BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja me koronavirus janë shënuar 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të
x

Sport

Ndahet nga jeta kampioni i botës një prej personazheve më të dashur të futbollit

Ndahet nga jeta kampioni i botës një prej personazheve më të

Jack Charlton, kampion bote me Anglinë në vitin 1966, u nda nga jeta në moshën 85-vjeçare. Ish-mbrojtësi i Leeds, ishte diagnostikuar me limfoma vitin e kaluar dhe gjithashtu vuante nga skleroza.

Një prej personazheve më të dashur të futbollit britanik, Jack Charlton ishte pjesë e skuadrës që fitoi Botërorin e vetëm të Anglisë bashkë me vëllain Bobby, si dhe drejtoi si trajner Irlandën në Euro 1988 dhe Botërorin 1990, hera e parë që ajo kombëtare merrte pjesë në dy turnetë madhorë.

Ai kaloi gjithë karrierën e tij 21-vjeçare me Leeds, duke realizuar një numër rekord ndeshjesh, 733, për t’u tërhequr nga futbolli në vitin 1973. Ai ishte pjesë e Leeds që fitoi titullin kampion në vitin 1969 dhe Kupën e Anglisë në vitin 1972.

Edhe pse debutoi në kombëtare pasi kishte mbushur 30 vjeç, Jack Charlton luajti 35 herë me “3 Luanët”.