BREAKING NEWS

Albin Kurti mbylli kufirin me Shqipërinë, vjen reagimi i parë nga kryeministri Rama

Albin Kurti mbylli kufirin me Shqipërinë, vjen reagimi i parë nga
x

Sport

Ndeshja e shumëpritur Partizani - Tirana, publikohen formacionet zyrtare

Ndeshja e shumëpritur Partizani - Tirana, publikohen formacionet zyrtare

Derbi i kryeqytetit do të luhet sot në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”. Ndeshja mes Partizanit dhe Tiranës pritet me shumë emocion nga sportdashësit shqiptarë.  

Trajnerët Emanuel Egbo dhe Adolfo Sormani sapo kanë publikuar formacionet e tyre dhe ka jo pak surpriza. Për shembull, te Partizani krahun e majtë do e mbulojë Esin Hakaj. Mbrojtësi merr vendin e Trashit, aktualisht i dëmtuar. Çinari, Bardhi dhe Broën do të jenë në sulmin e kuq.

Te Tirana iu besohet emrave të cilët ishin parashikuar nga mediat. Ja 11-shet zyrtare:

Tirana: Lika, Doka, Muça, Vangjeli, Hoxhallari, Batha, Çelhaka, Cobbinah, Torassa, Cale, Ngoo

Partizani: Hoxha, Idrizaj, Bitri, Belica, Hakaj, Telushi, Cordeiro, Broja, Çinari, Bardhi, Broën.