BREAKING NEWS

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja
x
BREAKING NEWS

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për
x
BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x

Sport

Naser Aliji largohet nga Dinamo e Bukureshtit, kthehet në Superligën e Zvicrës

Naser Aliji largohet nga Dinamo e Bukureshtit, kthehet në Superligën e

Kualifikimi dhe prania në finalet e Kampionatit Europian të Francës në vitin 2016 ishte kulminacioni i përfaqësimit të futbollit shqiptar në rang europian. Lojtarët që morën pjesë në këtë eveniment do ta kenë kujtim të madh të karrierës dhe jetës së tyre praninë në një Europian si ai i “Francë-2016”. Një prej lojtarëve që spikati në kohën e De Biazit në ekipin përfaqësues dhe u cilësua si zëvendësuesi ideal i mbrojtësit Ansi Agolli, ishte futbollisti me origjinë nga shqiptarët e Maqedonisë, Naseri Aliji, i formuar në futbollin zviceran ku kishte pasur dhe një sukses jo të vogël, e më pas me një eksperiencë domethënëse në radhët e klubit të madh gjerman Kaizerslautenr, por një mori ngjarjesh të karakterit familjar dhe dëmtime të shumta bënë që Aliji jo vetëm të humbiste pozitat e tij, por ishte fare pranë tërheqjes nga futbolli. Ai u bë i gjallë vetëm në fundin e vitit 2018 dhe më pas kalimin tek Dinamo e Bukureshtit në kampionatin rumun gjatë merkatos së dimrit, për t’u bërë pjesë e skuadrës me emër të madh në kryeqytetin rumun, por vetëm për pak muaj, pasi dje erdhi lajmi i radhës rreth mbrojtësit kuqezi, i ncili informon se Naser Aliji do të kthehet në Zvicër, ku pritet vetëm të mësohet emri i skuadrës së re. Naser Aliji është shumë pranë rikthimit në Superligën zvicerane pasi ka vendosur të mos rinovojë kontratën me Dinamon e Bukureshtit duke refuzuar marrëveshjen e re që i kanë ofruar drejtuesit e klubit rumun. Mbrojtësi i kombëtares nuk ndihet rehat në Rumani dhe pavarësisht se zhvilloi një gjysmë sezoni pozitive me Dinamon ka vendosur të largohet. Kështu bën me dije media rumune “digisport.ro”, duke zbuluar dëshirën e anësorit shqiptar. Po kështu, hidhet dritë edhe mbi të ardhmen e lojtarit tonë të kombëtares, i cili preferon ta vazhdojë karrierën në Zvicër, për të qenë më afër familjes. Naser Aliji luajti 16 ndeshje në fanellën e Dinamos dhe paraqitjet e tij u vlerësuan pozitivisht. 25-vjeçari arriti në Bukuresht në nëntor 2018, kur Dinamo u eliminua nga Kupa e Rumanisë. Në karrierën e tij, Aliji ka luajtur për Aargau U-16; FC Bazel U-16, U-18 dhe U-21, FC Bazel, Kaizerslautern dhe Virtus Entella. 500 mijë euro është çmimi në tregun e futbollit për Naser Alijin, sipas “Transfermarkt”. Andrei Sin pritet të jetë zëvendësuesi i Alijit te Dinamo e Bukureshtit. Sa i takon pranisë në ekipin kombëtar, Aliji u kthye në grumbullimin e kuqezinjve pas një mungese të gjatë. Ai ishte i shkëputur për shumë kohë dhe ishte “harruar”, por forma e mirë e muajve të fundit dhe aktivizimi me minutazh jo të vogël tek Dinamo e Bukureshtit solli ftesën për të në përfaqësuese, por djaloshi shqiptar nga Maqedonia nuk luajti në dy duelet e fundit të ekipit kombëtar. Megjithatë, fakti që ai u ftua në Kombëtare tregon se është “rilindur” dhe mund të jetë një emër ku trajneri edi reja mund të ketë besim dhe natyrisht mund ta ftojë sërish në përfaqësuese nëse Aliji do t’ia dalë të gjejë shpejt skuadër në Superligën e Zvicrës. Mbetet të shihet se në cilën skuadër do të përfundojë, por me moshën që ka dhe problemet që ka kaluar vitet e fundit ndoshta mund të kënaqej edhe me një skuadër të ligës së dytë në Zvicër, pasi kështu qëndronte afër familjes së tij. Mundësitë janë që të kalojë edhe në kampionatin gjerman, ndoshta në Bundesligën 2, por alternativë më e besueshme është Superliga zvicerane, ku një prej skuadrave të elitës në futbollin helvetik besohet se i ka bërë ofertë dhe kjo gjë duket ta ketë tunduar mbrojtësin kuqezi. “Sallaksi” i Kombëtares Shqiptare mund të mbyllë karrierën në Zvicër dhe kjo mund të jetë oferta që i jep dimensionin dhe drejtimin e duhur karrierës së tij në këtë moment. Pra mbetet vetëm të mësohet emri i skuadrës së re. Natyrisht, nëse luan trajneri Edi Reja do ta ketë në vëmendjen e tij dhe me siguri që do t’i bëjë ftesë Naser Alijit.

Adriatik BALLA