Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ndeshja/ Lushnja-Flamurtari, për vlonjatët shansi të kapin vendin e dytë

Postuar: 19/11/2017 - 07:51

Java e 11-të e Superiores do të startojë zyrtarisht këtë të diel me tri ndeshje, për të vazhduar të hënën me dy ndeshje të tjera Flamurtari shkon në transfertën e Lushnjës me objektivin për të rigjetur fitoren pas dy barazimeve radhazi me dy kryesuesit. Me gishtin e drejtuar drejt klasës arbitrare trajneri Shpëtim Duro bën llogaritë edhe me lodhjen e të tijve ndërkohë që përballë është një skuadër e cila nuk ka luajtur ndeshjen e mesjavës. Megjithatë vlonjatët kanë treguar që janë një skuadër me shumë cilësi dhe në udhëtimin drejt Roza Haxhiut kërkohet vetëm fitorja. Trajneri i lagunarëve Hysen Dedja do të debutojë përpara publikut të vetë dhe tashmë ka njohuritë e mjaftueshme për forcën e kundërshtarit, duke qenë se ka ndjekur nga afër sfidën ndaj Skënderbeut. Historia tregon se të dyja skuadrat kanë dhuruar emocione dhe gola, të paktën në 21 sfidat e fundit janë shënuar 67 gola me një mesatare 3.1 për ndeshje. Kuqezinjtë kanë kujtime të mira në duelet me Lushnjën pasi jo vetëm kanë triumfuar në sfidën e parë por edhe kanë dalë me pikët e plota në dy transfertat e fundit. Trajnerit Duro i rikthehet pas pezullimit lojtari polivalent Artim Pollozhani ndërsa shpresohet që pas pauzës në sfidën me korçarët të rigjejë golin kroati Tomislav Bushiç. Tek Lushnja pushimi në mesjavë ka shërbyer më shumë për të rikuperuar në aspektin psikologjik si dhe për të njohur idetë e lojës së trajnerit Dedja. Për vendasit vijojnë të mungojnë Koreshi, Branica dhe Xhafa ndërkohë që pritet e njëjta skuadër që u pa në transfertën e Luftëtarit.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 9

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 10/12/2017 - 09:51

Madrilenët turpëruan Seviljen 5-0, ku të gjithë golat u shënuan në pjesën e parë. Kjo fitore e afron realin me kryesuesit e garës, rivalen e tyre të vjetër, Barcelonën

Postuar: 10/12/2017 - 09:48

Këtë sezon ka një konkurrencë të fortë dhe në Kategorinë e Parë, në të dy grupet, por vëmendja më e madhe është në Grupin B (Jugut), pasi aty militon një nga skuadrat më me emër

Postuar: 10/12/2017 - 09:46

Në Kukës pati një fitues në ndeshjen e djeshme Kukësi-Lushnja, por fitues ishin pikërisht miqtë lushnjarë që fituan 3-1 dhe poshtëruan kampionen në fuqi brenda në fushën e saj.

Postuar: 10/12/2017 - 09:29

Basketbolli shqiptar nuk është në ditën e tij më të mirë, natyrisht, dhe s’ka si të jetë sepse strategjitë që e nxjerrin atë nga “errësira” dhe e fusin në rrug

Postuar: 09/12/2017 - 19:25

Zhvillohet ditën e sotme, ndeshja derbi e basketbollit, mes Partizanit dhe Tiranës, në pallatin e sportit Asllan Rusi.

Postuar: 09/12/2017 - 07:52

Ka nisur numërimi mbrapsht për derbin e Italisë, Juventus-Inter.

Postuar: 09/12/2017 - 07:51

Përballja e kreut mes Interit dhe Juventusit mund të vendosë shumë për të ardhmen e dyja skuadrave, por këtë herë rivaliteti tradicional mes dy skuadrave nuk reflektohet në fjal