BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Napoli thyen Juventusin në Superkupën e Italisë, vendosën penalltitë

Napoli thyen Juventusin në Superkupën e Italisë, vendosën
Napoli është fitues i Superkupës së Italisë. Një ndeshje dramatike e zhvilluar në Doha, kryeqytetin e Katarit, dhuroi emocione të shumta dhe një seri gjuajtjesh nga pika e bardhë për të përcaktuar fituesin. Duelin e parë sezonal me Napolin Juventusi e humbi mbrëmë, por ka më shumë shanse për titullin në Serie A. Futbolli italian e ka humbur sharmin e dikurshëm dhe përpos rënies së cilësisë së klubeve në garat europiane, ka rënia të tifozëve në shkallët e stadiumeve, një tregues i krizës ekonomike italiane e ndjerë keqas dhe nga futbolli.
 
Megjithatë, disa klube vijojnë të ruajnë cilësi të lartë dhe të dhurojnë emocione të mëdha. Për momentin në futbollin italian tre janë klubet ë konkurrojnë dhe në Europë. Përveç Juventusit që është kualifikuar në Champions, Roma e Napoli vijojnë të kenë cilësi dhe të tregojnë se mund të bëjnë diçka më shumë. Dje në Katar, u luajt një klasike e futbollit italian, në kuadër të Superkupës së këtij vendi. Kështu, Juventusi,si kampion në fuqi, u përball me Napolin si fitues i kupës. Ndeshja e zhvilluar në Lindjen e Mesme tërhoqi vëmendjen dhe spektakli nuk mungoi, sidomos në pjesën e dytë. Në fund ndeshja përfundoi edhe pas kohës shtesë 2-2 e nga penalltitë fitoi Napoli 6-5.
 
Takimi
 
Ndeshja nisi mjaft e mirë për Juventusin, i cili ushtroi presion që në minutat e para dhe ia doli të sigurojë një epërsi jo të vogël ndaj kundërshtarit napolitan. Madje ishte pikërisht kjo epërsi dhe ky presion që u konkretizua me gol, pasi Karlos Tevez shënoi që në minutën e 5-të për “Zonjën e Vjetër” dhe kjo i dha qetësinë e nevojshme skuadrës së trajnerit Masimiliano Alegri. Epërsia do të zgjaste për shumë e shumë minuta, pasi Juventusi kontrolloi mesfushën dhe pati në mbrojtje të hekurt.
 
Statistikat e pjesës së parë në tërësi janë domethënëse. Për shembull, Napoli mbajti më shumë topin dhe ishte më shumë kërkues në portën e kundërshtarit, por skuadra që pati rastet më të mira për shënim ishte Juventusi, çka tregohet nga numri i gjuajtjeve në portë, plot pesë të tilla, kundrejt shtatë gjuajtjeve jashtë kuadratit të Napolit. Ekipi napolitan luajti me guxim, por hasi në vështirësi në konkretizim. 45-minutëshi i parë i takimit do të mbyllej me shifrat 1-0 për “Zonjën”, ndërkohë që në pjesën e dytë napolitanët treguan vlerat e tyre më të mira dhe falë një këmbënguljeje të madhe ia dolën të vinin në vështirësi portën e Bufonit e në minutën e 68-të të barazonin shifrat me anë të sulmuesit argjentinas Gonzales Higuain, ky i fundit i ndëshkuar në fund të pjesës së parë me karton të verdhë.
 
20 minutat e fundit të takimit ishin me të vërtetë të bukura, pasi Juventusi doli sërish në sulm në kërkim të golit të fitores. Në harkun e këtyre 20 minutave tre lojtarë të Napolit u ndëshkuan me karton të verdhë, teksa koha e rregullt nuk ia doli të shpallte një fitues të mirëfilltë. 90-minutëshi i rregullt u ,mbyll në barazim 1-1 dhe skuadrave iu desh të masnin forcat edhe për një 30-minutësh shtesë. Pjesa e parë e shtesës nuk solli ndryshim rezultati, por me fillimin e fraksionit të dytë të saj ndodhi një befasi e madhe, pasi Juventusi kaloi në avantazh dhe kjo ishte një goditje e rëndë për Napolin.
 
Ishte sërish Karlos Tevez ai që realizoi golin e dytë për juventinët në këtë takim, duke bërë që “Zonja” të shihte më pranë saj trofeun e Superkupës italiane. Por entuziazmin e ndërpreu shpejt Gonzales Higuain, që i përgjigjet dhëmb për dhëmb bashkëpatriotit të tij argjentinas Karlos Tevez. Higuain barazon shifrat në 2-2 dhe për të përcaktuar fituesin u gjuajtën 11-metërshat. Pesëshja e parë e penalltive vendos sërish barazim, 4-4 dhe gjuajtjet vazhdojnë. Seria e realizimeve dhe gabimeve vazhdon me të njëjtin ritëm dhe ndeshja merr ngjyra ilariteti e aspak serioze. Në penalltinë e nëntë, Napoli realizon me anë të Kubalit, kurse për Juventusin gaboi Simeone Paduin. Në këtë mënyrë Napoli merr trofeun parë për këtë sezon, pikërisht Superkupën e Italisë.  Adriatik BALLA