “planet”, por edhe ecuria e futbollistit shqiptar të Granadës ka qenë e shkëlqyer e mjaft premtuese për vazhdimësinë e karrierës së tij në Spanjë ose jashtë saj.
Kombëtarja
Kombëtarja është grumbulluar dhe pjesë e listës së përfaqësueses është edhe sulmuesi i krahut, Myrto Uzuni. E pranojnë të gjithë tashmë se në sfidën e radhës ndaj Polonisë, sulmi do të jetë ekskluzivitet i tij në aspektin e pritshmërive, nisur dhe nga nevoja që ka skuadra në vijën e parë. Cikalleshi e ndonjë tjetër kanë rolin e tyre, por në fund të fundit, lojtari më në formë i momentit në sulm është Uzuni dhe të gjithë e dinë këtë, përfshi dhe trajnerin Silvinjo. Ky i fundit po shfrytëzon seancat stërvitore me ekipin për të parë gjendjen e grupit dhe për të seleksionuar 11-shen titullare që mund të marrë maksimumin në fushë. Në kushtet kur në repartin ofensiv ka mangësira dhe pak cilësi, përzgjedhja e Uzunit në pozitën kyçe mund të ndihmonte të arrihej objektivi i skuadrës për duelin e radhës, atë ndaj Polonisë më 27 mars, në Varshavë.
Më të lexuarat


Broja mund të mos i mbijetojë revolucionit të Poçetinos tek Çelsi, shqiptari në luftë me kohën

Mala e fitoi gjyqin në FIFA me Giresunspor, por klubi turk ende nuk e ka shlyer futbollistin

Nënshkroi kontratën 3-vjeçare, Benzema zbulon arsyen e fortë pse zgjodhi Arabinë Saudite

Efekti Messi-mania rrit ndjeshëm çmimet e biletave në ndeshjen debutese me skuadrën amerikane

Refuzoi të kthehej te Barcelona, rrëfehet Messi dhe zbulon si qëndron e vërteta

Guardiola: Në Stamboll për të bërë realitet ëndrrën e Mançester Sitit

Uest Hem mund në finale Fiorentinën, trofeu i Conference League shkon në Angli

Kombëtarja vijon përgatitjet në Durrës, grupit i bashkohet Cialleshi, Silvinjo optimist

Kolela jep dorëheqjen dhe largohet nga Partizani, klubi në kërkim të teknikut të ri

Shifra marramendëse/ Ja sa është në të vërtetë pasuria e yllit Cristiano Ronaldo
