Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ndahet nga jeta “Daja” i futbollit shqiptar, Miço Papadhopulli, ikonë e Partizanit dhe e Kombëtares

Postuar: 17/10/2019 - 07:22

Dje u nda nga jeta një prej ikonave të futbollit shqiptar, ish-lojtar i Partizanit dhe skuadrës kombëtare, pedagogu dhe drejtuesi i futbollit, Miço Papadhopulli. “Daja” i futbollit shqiptar u shua në moshën 86-vjeçare, duke lënë pas një “mal” me arritje në fushën e sportit e veçanërisht në futboll, duke qenë një nga emrat më të spikatur të topkëmbës në Shqipëri. Miço Papadhopulli, ish-futbollist i Partizanit, trajner dhe pedagog, mbante titullin Profesor Doktor dhe ishte, padyshim, një nga figurat më të spikatura në futbollin dhe sportin shqiptar, me një imazh mjaft pozitiv, intelektual dhe njeri që ka rrezatuar dashamirësi në komunitetin e futbollit, dëshmuar me impaktin e tij të rëndësishëm në zhvillimet futbollistike në Shqipëri. Në fakt, Miço Papadhopulli ka lënë shenjë në drejtimin e futbollit në vend nga viti 1997-2002, sepse ishte Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe prej vitit 2002 President Nderi i FSHF-së. Si një nga futbollistët më të mirë të viteve 1950-1960, “Daja”, siç e njohëm të gjithë, fitoi gjashtë tituj kampion me skuadrën e madhe të Partizanit. Ai është vlerësuar gjatë jetës së tij me titujt e rëndësishëm si “Mjeshtër i madh”, “Mjeshtëri i Merituar” etj. Miço Papadhopulli i fitoi të gjitha në fushën e blertë, por mbi të gjitha respektin e të gjithë komunitetit dhe qytetarëve që e njihnin, si një njeri të qeshur dhe shumë human, i shquar për batutat e tij dhe natyrisht për mendimet e vlefshme në shërbim të futbollit.

Partizani dhe Kombëtarja

Miço Papadhopulli ishte pjesë e skuadrës së Partizanit gjatë periudhës së suksesshme në vitet 1950-1960, pra në vitet e arta të skuadrës së kuqe, dhe në rolin e mbrojtësit ka arkivuar me “demat” plot gjashtë tituj Kampion të Shqipërisë e konkretisht më 1957, 1958, 1959, 1961, 1963, 1964. Përgjatë kësaj periudhe Miço Papadhopuli ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit tek skuadra e Partizanit. Me skuadrën e lavdishme të asaj kohe ai fitoj medaljen e argjendtë në turnetë ndërkombëtar të Laipcigut të Gjermanisë Lindore (1958) dhe në Hanoi të Vietnamit (1963). Papadhopuli pati mundësinë që në karrierën e gjatë futbollistike t’i provojë të gjitha, nga të rinjtë, tek Partizani, Kombëtarja, shef teknik i Federatës, përgjegjës i sektorit të futbollit të federatës, president i Federatës (1998-2002), si dhe pedagog pranë Institutit të Lartë të Kulturës Fizike “Vojo Kushi”, sot Universiteti i Sporteve të Tiranës. “Daja” ishte personalitet në sport dhe njeri me humanizëm të shprehur në shoqëri dhe duhet thënë se kontributet e tij në futbollin shqiptar janë vërtet të mëdha. Dje u nda nga komuniteti i futbollit një nga korifejtë e kësaj loje në Shqipëri.

Qëndrimi i FSHF-së dhe aktorëve të futbollit

Federata Shqiptare e Futbollit shprehu ngushëllimet e saj për familjen Papadhopulli, ndërsa në nderim të ish-futbollistit të Partizanit kanë dhënë komentet e tyre në media dhe rrjetet sociale shumë figura të respektuara të futbollit tonë. “Të dashur miq të familjes tonë të madhe të futbollit, me hidhërim të thellë dëshiroj të ndaj me ju lajmin e trishtë se Miço Papadhopulli, President Nderi i FSHF, një ish-mbrojtës i shkëlqyer, drejtues futbolli dhe mik i mirë, është ndarë nga jeta. Në këtë moment të vështirë për të gjithë ne, për familjen dhe miqtë e tij të shumtë, gjej rastin t’i shpreh familjes dhe të afërmve ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e njeriut të tyre më të dashur. Kujtimet që na ka lënë, do të jenë të paharruara”, shkruan kreu i FSHF-së, Armand Duka. Homazhet në nder të Presidentit të Nderit të FSHF, do të zhvillohen tek Muzeu Kombëtar nga ora 12:00 deri në orën 15:00. Komente dhe mesazhe ngushëllimi për Papadhopullin kanë bërë thuajse të gjitha klubet, e të gjithë personalitetet sportive e politike në vend, duke dëshmuar reputacionin që kishte Miço Papadhopulli në shoqërinë shqiptare.

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/11/2019 - 19:56

Bota e futbollit italian është tronditur nga një skandal seksual. I prekur është futbolli italian, ku portieri i Reggiana, Matteo Voltolini, është bërë protagonist i një vide seksuale.

Postuar: 21/11/2019 - 14:26

Pas Edi Reja, rinovimi i kontratës me trajnerin e kombëtares konfirmohet edhe nga Federata Shqipt

Postuar: 21/11/2019 - 11:52

Prestigjiozja italiane i ka kushtuar një hapësirë të veçantë çështjes së inaugurimit të stadiumit

Postuar: 21/11/2019 - 10:34

Mungon konfirmimi zyrtar nga ana e FSHF-ës por ti dhënë fund spekulimeve mendon vetë tekniku ital

Postuar: 21/11/2019 - 07:24

Largimi në mesnatën e dy ditëve më parë të trajnerit Mauricio Poçetino nga drejtimi i Totenhemit,

Postuar: 21/11/2019 - 07:23

Dueli mes Partizanit dhe Laçit konsiderohet i rëndësishëm për atë që pretendon “kurorën e d

Postuar: 21/11/2019 - 07:21

Në dy ndeshjet e fundit të Kombëtares në grupin H kualifikues të Euro-2020, që Shqipëria luajti k