Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ndeshjet e para gjysmëfinale do të luhen më 26 dhe 27 prill, ndërsa ato të kthimit më 3 dhe 4 maj

 Ndeshjet e para gjysmëfinale do të luhen më 26 dhe 27 prill, ndërsa ato të kthimit më 3 dhe 4 maj

Postuar: 16/04/2016 - 08:12

Mançester Siti -Real Madrid dhe Atletiko Madrid-Bajern Mynih janë sfidat e fazës gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, prej nga do të dalin edhe dy finalistët e këtij sezoni të cilët do të luftojnë për trofeun me “veshë të gjatë”. Shorti që u hodh paraditen e së premtes në Nyon të Zvicrës, lë të hapur mundësinë e një finaleje të njëjtë sikurse në vitin 2014 kur për herë të parë u përballen dy skuadra nga i njëjti qytet, Real-Ateltiko Madrid. Megjithatë, Ronaldo do të rikthehet në Mançester dhe si një yll i Junajtid dhe do të bëjë të pamundurën për të eliminuar ish-kushërinjtë e urryer të Sitit. Për më tepër Madrilenët kanë një bilanc shumë të mirë ndaj anglezëve duke i fituar të gjitha përballjet me ta, fakt ky që i bën më favoritë për të kaluar në më tej. Duket se emërimi në krye të stolit të Zinedin Zidan i ka frymësuar maksimalisht madrilenët, të cilët pas fitores në ndeshjen direkte me Barcelonën janë rikthyer në garë edhe për fitimin e La Ligës në Spanjë. Gjithsesi, anglezët e Mançester Sitit nuk duhen nënvlerësuar për asnjë arsye. Ata eliminuan PSG-në në çerekfinale duke mbërritur për herë të parë në histori në këtë fazë të kompeticionit. Edhe pse Manuel Pelegrini do të largohet në fund të sezonit nga drejtimi i skuadrës për t’i lënë vendin Pep Guardiolës, ai dëshiron ta mbyllë sa më mirë aventurën ne tij në ishull. Për më tepër Siti është një nga ekipet që ka shpenzuar më shumë në merkato vitet e fundit duke afruar në përbërje lojtarët më të mirë në qarkullim.
 
Atletiko-Bajern 
 
Një super duel do të jetë edhe përballja mes Atletikos së Madridit dhe Bajernit të Mynihut. Pas eliminimit të Barcelonës bavarezët mbeten pretendentët kryesorë për fitimin e Ligës së Kampionëve, por për ta bërë këtë duhet të eleminojnë një nga skuadrat më të vështira për t’u mundur, pikërisht Atletikon e Madridit. Skuadra e drejtuar nga Simeone me eliminimin që i bëri Barcelonës tregoi se është një nga më të mirat në Evropë, ndaj gjermanët nuk do ta kenë aspak të lehtë kualifikimin. Avantazh për spanjollët është edhe fakti që ndeshjen e parë do ta luajnë në “Vinsente Kalderon”, aty ku jo shumë skuadra kanë arritur të fitojnë vitet e fundit. Në krahun tjetër, Bajerni është përmirësuar shumë në ofensivë me Guardiolën në stol dhe është bërë zakon të dominojë çdo kundërshtar me zotërimin e topit. Stili i bavarezëvë është pak a shumë si i Barcelonës, ndaj gjermanët duhet të jenë shumë të kujdesshëm nëse duan të kalojnë në finalen e madhe të Milanos. Gjithsesi, fakti pozitiv është se gjatë kohës që drejtonte Barcelonën në Spanjë Pep Guardiola ka një rekord shumë pozitiv ndaj trajnerit të Atletikos së Madridit, Diego Simeone.  Pep Guarediola kërkon ta mbyllë më dinjitet aventurën e tij tek Bajerni i Mynihut duke u dhënë Ligën e Kampionëve bavarezëve, pasi sezonin tjetër spanjolli do të nisë një aventurë të re në stolin e Mançester Sitit.  Bujar Muçaku 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/11/2019 - 23:23

Gazetari sportiv, Dritan Shakohoxha u shpreh për Pressing në T7 se Kosovën nuk e pengon asgjë që të ketë fanella me ngjyra kombëtare, kuq e zi.

Postuar: 18/11/2019 - 17:25

Ditën e sotme i ftuar në emisionin “Top Talk” ish-trajneri i kombëtares, Astrit Hafiz

Postuar: 18/11/2019 - 09:04

Tribuna VIP në ndeshjen Shqipëri-Francë, ishte e mbushur me personazhe të sportit, medias, politi

Postuar: 18/11/2019 - 07:31

Ndeshja e mbrëmshme mes Shqipërisë dhe Francës ishte një zhgënjim për tifozët kuq e zi, pasi humb

Postuar: 18/11/2019 - 07:09

Trajneri i Shqipërisë, Edi Reja, foli për “Rtsh” pas humbjes në ndeshjen me Francën

Postuar: 17/11/2019 - 23:25

Sot në “Air Albania Stadium” u luajt ndeshja mes Shqipërisë dhe Francës, e vlefshme p

Postuar: 17/11/2019 - 23:11

Federata Shqiptare e Futbollit inauguroi stadiumin e ri të Kombëtares së Shqipërisë ndërsa të pra