Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ndriçim Babasi president i Tiranës, Nuri e Halili donatorë

Ndriçim Babasi president i Tiranës, Nuri e Halili donatorë

Postuar: 29/08/2013 - 11:30

Tirana ka prej dy vjetësh që lëngon. Madje duket i klubi më i “sëmurë” në Kategorinë Superiore të Shqipërisë, për shkak të gjendjes apatike dhe natyrisht mungesës së investimeve që ka shoqëruar në këto dy vjet skuadrën. Janë larguar shumë lojtarë cilësorë dhe ajo që është më e keqja nuk ka garanci për një qëndrueshmëri të mirë të ekipit. Bashkia nuk ka derdhur sa duhet para dhe skuadra nuk ka realizuar asnjë objektiv për sezonin që iku. Por në sezonin e ri premtohet se gjërat do të përmirësohen dhe vendimi i parë ka ardhur dje.

Kështu, këshilli bashkiak i Tiranës zgjodhi Ndriçim Babasin si president të klubit bardheblu, ndërkohë që ish-donatorët Refik Halili e Lutfi Nuri do të jenë sërish sponsorë për skuadrën 24-herë kampione. Vendimi i djeshëm i bashkisë i hap rrugën zgjidhjes së situatës në klub, ndërkohë që vetë klubit i kanë mbetur vetëm  pak ditë në dispozicion që të bëjë blerjet e duhura për një sezon të fuqishëm. nëse Nuri dhe Halili janë mbështetur për të qenë donatorë me siguri që në skuadër do të ketë prurje të shpejta elementësh cilësorë dhe ekipi do të ringrihet shpejt për të qenë pretendent për trofe.

Por mbeten  të paqarta disa terma të funksionimit në lojën midis presidentit e sponsorëve, ndërkohë që nuk dihet e çfarë pozicioni do të kenë disa funksionarë të klubit që deri tani komandonin nën peshën e fuqisë së bashkisë. Sidoqoftë Tirana është klub  i madh dhe ka vend për të gjithë. Të paktën është bërë një hap i madh përpara që skuadra të ringrihet, për të pasur investime në afrimin e lojtarëve cilësorë dhe për ta bërë grupin që të jetë konkurrues i denjë e për të fituar trofe. Mbetet për t’u parë se çfarë do të ofrojë presidenti i ri bardheblu dhe dy donatorët e skuadrës 24-herë kampione. Besimi më shumë duhet lidhur me dyshen donatore Halili-Nuri, që kanë sponsorizuar dhe më parë ekipin bardheblu të kryeqytetit.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/03/2019 - 08:57

Organizatorët e një turneu veror të profilit të lartë për skuadrat më të mëdha të klubit të futbollit botëror kanë vendosur ta mbajnë Juventusin dhe yllin e saj Cristiano Ronaldo larg nga Shtetet e Bashkuara këtë vi

Postuar: 21/03/2019 - 07:18

Merkato e verës është ende larg dhe klubet kanë kohë të mendojnë për lëvizjet e tyre që do të bëj

Postuar: 21/03/2019 - 07:16

Në Kosovë po shtohen vazhdimisht trajnerët nga Shqipëria.

Postuar: 21/03/2019 - 07:14

Kombëtarja po vijon përgatitjet në Durrës për ndeshjen me Turqinë, takim që do të luhet në stadiu

Postuar: 20/03/2019 - 19:52

Lojtari portugez Fabio Mendes ka vdekur në fushën e lojës nga një atak kardiak.Gjatë ndeshjes mes

Postuar: 20/03/2019 - 18:05

 Krisja në distancë mes Mauro Icardit dhe Interit ka marrë fund.

Postuar: 20/03/2019 - 17:53

Vetëm një Lionel Messi mjafton për të lënë pa gjumë mbrojtësit e gjithë botës, ndërsa së fudmi