
“Kemi një ndarje mes pozitës dhe opozitës shqiptare”/ Kreshnik Spahiu zbardh prapaskenat e forta: Ja pse Rama ka zgjedhur partnere Turqinë, ndërsa Berisha ka Greqinë?

Goditi Sali Berishën me grusht në protestën e 6 dhjetorit, përfundon akti i ekspertimit për Gerti Shehun, ja kërkesa e papritur e Prokurorisë

Plas sherri në Vlorë, plagoset me thikë 64-vjeçari, policia zbardh detajet

Çfarë pritet të ndodhë të hënën? Eksperti i sigurisë zbardh skenarin për Veriun e Kosovës

Gati për atentat? Lëvizte i armatosur në bregdetin e Borshit, e pëson keq 38-vjeçari

“Si kanë gdhirë bimët sot, ishalla nuk na i presin or burrë”/ Klodiana Lala zbardh përgjimet e trafikantëve të drogës në Krujë

Vizita e Ramës në Lazarat, deputeti i PD ‘shpërthen’ në akuza të rënda: Si krimineli në vendin e krimit! E pritën ashtu si ai e meriton

Nuk përmbahet kreu i PD Krujë, ‘shpërthen’ ashpër ndaj Berishës: Nuk fitohet me aleat Ilir Metën dhe me armik SHBA-të

Ndryshimi ndodhi pasi Nagelsman kishte krijuar përplasje me lojtarët e veçmas portierin Nojer, zëvendësimi nga Tuhel vjen natyrshëm në këtë moment

Shkruar nga Adriatik BALLA 25 Mars 2023

Askujt nuk i shkonte mendja se një prej klubeve më të mëdha në botë, sikurse është Bajerni i Mynihut, në pozita kampioni për shkak të kryesimit të garës në Bundesligën gjermane dhe në çerekfinale të Champions League, do të ndryshonte krejt papritur trajnerin, vetëm dy muaj nga fundi i sezonit. Pra, lajmi më i rëndësishëm i ditës ishte pa dyshim shkarkimi i Julian Nagelsman nga stoli i Bajernit të Mynihut. Ky vendim padyshim mund të konsiderohet një nga më çuditshmit kur na ndajnë më pak se tre javë nga dueli kundrejt gjigantëve anglez të Mançester Sitit. Bajerni i Mynihut ka gjetur menjëherë zëvendësuesin e Nagelsman. Sipas medieve gjermane, trajnerit 35-vjeçar i humbi respekti në dhomat e zhveshjes duke pasur përplasje të menjëhershme me figurën simbol të Bajernit: Manuel Nojer. Një përplasje e cila shkaktoi shumë polemika në atë periudhë. Rasti më i fundit ishte kur ai deklaronte: “Kemi dikë pjesë të ekipit i cili po na zbulon taktikat dhe po i shpërndan kudo, a mund të jetë pjesëtar i stafit, a mund të jetë lojtar”? Duke nënkuptuar që në ambientet e brendshme të klubit kishte diçka që nuk funksiononte. Klubi i Bajernit nuk vonoi me zëvendësimin e tij, duke sjellë një trajner të mirënjohur për publikun. Ai është një trajner i ri dhe karizmatik, gjerman i njohur, i diplomuar në shkollën e Mainz 05 dhe një nga 3 studentët më të dalluar të Ralf Ragnik. Bëhet fjalë për Thomas Tuhel, një trajner i cili ka pasur eksperienca të kënaqshme në Mainz 05, në Dortmund te Borusia dhe në Francë te PSG, por nuk duhet të lëmë pa përmendur eksperiencën e fundit dhe atë më lavdishmen, me Çelsi në Londër ku mbi të gjitha bie në sy triumfi në Champions League. Bajern nuk e kishte të vështirë të firmoste me Tuhel, pasi ishte pa një ekip. Hera e fundit që Tuhel drejtoi një ekip ishte në ndeshjen e tij të 100 me klubin e Çelsi, ku humbi kundrejt Dinamo Zagreb me rezultatin 1-0 në Kroaci. Në Gjermani thuhet se emërimi i Tuhel në pankinë, në vendin e Nagelsman, është vendimi më i mire duke marrë shkak edhe nga historiku I trajnerit. Tuhel mori drejtimin e Çelsit në një faze të njëjtë të sezonit dhe askush nuk e priste që të arrinte sukses, por historia flet vetë. Tuhel është trajneri i duhur për Bajernin sepse krahas sukseseve në Gjermani mund të sjellë atë që Nagelsman nuk fitoi dot, trofeun e Champions League. Në fakt, është dhënë lajmi zyrtar për emërimin e Thomash Tuhelit trajner i Bajernit. Ish-i i Borusias së Dortmundit, PSG-së dhe Çelsit ka firmosur një kontratë të vlefshme deri në qershor të vitit 2025.
Më të lexuarat


Inter-Atalanta/ Lautaro shënon golin e tretë

“Euro2024”/ Sylvinho publikon listën, risi dhe prurje të reja në kombëtaren shqiptare

Salah hodhi “benzinë zjarrit” kur kujtoi dështimet e Liverpulit, trajneri Klop: Është kohë reflektimesh

Disiplina masakron Tiranën, 90 ditë pa spektatorë, lojtarët nga 4 deri në 12 muaj pezullim

Zabaleta: Kam ardhur me ambicie të çoj Shqipërinë në Europian

Dënimet e FSHF-së ndaj bardhebluve pas dhunës së gjyqtarëve, vjen reagimi i parë i klubit të Tiranës

Dhuna në sfidën Tirana- Bylys, 'Disiplina' del me vendimin drastik ndaj ekipit të bardhë e bluve

U larguan veteranët me rroga të larta, Barcelona kursen 40 milionë euro në vit

Tiranës i ikën titulli nga duart, Partizani merr kreun dhe vë një dorë tek trofeu

Silvinjo uron Asllanin për Kupën e Italisë, bëhen 5 shqiptarët që e fitojnë këtë trofe
