BREAKING NEWS

Kishte humbur shikimin nga tërmeti, koronavirusi i merr jetën pedagogut të njohur

Kishte humbur shikimin nga tërmeti, koronavirusi i merr jetën
x

Sport

Ndizet merkato e kuqezinjve, 6 lojtarë me “valixhe në duar”

Ndizet merkato e kuqezinjve, 6 lojtarë me “valixhe në

Një pjesë e konsiderueshme e lojtarëve të Kombëtares tonë janë me “valixhe në duar”, pasi nuk kanë kontratë me klubet ku ndodhen aktualisht dhe po kërkojnë alternativë më të mirë në treg për sezonin e ri. Nga ky kontigjent lojtarësh një pjesë janë futbollistë titullarë të ekipit përfaqësues, midis të cilëve edhe kapiteni Elseid Hysaj. Pas golit të shënuar kundër Sasuolos, Hysaj duket se ka marrë një ngrohtësi të paparë dhe ndoshta është “turbulluar”, për të menduar dhe një herë tjetër pozicionin e tij, pra për të qëndruar dhe më tej tek napolitanët. Në radhët e mbrojtësve janë dy lojtarë të tjerë që po kërkojnë vazhdimësi. I pari është Frederik Veseli, i cili ka mbetur praktikisht pa ekip. Ai kaloi fillimisht tek La Mansh, por duket se orët e fundit kjo lëvizje nuk ka funksionuar dhe lojtari pritet të kthehet në Itali. Mbrojtësi tjetër që shihet se mund të bëjë një kapërcim në karrierë është Ardijan Ismajli, i cili militon në kampionatin kroat dhe javët e fundit ka marrë interesimin e shumë klubeve elitare në Itali, madje skuadra të Serisë A, si Xhenoa, e Hellas Verona. Mbrojtësi tjetër që pret të mësojë skuadrën e re është Marash Kumbulla, për të cilin ka një interesim të pazakontë në Serinë A italiane, duke nisur me Napolin, Lacion dhe deri tek Juventusi e Interi, por me zikaltrit më afër tij. Mesfushori Keidi Bare po pret vetëm kalimin tek Espanjoli, pasi duket se i ka dhënë fund raportit me Malagën. Në sulm kemi një tjetër lojtar që po kërkon alternativë të re. Bëhet fjalë për Armando Sadikun, që është i larguar nga Malaga, ku ka falënderuar edhe tifozët, ndërkohë që me shumë gjasë mund të kemi një kalim të tij tek aris i Selanikut në Superligën e Greqisë.

Kumbulla, Interi s’heq dorë

Interi hidhet me forcë në sulm për mbrojtësit e Kombëtares Shqiptarë, Marash Kumbulla, i cili ka shkëlqyer gjatë sezonit të fundit në radhët e Veronës. Konkurrenca e Lacios, e cila ka bërë ofertë konkrete për qendërmbrojtësin kuqezi, e ka nxitur kupolën drejtuese të Interit ta mbyllë sa më parë marrëveshjen me veronezët. Presidenti i verdhebluve, Seti, kërkon plot 30 milionë euro për kartonin e 20-vjeçarit, shifër që mund të plotësohet, përveç parave “cash” do të ofruar edhe një futbollist. Emri më i përfolur është ai i sulmuesit të skuadrës së të rinjve të Interit, Edoardo Vergani, i datëlindjes 2001, i cili konsiderohet një nga talentet më premtues të futbollit italian. Zikaltrit kanë gjetur gjithashtu gjuhën e përbashkët me Aleksis Sançez për një kontratë deri në vitin 2023. Sigurisht që sulmuesi kilian ka pranuar një pagë më të ulët se 12 milionë euro në sezon që përfitonte si lojtar i Mançester Junajtid. Bie poshtë pista e zgjatjes së huazimit. “Djajtë e Kuq” nuk e lëshojnë pa 15 milionë euro.

De Biazi apel Napolit: Mos e lëshoni Hysajn

Xhani De Biazi mendon se Napoli do të gabojë nëse do të largojë Elseid Hysajn këtë verë. Futbollisti duket se është kthyer në formën më të mirë të tij nën drejtimin e Gatuzos dhe gjeti edhe golin e parë me skuadrën napolitane këtë fundjavë. Për këtë arsye, De Biazi mendon se napolitanët nuk duhet të largojnë një lojtar që është ende i ri në moshë si kapiteni i përfaqësueses shqiptare. “Me Barcelonën, Gatuzo sheh mundësinë që të bëjë diçka historike në futbollin e Napolit. Gatuzo e di që nuk mund të ulë përqendrimin e ekipit. Mes fitores dhe humbjes ekziston një vijë ndarëse shumë e hollë. Ai i fton lojtarët të jenë më të vëmendshëm që ta kuptojnë se sezoni nuk ka përfunduar. Hysaj? Po të isha te Napoli nuk do ta largoja. Ai mund t’i japë përsëri një ndihmë të rëndësishme skuadrës dhe është ende i ri”, këshilloi ish-trajneri i përfaqësueses shqiptare në mediat e vendlindjes.