BREAKING NEWS

Fatos Klosi: Meta po ndjek lojën e Berishës për shkak të pazareve, nuk kanë çfarë humbin dhe duan kreun e opozitës, pas 11 dhjetorit rrezikohet përplasje

Fatos Klosi: Meta po ndjek lojën e Berishës për shkak të
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu publikon foton e Lulzim Bashës dhe bën komentin e papritur: Në varreza me...

Kreshnik Spahiu publikon foton e Lulzim Bashës dhe bën komentin e
x
BREAKING NEWS

Fatos Tarifa plas “bombën”: Korrupsionin e futi Ilir Meta, 40 për qind e buxhetit shkonte në xhepin e tij, paratë i transportonte me çanta

Fatos Tarifa plas “bombën”: Korrupsionin e futi Ilir Meta, 40
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama uron 29 nëntorin dhe publikon videon me pamjet fantastike nga përfundimi i projektit gjigant: Do të bëhet një korridor lidhës i rëndësishëm Lindje-Perëndim

Kryeministri Rama uron 29 nëntorin dhe publikon videon me pamjet fantastike
x
BREAKING NEWS

Kush është zv.kryeministri që doli tek përgjimet e Rezart Taçit? Braçe shpërthen i revoltuar dhe “hedh topin” tek Arben Ahmetaj: Unë siguroj dokumentin e plotë dhe në atë datë unë kam qenë vetëm deputet

Kush është zv.kryeministri që doli tek përgjimet e Rezart
x

Sport

Ndalohet delagacioni/ Boksierët e Kosovës nuk lejohen të hyjnë në Serbi, zbardhen detajet

Ndalohet delagacioni/ Boksierët e Kosovës nuk lejohen të

Boksierët e përfaqësueses së Kosovës nuk janë lejuar të hyjnë në territorin e Serbisë.  Delegacioni i Kosovës është nisur për në Beograd, ku duhej të merrte pjesë në Kampionatin Botëror të boksit amator, që fillon më 24 tetor. Delegacionit të Kosovës i është kërkuar të lë në kufi uniformat me shenjat e Kosovës, si kusht për të hyrë në Serbi. Një gjë e tillë nuk është pranuar nga  drejtuesit e delegacionit kosovar. 

Ende sportistët e Kosovës nuk kanë garuar në ngjarjet ndërkombëtare të mbajtura në territorin e Serbisë.

“Rreth orës një jemi nisur për në Beograd. Jemi ndalë në kufi në Konçul nga policia serbe dhe nuk na lejuan të dalim andej, për shkak të shenjave të Kosovës në tutat sportive dhe në fanellat tona. Në to shkruan KOS, ndërsa na thanë se duhet t’i lëmë në kufi dhe mund të vazhdojmë. Por siç jemi dakorduar me AIBA-n, që marrim pjesë vetëm me shenja të Kosovës, ne nuk pranuam. Tani jam në kontakt me zyrën e AIBA-s dhe po presim përgjigje”, ka treguar Latif Demolli, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës. “Na thanë lëreni uniformën këtu dhe me përcjellje ju dërgojmë në Beograd. Ne jemi në kufi duke kontaktuar me AIBA-n për të intervenuar”, ka shtuar Demolli.

Kosova ka paraqitur tre boksierë për të garuar në Botëror.
AIBA dhe Federata e Boksit e Serbisë si organizatore e Botërorit, nuk kanë pranuar të kontaktojnë për pjesëmarrjen e Kosovës në Botëror, që nëse realizohet, do të jetë historike.