BREAKING NEWS

Bien ndjeshëm rastet e reja/ Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin e COVID, ja çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

Bien ndjeshëm rastet e reja/ Ministria e Shëndetësisë
x

Sport

Napoli e ka seriozisht, kërkon Igli Taren për drejtor sportiv, shqiptari preferon të heshtë

Napoli e ka seriozisht, kërkon Igli Taren për drejtor sportiv,

Igli Tare pati një karrierë të suksesshme si futbollist, duke luajtur në Gjermani dhe në Itali, por ka dhe një karrierë të suksesshme si drejtues sportiv, dëshmuar me ecurinë fantastike të Lacios në Serie A dhe menaxhimin e kujdesshëm e fitimprurës për klubin, duke i gjeneruar shumë të ardhura. Igli Tare ka marrë në treg lojtarë me vetëm disa mijëra e qindra mijëra euro për t’i shitur ata më pas miliona e dhjetëra milionë euro. Lojtarë si Milinkoviç-Saviç, Alberto e sidomos Strakosha, janë sukses i padiskutueshëm i Igli Tares, i cili vitet e fundit ka marrë dhe mjaft vlerësime në shtypin sportiv italian për menaxhimin e Lacios në treg, si dhe për shitjet e bujshme të lojtarëve që para se të vinin tek Lacio nuk i njihte askush. Specialistë dhe opinionistët e kanë çmuar Taren për inteligjencën e veprimeve të tij në treg, por edhe punën e qëndrueshme të tij si drejtor sportiv, një detyrë që ai e ka përmbushur me mjaft sukses tek Lacio. Ndërkohë, po sipas medieve sportive italiane, një epokë e re duket se shfaqet në horizont për ish-sulmuesin e Shqipërisë. Nëse një vit më parë ishte Milani klubi që interesohej për ta marrë në këtë pozicion, këtë herë nga jugu i Italisë vjen një ofertë disi më e bujshme dhe Napoli nuk është klub dosido.

De Laurentis projekton revolucion me Igli Taren si drejtor sportiv

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis, mjaft i pakënaqur nga ecuria e skuadrës së tij këtë edicion, po projekton revolucion në verë tek napolitanët. Sipas “Radio Kiss Kiss”, presidenti i skuadrës së kaltër do të tentojë të marrë dyshen drejtuesi të Lacios, Igli Tare-Simone Inzagi. Në Itali pretendojnë se Xhenaro Gatuzo do të largohet nga “Stadio Maradona” në fund të sezonit, pavarësisht pozicionit të skuadrës në fund të sezonit. Janë shumë kandidatë potenciale për të marrë vendin e Gatuzos: Vincenzo Italiano, Ivan Juriç, Maks Alegri, Luçiano Spaleti (plus Simone Inzagi). Sipas “Radio Kiss Kiss” Napoli, tekniku i Lacios ka shanse reale për të marrë drejtimin e Napolit, pasi ende nuk ka zgjatur kontratën me Lacion, me aktualen që i skadon në qershor. Napoli gjithashtu mund të vendosë të ndahet me drejtorin e sportiv, Kristiano Xhiuntoli. Në bazë të këtij skenari, De Laurentis do të tentonte Igli Taren, i cili konsiderohet një nga drejtuesit më të mirë të futbollit Italian. Gjithashtu thuhet se presidenti i Napolit është i gatshëm të shesë dy nga “yjet” e Napolit në fund të sezonit, një prej të cilëve është Kalidu Kulibali. Mbetet të shihet se si do të operojë Tare nga ofertat që i kanë mbërritur, por për të duket e vështirë të bëjë lëvizje të pamenduara mirë. Për këtë vjen në ndihmë rasti i Milanit, një ofertë që thuhet se u bë por që Tare po e ndjen veten shumë mirë tek Lacio.

Kombëtarja, Tare nuk e ka fshehur dëshirën për të qenë në krye të kuqezinjve

Edhe pse një braktisje e Serisë A (si drejtor sportiv i Lacios), duket i pamundur në këtë moment, Igli Tare në më shumë se një rast është shprehur se e ëndërronte që ta drejtonte përfaqësuesen kuqezi, një lëvizje që ai nuk e ka përjashtuar asnjëherë si mundësi, pavarësisht se vitet e fundit ka qenë i zënë me Lacion e tij. Për të Kombëtarja ëhstë një dashuri që meriton vëmendje por që një lëvizje drejt pankinës së Shqipërisë i përkiste një faze të mëvonshme, kur të piqeshin kushtet në rrethana të tjera. Me pak fjalë, që ta shohim Taren në krye të skuadrës kombëtare duket shumë e vështirë në këtë periudhë, por në krye të kuqezinjve mund të jetë shoku i tij më i ngushtë tek Kombëtarja, Besnik Hasi. Nga ana tjetër, Tare nuk e ka pranuar që mund të kandidojë për president të Federatës Shqiptare të Futbollit, por nga ana tjetër as e ka mohuar dëshirën për të qenë në krye të futbollit shqiptar. Edhe pse drejton Lacion dhe është i fokusuar tek klubi italian, Tare duket se e mban një sy e një vesh nga futbolli shqiptar, duke u interesuar edhe për talentet e reja, ku ai tek Lacio ka afruar shumë të tillë.