Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ndeshje plot gola dhe adrenalinë kundër Islandës, ja notat për secilin lojtar të kombëtarës

Postuar: 11/09/2019 - 08:33

Fitoret janë të bukura edhe kur ato arrihen pa shumë shkëlqim. Nuk ishte ndeshja më e mirë, por fitoi dëshira si dhe shpirti i garës. Reja bëri ndryshime drastike, edhe pse jo të gjitha funksionuan.

Skuadra pati më fushë fantazi në mesfushë, por në mbrojtje kemi sërish ekuilibra të prishur.
 
Strakosha 5 – Edhe pse nuk ishte një ndeshje impenjative për të, mund të kishte treguar më shumë në të dy aksionet e golave.
 
Ismajli 5.5 – Shumë i kujdesshëm në rreshtim dhe arrin të interpretojë modulin e lojës së kërkuar nga trajneri. Në krahun e tij ka më pak rrezik nga kundërshtari.
 
Xhimshiti 4.5 – Një ndeshje shumë e dobët për Xhimshitin që pothuaj për asnjë moment nuk u koordinua me pjesën tjetër të skuadrës.
 
Dermaku 6 – Përpos golit ishte shumë i kujdesshëm në mbrojtje, veçanërisht në pjesën e parë.
 
Hysaj 6 – Pas një pjese të parë pa shumë ritëm dhe veprime sulmuese, goli i shënuar në fillimin e pjesës së dytë ishte një aksion model.
 
Lenjani 4 – Një ndeshje e fikur, pa ritëm, pa koordinim, pa veprime. Vetëm pak pasime të shkurtra në prapavijë nuk justifikojnë prezencën në formacion.
 
Gjasula 5.5 – Duhet të ishte ndeshja e tij, por Bare dhe Memushaj ja morën vëmendjen. Lojë e mirë në fazën mbrojtëse.
 
Bare 6.5 – Ndeshje me shumë personalitet, grintë dhe dëshirë. Ka cilësi të mira, dhe ato i shfaq edhe në momentet më të vështira.
 
Memushaj 6 – Ndihet lodhja e viteve, por klasi dhe eksperienca i japin të drejtë edhe në ndeshje të tilla.
 
Manaj 5 – Pjesa e parë ishte shumë e mirë me dyluftime, korridore dhe grintë. Pati një rënie të dukshme fizike të pjesën e dytë.
 
Cikalleshi 6 – Nuk pati shumë veprime të dukshme në lojën e tij, por falë edhe fizikut e mbajti në tension kundërshtarët. Goli i dytë më dy ndeshje radhazi.
 
Edi Reja 6 – Guximi për të ndryshuar u shpërblye. E kish studiuar mirë kundërshtari dhe skuadra ju përgjigj. Zëvendësimet të goditura.
 
Roshi 5.5 – Kish mësuar shumë për linjën e krahut të majtë. Kur merr topin është i pakapshëm.
 
Veseli 5.5 – Vendosi ekuilibrin që Gjimshiti nuk e arriti gjatë aktivizimit të tij.
 
Abrashi 5.5 – Një futbollist që vendos ekuilibra dhe i jep shume grintë skuadrës kur është në fushë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 09/12/2019 - 13:45

Në ndeshjen e së shtunës mes Manchester Cityt dhe Manchester Unitedit, e cila u mbyll 1-2 për "djajtë e kuq" ka ndodhur edhe një episod mjaft i shëmtuar.

Postuar: 08/12/2019 - 23:13

Skuadra e Milanit ka fituar ndeshjen e dytë radhazi në Serie A duke mposhtur Bolognan me rezultat

Postuar: 08/12/2019 - 22:16

Emri i trajnerit Edi Reja ka qarkulluar së fundmi në mediat italiane, se mund të jetë pasuesi i K

Postuar: 08/12/2019 - 08:06

“Djajtë e kuq” fituan 2-1 përballë skuadrës së Pep Guardiolës, duke fitua

Postuar: 08/12/2019 - 08:03

Superiorja u rikthye dje në fushë, madje me rezultate surprizë dhe që u pasua me një ngjeshje ako

Postuar: 08/12/2019 - 08:00

Atletika po kalon orë të vështira, pasi në kryeqytet nuk kemi ende një pistë me tartan dhe të sta