BREAKING NEWS

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”, janë grabitur informacione sensitive të klasifikuara sekret, ja si mund të shantazhohen deputetët, në skemë mafiozë të përfshirë shërbime inteligjente të huaja, në rrezik aksionet policore, Kreshnik Spahiut plas “b...

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”,
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për çiftin Meta-Kryemadhi, SPAK drejt përfundimit të hetimeve për dosjen e pastrimit të parave, pritet komunikimi i akuzës, po përgatitet dhe arrestimi i Argita Malltezit

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për
x
BREAKING NEWS

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon Rithemelimin dhe deklaron prishjen me Sali Berishën, ja akuzat për ish-kreun e PD

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon
x
BREAKING NEWS

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion Veliajt, kërkon zgjedhje të parakohshme në Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi kandidat i "Foltores", Edi Rama me "as nën mëngë"

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion
x
BREAKING NEWS

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen prapaskenat e një tjetër pazari të fshehtë Rama-Berisha, synohet goditja e Reformës në Drejtësi përmes njeriut të “non-gratës”

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen
x
BREAKING NEWS

Ja pse Rrumbullaku gënjeu kryeministrin Rama dhe si Ervin Muça eksportoi të dhënat e sistemit TIMS, Karamuço zbardh detajet e fundit, futen në lojë edhe amerikanët

Ja pse Rrumbullaku gënjeu kryeministrin Rama dhe si Ervin Muça
x
BREAKING NEWS

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir Metës në Angli, udhëtimet e tyre të shpeshta dhe të pajustifikuara drejt Londrës, zbardhen detaje nga pasuritë e tij të fshehura në bankat e Zvicrës, Kongos, Qipros dhe San Marinos, dalin në skenë edh...

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e SPAK, ja “asi i tij nën mëngë”, Evi Kokalari bën deklaratën e fortë

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e
x

Sport

Napoli do Antonio Konten në krye të ekipit, Stefano Pioli i Milanit në situatë ëndrrash

Napoli do Antonio Konten në krye të ekipit, Stefano Pioli i Milanit

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis, është gati për të nënshkruar me një trajner të madh. Ëndrra mbetet Antonio Konte, i cili, siç raporton “Gazzetta dello Sport”, mund të marrë kompetenca të plota nga pronari i të kaltërve, De Laurentis. Ka pasur kontakte dhe respekt të ndërsjellë mes Kontes dhe De Laurentis, pavarësisht dështimit të një marrëveshjeje mes tyre pas shkarkimit të Rudi Garcias. Kjo është arsyeja pse ADL, i shtyrë nga dëshira për ta bërë Napolin sërish protagonist pas një sezoni katastrofik, është gati t’ia besojë projektin e rilindjes ish-trajnerit të Totenhemit, Çelsit, Interit dhe Juves. De Laurentis, për ta bindur të ulet në stolin e Napolit, sipas asaj që raporton “Gazzetta”, është i gatshëm t’i bëjë “dhuratë” Romelu Lukakun. Sigurisht sulmuesi belg do të transferohej në stadiumin “Maradona” vetëm në rast se largohet Osimhen. Lukaku verën e kaluar u transferua te Roma në formë huazimi deri në qershor dhe nëse nuk do të ketë një marrëveshje të re mes verdhekuqve dhe Çelsit ai do të kthehet në Londër, ku është i lidhur me Blutë me një kontratë të vlefshme deri në vitin 2026. Ndërkohë, po në Itali, pas një periudhe dimërore plot dëmtime, eliminimit në Champions dhe daljes nga gara për titullin e Serisë A, Stefano Pioli e ktheu Milanin në rrugën e duhur. Në muajin mars u arritën 6 fitore në po kaq ndeshje. Tashmë trajneri i kuqezinjve po përgatitet të përballet me muajin prill, i cili premton të jetë një nga më të ngarkuarit e sezoneve të fundit. Gjatë 30 ditëve të ardhshme, “Djalli” do të luajë gjithçka. Në rend kronologjik vjen fillimisht çerekfinalja e “Europa League” kundër Romës, më pas derbi në “San Siro”, ku synohet t’i shtyhet festa e titullit Interit. Dhe në fund përplasja direkte me Juventusin, për vendin e dytë. Një seri ndeshjesh vendimtare për vazhdimin e sezonit të kuqezinjve dhe ndoshta për të ardhmen e Piolit. Pavarësisht fjalëve të CEO-s, Furlani, duket qartë se fatin e trajnerit do ta vendosë derbi i dyfishtë me Romën në “Europa League” dhe ai me Interin në kampionat. Prandaj, objektivi i Piolit dhe i gjithë ambientit kuqezi është të arrijë një varg rezultatesh pozitive, të ecë përpara në Ligën e Evropës dhe të përpiqet ta fitojë atë për herë të parë në historinë e klubit. Me 8 javë kampionati përpara, Interi ka një epërsi prej 14 pikësh, që do të thotë se i duhen 11 pikë më shumë për të nisur festën. Derbi i Madoninës do të luhet pas tri ndeshjesh, pikërisht më 22 prill.