Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Napoli rrezikon por në fund kualifikohet, kalon edhe Çelsi i Sarrit

Postuar: 15/03/2019 - 07:25

Napoli zhgënjeu mbrëmjen e djeshme në Ligën e Europës, duke u mundur me rezultatin 3-1 nga Salcburgu austriak. Si duket, nënvlerësimi i kundërshtarit solli edhe këtë pasivitet të skuadrës napolitane, ku rrezikoi mjaft që të eliminohej. Në fakt, Napoli ishte ai që realizoi i pari dhe më pas i “futi një mendje të lehtë”, një strategji e gabuar, pasi nënvlerësimi i kundërshtarit për pak i kushtoi kualifikimin, sepse austriakët shënuan tre gola në këtë takim, duke bërë Napolin të fliste me “veten”. E nisi shumë mirë edhe Napoli sfidën e kthimit ndaj Salzburg në Austri duke kaluar në avantazh me Milik pas vetëm 14 minutash lojë, por në fund të kaltrit u dorëzuan pa kushte, pasi ishin austriakët ata që triumfuan 3-1 me gola të Dabbur, Gulbrandsen dhe Leigteb. Megjithatë, në çerekfinale shkoi skuadra e Ançelotit, që kishte fituar 3-0 në ndeshjen e parë. Dhe falë takimit të parë napolitanët shkojnë më tej, duke qenë njëherësh edhe kandidatë seriozë për të fituar trofeun në këtë aktivitet, i dyti më i rëndësishëm në Europë në nivel kubesh pas UEFA Champions League. Verdikti i mbrëmjes së djeshme ishte: Çelsi kalon me goleadë, Napoli vuan por kualifikohet në çerekfinale ndërsa surpriza e vërtetë e ndeshjeve të dyta të raundit të 1/8-ave të zhvilluara në orën 18:55 mund të ishte Krasnodar, i cili i shkoi shumë pranë kualifikimit dhe ndoshta do ta kishte merituar por një gol në sekondat e fundit i portugezit Goncalo Guedes i preu biletën për më tej Valencias. Në kryeqytetin e Ukrainës Kyiev, Chelsea dhuroi spektakël ndaj Dinamos vendase duke fituar 0-5 në ndeshjen e kthimit dhe me rezultat të përgjithshëm 8-0 avancoi në çerekfinale. Olivier Giroud me një 3-golësh, Marcos Alonso dhe talenti Hudson Odoi ishin ata që udhëhoqën skuadrën e Sarrit drejt një suksesi të thjeshtë. Siç thamë Krasnodari ishte shumë pranë kualifikimit, por në fund Valencia e ruajti epërsinë e ndeshjes së parë dhe ia doli me mjaft vështirësi të shkojë në raundin tjetër. E vërteta është se Krasnodari që luajti më mirë se Valencia, por realizoi vetëm një gol, edhe atë shumë vonë, në minutën e 85-të, falë një goditjeje spektakolare nga distanca të Sulejmanov. Por nuk ishte e thënë që rusët të kualifikoheshin se Goncalo Guedes me golin e tij në minutën e 93-të u ngriu buzëqeshjen në fytyrë tifozëve të Krasnodarit. Valencia u kualifikua falë suksesit 2-1 në sfidën e parë. Ishte një duel dramatik, por spanjollët patën fat dhe falë eksperiencës së tyre ia dalin të shkojnë në çerekfinale. Kujtojmë se Çelsi, Napoli dhe Valencia janë edhe kandidatët kryesorë për të fituar Ligën e Europës. në fund kujtojmë që për Napolin mbrëmë luajti në fushë në pozicionin e tij natyral në krahun e djathtë të mbrojtjes Elseid Hysaj, i cili ishte 90 minuta në fushë e performanca e tij ishte në tërësi e mirë.

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/03/2019 - 20:08

Lojtari portugez Fabio Mendes ka vdekur në fushën e lojës gjatë ndeshjes mes Portimonense dhe Sao Joao nga një atak kardiak.

Postuar: 20/03/2019 - 19:52

Lojtari portugez Fabio Mendes ka vdekur në fushën e lojës nga një atak kardiak.Gjatë ndeshjes mes

Postuar: 20/03/2019 - 18:05

 Krisja në distancë mes Mauro Icardit dhe Interit ka marrë fund.

Postuar: 20/03/2019 - 17:53

Vetëm një Lionel Messi mjafton për të lënë pa gjumë mbrojtësit e gjithë botës, ndërsa së fudmi

Postuar: 20/03/2019 - 17:44

Federata Shqiptare e Futbollit, ka prezantuar uniformat e reja me të cilat ekipi kuqezi do të lua

Postuar: 20/03/2019 - 16:13

Ekipi ynë kombëtar po vijon përgatitjet me intensitet të lartë në kuadër të dy sfidave me Turqinë

Postuar: 20/03/2019 - 14:13

Alarm kuqezi për sulmin.