BREAKING NEWS

Çfarë do të ndodhë nëse BE nuk ‘na hap dyert’? Rama del me mesazhin e fuqishëm: Ballkani Perëndimor ofron shanse për aktorë që s’kanë qëndrim dashamirës, ja sa rrezikon Shqipëria

Çfarë do të ndodhë nëse BE nuk ‘na hap
x

Sport

Ndeshja e Serisë A mund të anulohet (ARSYEJA)

Ndeshja e Serisë A mund të anulohet (ARSYEJA)

Ndeshja sotme në Serinë A mes Krotones dhe Lacios e parashikuar të luhet në orën 15:00, mund të anulohet. Kjo për shkak të kushteve të rënduara atmosferike në Itali. Megjithatë, një vendim përfundimtar mund të merret në mbledhjen e Mbrojtjes Civile, e cila nga ana e saj flet për një alarm të kuq.

Tashmë, mbetet për t’u parë precipitimi i situatës së motit dhe nëse do ia dalë të bllokojë sfidën. Kujtojmë, se për këtë ndeshje, Lacio nuk e ka grumbulluar Tomas Strakoshën, i cili vetëm së fundmi rezultoi negativ ndaj COVID duke e mposhtur virusin e rrezikshëm.