BREAKING NEWS

Shqipëria "shkundet" nga tërmeti, ja epiqendra dhe magnituda

Shqipëria "shkundet" nga tërmeti, ja epiqendra dhe magnituda
x
BREAKING NEWS

“Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë”/ Artan Hoxha flet me emra dhe plas ‘bombën’: Do goditet shumë lartë! SPAK më ka thirrur dhe mua të dëshmojë për këtë dosje!

“Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë”/
x
BREAKING NEWS

Konflikti me kryebashkiakun Dritan Leli dhe drejtorit të bashkisë që përfundoi të shoqëruar në polici/ Reagon ‘flakë për flakë’ UKV, sqaron gjithë situatën

Konflikti me kryebashkiakun Dritan Leli dhe drejtorit të bashkisë
x
BREAKING NEWS

Ndizen gjakrat, Basha i hedh dorashkën me dosjen kriminale të amerikanëve, Berisha paralajmëron me shkarkimin e kreut të PD, Fieri sfida e radhës

Ndizen gjakrat, Basha i hedh dorashkën me dosjen kriminale të
x
BREAKING NEWS

Milaim Zeka paralajmëron arrestimin e Berishës, Roland Bejko akuzon ish-kryeministrin se po tenton grusht shteti brenda partisë

Milaim Zeka paralajmëron arrestimin e Berishës, Roland Bejko akuzon
x

Sport

Ndeshjet e Kombëtares nxorën në “pension” disa lojtarë, Reja fiton të rinjtë

Ndeshjet e Kombëtares nxorën në “pension” disa

Kombëtarja siguroi 6 pikë në tre takimet e fundit, duke u pozicionuar për momentin në vendin e dytë, pas Anglisë, pozicion që është komod dhe nëse punohet mirë me ndeshjet e ardhshme dhe ruhet të paktën ky pozicion, i siguron përfaqësueses pjesëmarrjen në “play-off”, që do të thotë se ka një shans për të luajtur në Botëror. Në këto ndeshje, përveç pikëve, ra në sy loja e mirë e përfaqësueses, madje lojë të mirë edhe në humbjen e rëndë e të pamerituar ndaj Polonisë (4-1). E analizuar edhe nga treguesit sportivë, ishte hera e parë që përfaqësuesja dominoi ndaj kundërshtarëve në shumicën e treguesve sportivë, përfshi dhe pasimet totale e pasimet e kompletuara, si dhe goditjet në portë e aksionet për gol. Pra kjo skuadër ka potencial dhe nëse ky potencial zbatohet si duhet në fushë dhe i merret maksimumi, atëherë mund të bëhet realitet ëndrra e madhe e këtij kombi dhe futbolldashësve shqiptarë për të qenë pjesëmarrës në një kompeticion të tillë madhor futbolli sikurse është Kupa e Botës. Por këto ndeshje konkluduan dhe një dimension tjetër të funksionimit të skuadrës, që ka të bëjë me elementin e ri, i cili e kaloi provën me sukses dhe revolucioni i Rejës në këtë drejtim mund të thuhet se në vija të përgjithshme ka pasur sukses dhe po jep frytet e para. Raportet mes të vjetërve dhe të rinjve nuk kanë qenë konfliktuale në Kombëtare, por ky brez të rinjsh që ka ftuar Reja kërkojnë të shpërthejnë e imponohen në formacion dhe kjo e bën rivalitetin për një vend titullari shumë të fortë.

“Pensionistët” largohen, Reja fiton të rinjtë

Disa lojtarë të përfaqësueses duket se kanë dalë në “pension” pas ndeshjeve të fundit të luajtura në kuadër të grupit I eliminator të Botërorit “Katar-2022”, sepse vendin e tyre e kanë zënë të rinjtë. Nuk janë të rinj dosido, por lojtarë nga 19-23 vjeç që luajnë në elitë dhe kanë minutazh të plotë, plus që po bëjnë gjëra të mira në përfaqësuese. Këtë çast trajneri Edi Reja e kishte pritur prej kohësh, por hezitimi i tij në daljet për media për ta thënë me zë të lartë është se ai dëshiron të ruajë balancat e grupit dhe nuk është bindur mjaftueshëm që këta të rinj do ta realizojnë objektivin. Për këtë arsye ka preferuar të gërshetojë të rinjtë me elementë që kanë eksperiencë si Berisha, Hysaj, Abrashi, Gjasula e Cikalleshi, që janë edhe bërthama apo shtylla e grupit. Lojtarë si Sadiku, Memushaj, Xhaka, por ndoshta dhe Lenjani që këtë herë ishte i dëmtuar, mund ta kenë mbyllur ciklin në përfaqësuese në mënyrë përfundimtare. Drejt asaj rruge është dhe portieri Berisha, por edhe sulmuesi Balaj, mesfushori Abrashi e ndonjë tjetër, të cilët po rivalizohen egër nga të rinjtë e etur për sukses. Tashmë Reja ka në dispozicion një grup të madh nga ky kontigjent, si Laçi, Uzuni, Ismajli, Kumbulla, Bare, Manaj, Mihaj e sidomos Broja. Po t’i shtosh këtij grupi edhe Dokën, Çokajn, portierin Selmani e ndonjë tjetër, dilet në konkluzionin që Reja e ka gati përfaqësuesen edhe për eliminatoret e Europianit dhe Botërorit të ardhshëm.