BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Napoli lëshon alarmin për Hysajn, De Laurentis: Shqiptari i pashitshëm

Napoli lëshon alarmin për Hysajn, De Laurentis: Shqiptari i

Napoli regjistroi një superfitore ndaj Juventusit të dielën në mbrëmje, duke iu afruar juventinëve me vetëm një pikë në klasifikim dhe duke pasur shanse maksimale për të fituar titullin kampion nisur nga kalendari më i favorshëm i ndeshjeve. Fitorja 1-0 brenda në Torino i jep një përparësi morale skuadrën napolitane dhe nëse ia del të marrë në fund titullin kampion, atëherë lojtarët e kaltër do të kenë mundësinë të rrisin kuotat e tyre në treg dhe do të kërkohen nga klube shumë të fuqishme në Europë. Të nesërmen e fitores mediat e shumta sportive në Angli, Spanjë dhe në Itali, përmendnin emrat e disa futbollistëve që mund të largoheshin në merkaton e verës dhe një prej tyre është mbrojtësi i skuadrës kombëtare të Shqipërisë Elseid Hysaj, i cili konsiderohet si një nga futbollistët më stabël të formacionit napolitan dhe një lojtar që po rritet dita-ditës. Natyrisht, në këto informacione të përhapura nga mediat kanë ndikuar edhe deklaratat e menaxherit të Hysajt, Mario Xhiufredi, që ka lënë të kuptuar se Bajerni i Mynihut dhe Çelsi janë dy klube që kanë shprehur interesim për mbrojtësin e Kombëtares Shqiptare. Për të evituar çdo lloj ndërhyrje të tillë dhe për të mos i lënë lojtarët më të mirë që të largohet, presidenti Aurelio de Laurentis po sheh mundësinë e zgjatjes së kontratës me këta futbollistë dhe rritjen e pagës së tyre. Në këtë grup të ngushtë lojtarësh të preferuar përfshihet edhe Elseid Hysaj, i cili shihet nga De Laurentis si i pashitshëm për momentin. Në fakt, ka një klauzolë prej 50 milionë eurosh deri në fund të muajit qershor dhe Napoli shpreson që askush të mos e paguajë atë. Bëhet fjalë për Elseid Hysajn e kombëtares tonë, i cili këto muaj është kthyer në një nga emrat më të lakuar në merkato, por të cilin klubi nuk dëshiron ta lërë të largohet edhe pse do të përfitonte shumë ekonomikisht prej tij. Konfirmimi vjen nga “Il Mattino”, gazeta më e madhe në qytetin e Napolit, e cila nga burime pranë klubit ka mësuar se presidenti De Laurentis ka vendosur veton sa u përket largimeve në fund të sezonit të disa prej yjeve të ekipit. Kulibali, Hysaj, Insinje dhe Mertens janë katër emrat më të kërkuar, por drejtuesi i klubit ëndërron që t’i mbajë edhe në sezonin e ardhshëm, për të mos shpërbërë një skuadër që funksionon thuajse në perfeksion. Për këtë arsye, vetëm nëse një klub paguan klauzolën prej 50 milionë eurove brenda muajit qershor, Hysaj mund të largohet nga napolitanët. Përndryshe do të vazhdojë të jetë pjesë e tyre, me një kontratë të re, pasi klubi mendon të vlerësojë paraqitjen e tij duke i ofruar rinovimin dhe përmirësimin e kushteve financiare të marrëveshjes ekzistuese. Duhet thënë se performanca e Hysajt ka qenë spektakolare gjatë gjithë sezonit. Madje ai ka sakrifikuar për ekipin duke luajtur shpesh edhe në krahun e majtë, megjithëse nuk është pozicioni i tij natyral në fushën e lojës. E ka bërë këtë për interesin e skuadrës dhe trajneri Sarri e ka vlerësuar shumë për këtë. Nga ana tjetër, performanca e tij e shkëlqyer në ndeshjen ndaj Juventusit, ku Hysaj ishte një barrierë e pakapërcyeshme për lojtarët e “Zonjës së Vjetër”, ishin një tjetër tregues që shkodrani është rritur mjaftueshëm për të fituar duelet me lojtarët më të mirë në botë si Dagllas Kosta, Dybala dhe Mandzukiç. Vetë trajneri Masimiliano Alegri e pranoi publikisht këtë pas ndeshjes, duke thënë se strategjia e tij kundër Hysajt kishte dështuar tërësisht. Pra mbrojtësi kuqezi ia doli ta smprapsë Juventusin dhe yjet e tij e të ndihmojë Napolin të regjistronte atë fitore të shkëlqyer në shtëpinë e Juventusit dhe tani të mendojë për titullin kampion duke nisur nga sfida e radhës që do ta luajë ndaj Fiorentinës./ Adriatik BALLA