BREAKING NEWS

Haaland ka shënuar 103 gola në 100 paraqitjet e tij të para në ligë në Evropë, ja sa ka Messi dhe Ronaldo?

Haaland ka shënuar 103 gola në 100 paraqitjet e tij të para
x
BREAKING NEWS

Një oficer policie dhe një ushtarak, pjesë e grupeve kriminale/ Nga masakrat tek atentatet, Policia në konferencë urgjente, zbardhen detajet e super-operacionit: Ishin vrasës me pagesë

Një oficer policie dhe një ushtarak, pjesë e grupeve kriminale/
x
BREAKING NEWS

Super-operacion në Durrës, shkatërrohet grupi kriminal, arrestohen 15 persona të dyshuar për vrasje. Detajet

Super-operacion në Durrës, shkatërrohet grupi kriminal,
x
BREAKING NEWS

I pari në vendin tonë që fiton betejën/ U shkarkua nga KPA, prokurori i njohur i Tiranës fiton gjyqin në Strasburg

I pari në vendin tonë që fiton betejën/ U shkarkua nga KPA,
x
BREAKING NEWS

Publikimi i të dhënave, gazetari Koka bën deklaratën e fortë dhe paralajmëron: Nëse publikohet Memex e gjithë organizata e Policisë së Shtetit rrëzohet, ja kush janë ata që cënohen më shumë

Publikimi i të dhënave, gazetari Koka bën deklaratën e
x
BREAKING NEWS

Sulmi kibernetik/ Ish-kreu i policisë, Hajdarmataj bën paralajmërimin e fortë: Nëse grupet kriminale marrin në dorë sistemin MEMEX do të ketë pasoja, kjo situatë...

Sulmi kibernetik/ Ish-kreu i policisë, Hajdarmataj bën
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet për kryetarin/ Plas keq mes Kokalarit dhe Sekretarit të FRPD: Kë gënjeni ju, budallenj na dini?

Zgjedhjet për kryetarin/ Plas keq mes Kokalarit dhe Sekretarit të
x
BREAKING NEWS

Publikimi i të dhënave/ Klodiana Lala sulmon qeverinë: Po gënjejnë, institucionet e dinë shumë mirë se cilat sistemi janë sulmuar dhe ç’të dhëna janë marrë

Publikimi i të dhënave/ Klodiana Lala sulmon qeverinë: Po
x

Sport

Ndërprerja e Superiores, Shkëmbit, Dobit dhe Vukiçeviçit u vjen në ndihmë për të shpëtuar pankinat

Ndërprerja e Superiores, Shkëmbit, Dobit dhe Vukiçeviçit

Teuta, Kukësi dhe Laçi janë ekipet në krizë loje dhe rezultati, prandaj pankinat e këtyre klubeve janë të rrezikuara, edhe pse kuksianët dhe durrsakët e kanë bërë një ndryshim që në javët be para. Por situata nuk po përmirësohet dhe kjo i ka vendosur teknikët në alarm dhe nën presion. Por ndërprerja e garës u ka dhënë frymëmarrje dhe njëherësh mundësi të evitojnë skandalet dhe të rimarrin masat për të evituar gabimet dhe për të sjellë qetësinë e pozicioneve të tyre në pankinë. Nuk kanë qenë vetëm teknikët e skuadrave që ndodhen në vështirësi që kanë shprehur lumturi për ndërprerjen e kampionatit (si pasojë e ndeshjeve të Kombëtares në Ligën e Kombeve), por edhe teknikët e ekipeve që mbajnë pozitat kryesore në kampionat që e dëshironin këtë, për të gjetur ritmin e munguar, por edhe për të harmonizuar elementët që kanë ardhur në merkato me pjesën tjetër të grupit, pra për të saktësuar taktikën e ekipeve dhe për të rritur përqendrimin fizik e psikologjik të lojtarëve.

Shkëmbi i Teutës

Trajneri Bledi Shkëmbi e ka marrë drejtimin e Teutës vetëm pak ditë më parë. në dy takimet e fundit të durrsakëve nuk ia ka dalë mbanë të fitojë dhe Teuta ndodhet në vend të parafundit, duke lënë pas vetes vetëm Kukësin. Situata është kaotike dhe pavarësisht se klubi e shkarkoi Arapin që pati nisje të dobët, duket se presionin e shkarkimit po e vuan edhe Shkëmbi, të cilit i duhet me patjetër një fitore që të largojë hijet e krizës. Por një shans e ka, sepse ndërprerja e kampionatit po i jep një mundësi të njihet me grupin e lojtarëve, ta stërvitë si duhet atë dhe të shpresojë të bëjë kthesë në javët e ardhshme.  Në pozita të vështira është dhe trajneri Dobi i Kukësit, ai erdhi me pompozitet në krye të skuadrës verilindor,e por është e vështirë të zëvendësosh një trajner i Skënder Gega, i cili është me përvojë dhe di të menaxhojë skuadra në vështirësi, por me verilindorët nuk ia doli. Duket se edhe Dobi do të hasë në vështirësi, por periudha e ndërprerjes mund ta ndihmojë atë të kalojë ngërçin psikologjik. Një tjetër trajner që rrezikon shkarkimin është ai i Laçit, Vukiçeviç, i cili nuk po merr rezultatet e duhura dhe skuadra kurbinase ka pasur një start të dobët e këtë sezon rrezikohet të marrë pjesë në Europë nëse nuk bën kthesë të menjëhershme në Superiore.

Josa analizë Vllaznisë të evitojë gabimet

Ndërprerja e kampionatit duket se ka mbërritur në momentin e duhur për Vllazninë. Duket se koha premton që trajneri Josa të ketë në dispozicion grupin e plotë. Nga ana tjetër, pritet që trajneri ta shfrytëzojë këtë periudhë për të rikuperuar në ato pika që skuadra ka vuajtur në 5 javët e para. Kjo kohë duket e mjaftueshme për t’i shërbyer stafit teknik dhe mjekësor për rikuperimin e ndonjë futbollisti që ka qenë i dëmtuar. Megjithatë, nga sa mësohet, me përjashtim të Bulatoviçit që duket se po jep shpresa për një rikthim për dy ndeshjet e radhës, gjasat janë që Boshnjaku dhe Latifi të mungojnë edhe në ndeshjen e radhës. I pari vijon me terapi, ndërsa i dyti ende nuk jep garancinë e duhur që të jetë i gatshëm, teksa është dëmtuar që në ndeshjen e javës së dytë ndaj Kukësit.