BREAKING NEWS

SHBA paralajmëron shpalljen “non-grata” të PD, demokratët rrezikojnë sanksione, Ambasada Amerikane deklaratë “bombë”, të kenë kujdes personat që shoqërohen me Sali Berishën dhe familjen e tij

SHBA paralajmëron shpalljen “non-grata” të PD,
x
BREAKING NEWS

Alarm për pushtetarët e lartë të korruptuar, zyrtari i lartë i SHBA zbarkon në Tiranë më 20 qershor, Joe Biden zgjat “emergjencë kombëtare” për të zhdukur korrupsionin në Shqipëri, zbardhet dokumenti që fundos familjen “Berisha”, sekuestrim pasurie për...

Alarm për pushtetarët e lartë të korruptuar, zyrtari i
x
BREAKING NEWS

Ja kush është personazhi i njohur i botës së krimit që do të fundosë Ilir Metën në SPAK, Kreshnik Spahiu zbulon detaje nga përgjimi që nëse merret seriozisht nga autoritetet mund të hapë “Kutinë e Pandorës” në politikë

Ja kush është personazhi i njohur i botës së krimit që
x
BREAKING NEWS

Ja si oligarku Klodian Allajbeu po “vjel” para pa kriter nga buxheti i shtetit për shkak të vjedhjeve dhe keqmenaxhimit, Spitali Amerikan zero investime në pajisje dhe përdor mjekët e spitaleve publike, qeveria asnjë kontroll

Ja si oligarku Klodian Allajbeu po “vjel” para pa kriter nga buxheti
x
BREAKING NEWS

Pikëpyetjet si u ngrit Belinda Balluku nga pastruese në Greqi, në nr.2 i qeverisë dhe ministre e tenderave në Shqipëri, ja detajet e forta që zbardhi media greke për bashkëpunëtoren e Ramës, nga “festa” me 50 milionë eurot që i ka borxh kompanisë “Acto...

Pikëpyetjet si u ngrit Belinda Balluku nga pastruese në Greqi, në
x
BREAKING NEWS

Meta-Kryemadhi të përgjuar nga BKH, ja detajet nga dosja që po heton prokurori Sotir Kllapi, në skaner pronat dhe llogaritë bankare, nga tërheqja e 20 mijë euro në vitin 2008, lejet për ndërtime, vila në Gjirin e Lalzit, deri te mobilimi dhe misteri i...

Meta-Kryemadhi të përgjuar nga BKH, ja detajet nga dosja që po
x
BREAKING NEWS

Gati fletë-arresti për Ilir Metën, kjo është seanca e fundit e pyetjeve të tij në SPAK, ja provat që e kanë fundosur, juristi Romeo Kara nxjerr detajet e forta

Gati fletë-arresti për Ilir Metën, kjo është seanca e
x
BREAKING NEWS

Aleanca mes Sali Berishës dhe Ilir Metës është prishur, Myslym Murrizi zbulon se çfarë po ndodh brenda opozitës dhe tregon "recetën" që do të rrëzojë Edi Ramën nga pushteti

Aleanca mes Sali Berishës dhe Ilir Metës është prishur,
x

Sport

Në Europian Shqipërinë s’e llogarisin, Çeço: Futbolli ka të papritura, ndaj është i bukur

Në Europian Shqipërinë s’e llogarisin, Çeço:

Shqipëria e ka siguruar pjesëmarrjen në Europian tashmë dhe po mendon për duelet e grupit B, ku shorti e ka vendosur së bashku me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën. Sipas kësaj renditjeje do të bëhen edhe ndeshjet ndaj tyre, pra kuqezinjtë e nisin Europianin me një duel të madh, kundër Italisë, mbrëmjen e 15 qershorit. Të gjithë shpresojnë që Shqipëria të bëjë gjëra të bukura, sikurse bëri edhe gjatë fazës kualifikuese. Në të vërtetë skuadra jonë nuk shihet favorite. Nga 24 skuadra pjesëmarrëse në Europian, Shqipëria llogaritet sipas specialistëve e parafundit sa i takon shanseve që ka për të fituar titullin, duke lënë pas vetëm Gjeorgjinë. Gjithsesi, ky është një sport ku ka edhe të papritura dhe pikërisht këtë “armë” shpresojnë edhe kuqezinjtë, të jenë e papritura e Europianit, të dëshmojnë se nuk janë rastësorë të kualifikuar dhe mund të bëjnë gjëra të mëdha edhe në finalet e Gjermani-2024. Këtë mendon edhe një prej ikonave të futbollit tonë, ish-dinamoviti i shquar, njëherësh ish-lojtar i ekipit kombëtar, Iljaz Çeço, i cili thotë se loja e futbollit e ka bukurinë tek e papritura dhe ai beson se Shqipëria e ka potencialin për të befasuar. Ne kemi dhënë edhe në të shkuarën shembuj se mund të fitojmë ndeshje të mëdha. E kemi treguar në transfertë ndaj Portugalisë, kur fituam 1-0, por edhe në takime të tjera. Pra Shqipëria mund ta bëjë befasinë edhe në këtë Europian. Sigurisht që grupi ka rivalë të vështirë, por kur arrin nivele të tilla mund të bëhesh protagonist. Unë nuk e di çfarë kanë shkruar të tjerët, por di që kemi lojtarë të mirë që mund të luajnë si të barabartë dhe pse jo, të marrin edhe rezultat pozitiv. E bukura e futbollit është se ka të papritura, ka befasi, ndaj unë i besoj stafit e Silvinjos dhe u besoj lojtarëve të Shqipërisë”, tha Çeço në një lidhje me gazetën “SOT”.

Formula e kampionatit, Çeço mendon një superiore me 14 ekipe

Krahas mendimit të shkurtër për ekipin kombëtar dhe pritshmëritë prej tij, Çeço foli shkurt për formulën e kampionatit. Ai është i bindur se do të ndryshojë sërish, por vuri theksin edhe në domosdoshmërinë e ndryshimit të formatit të garës, për të mundësuar futjen e skuadrave të qyteteve të mëdha të cilat janë kontributoret kryesore të futbollit në Shqipëri. “Formula e kampionatit duhet të ndryshojë dhe unë kam bindjen se do të ndryshojë. Unë vetë kam shfaqur mendimin që të kemi një kampionat me 14 skuadra. Sot në futbollin tonë disa qytete të mëdha nuk përfaqësohen në elitë si Vlora, Elbasani, Kavaja, Lushnja, Fieri, Berati, Gjirokastra, etj. Ndonjë ekip edhe ngjitet, por duke ndryshuar formulën e garës u jepet një shans dhe me siguri që edhe stadiumet nuk do të jenë bosh, kur luan në elitë gjërat ndryshojnë për mirë dhe qytetet e mëdha, duke qenë se e kanë traditë futbollin, sjellin edhe tifozeri në stadiume”, nënvizoi Çeço. Ish-dinamoviti i njohur, që ka përvojë edhe si drejtues klubi që herët, beson se formula e fundit që ndoqi kampionati u bë për të shtuar numrin e ndeshjeve dhe për t’i dhënë ngjyrë konkurrence gare, por një kampionat me 14 skuadra është, sipas tij, më frytdhënës në cilësi por edhe sa i përket numrit të spektatorëve në impiante.

Somario