BREAKING NEWS

Ku qëndron ngërçi për Reformën Zgjedhore? Ja 3 pikat e nxehta që po mbajnë pezull marrëveshjen PS-opozitë pavarësisht presionit të SHBA dhe BE

Ku qëndron ngërçi për Reformën Zgjedhore? Ja 3 pikat
x

Sport

“Në fëmijëri ishin pa bukë, pa këpucë dhe barinj dhish” - Njihuni me listën e 10 lojtarëve më të varfër që u bënë të famshëm dhe super miliardera

“Në fëmijëri ishin pa bukë, pa këpucë dhe

Ka futbollistë si Rikardo Kaka, Maldini apo dhe ndonjë tjetër, që kur hynë në futboll e kishin këtë sport ose pasion ose traditë familjare, por ata ishin të pasur. Por ka të tjerë që kanë qenë shumë të varfër, madje kanë pasur probleme edhe për t’u ushqyer e që në fund janë shndërruar nësuperyje dhe njëherësh shumë të pasur. Emra si Ibrahimoviç, Runi, Modriç apo dhe Ronaldo, e kanë nisur futbollin pa asnjë lekë në xhep dhe falë talentit e punës së tyre janë bërë ndër më të pasurit e këtij sporti. Më poshtë po sjellim në vëmendjen e lexuesve 10 lojtarë të varfër që u bënë superyje të futbollit botëror. Natyrisht, përveç kësaj liste, ka dhe lojtarë të tjerë të famshëm që e nisën si rrugaçë e nëpër lagjet e drogës, por ia dolën të bëhen lojtarë të mëdhenj, si Samuel Eto, Adriano, Robinjo, Kasano e shumë të tjerë.

10. Uejn Runi, fëmijëria e vështirë i la njollë edhe kur u bë i pasur

Sulmuesi i Mançester Junajtid, tani pjesë e Evertonit, e në prag “pensioni” nuk ishte privuar si fëmijë i ashpër, por megjithatë jetesa në Kroksteth nuk pati lukse që gëzon një futbollist profesionist. Babai i Runit pati periudha të shpeshta papunësie ndërsa fëmijët e tij të lidhur me Evertonin ëndërronin të futeshin në njëmbëdhjetë fillestarët e ekipit. Lagjja ku është rritur Runi në Kroksteth ishte me nam për përdorimin e drogës dhe të armëve, por fatmirësisht Uejn Runi arriti si adoleshent t’u qëndrojë disi larg këtyre fenomeneve në Liverpul. Uejn Runi ia doli të bëhet futbollist i madh dhe shkëlqeu me Junajtid, por edhe me përfaqësuesen e Anglisë.

9. Karlos Tevez, i rritur mes drogës, vrasjeve dhe pisllëkut

Karlos Tevez, u bë i njohur si “Apashi”, sipas lagjes së tij në Buenos Aires, një lagje ku dominonte krimi i fshehur, por që për fatrin e tij të mirë, vetë Tevez u bë mjaft i dashur për qytetarët e vendlindjes së tij, falë talentit për futbollin. Ai ka mundur të ndërtojë një karrierë të pabesueshme si një fëmijë që ka kaluar pranë trupave të fqinjëve të vrarë dhe ku ishte gati e pamundur të shkoje në shkollë. Duket e pabesueshme por nga rrëfimet e djaloshit argjentinas mësojmë se ai është lindur e rritur në një lagje ku kishte shiringa të shpërndara nëpër rrugë nga përdoruesit e drogës, por edhe pisllëku i madh, gjë që e ka detyruar atë të mbajë gjatë gjithë kohës veshur çizme e për këtë ka thënë se i janë rritur keq thonjtë e këmbëve. Sidoqoftë, Tevez, tani një milioner, thotë se futbolli ishte e vetmja gjë e mirë në fëmijërinë e tij. Përqendrimi tek futbolli e shpëtoi atë nga bota e krimit.

8. Aleksis Sançez, djali i një pastrueseje që mezi ushqehej

Në Kilin e largët, në qendrën industrial Tocopilla, lindi Aleksis Sançez. Aio ka deklaruar më vonë se nuk e njohu sa duhet babain e tij dhe qëllim në vetvete kishte t’i sillte nënës së tij një jetesë më të mirë. Nëna e Sancezit u bë pastruese e shkollës ku mësonte lojtari i ardhshëm i Barcelonës, Arsenalit dhe Interit, por djaloshit i vinte turp dhe fshihej nga nëna e tij, në mënyrë që të mos e diktonin shokët. Vetë Sançez ka larë makina për të sjellë të ardhura shtesë për familjen e tij ndërsa punonte në radhët e tij në statusin profesional si një futbollist. Nëse nuk do të luante futboll, Sançez ka deklaruar se kishte gjasa të përfundonte punëtor miniere. Por ende pa mbushur 16 vjeç, talenti i tij ra në sy dhe fama mbërriti në Europë, ku më pas ai pati një karrierë të spikatur si një sulmues i spikatur.

7. Luka Modriç, një bari dhish në kohë lufte, që shkoi në finalen e Botërorit me Kroacinë

Në Ballkan, pas vitit 1990 pati një varg luftërash që prodhoi shpërbërja e Jugosllavisë. Luka Modriç ishte vetëm 5 vjeç kur shpërtheu lufta për pavarësinë e Kroacisë më 1991. Gjyshi i tij do të vritej tragjikisht disa muaj më vonë si pasojë e konfliktit. Ylli kroat që luajti me Totenhemin dhe arriti majën me Realin e Madridit, u desh të rrinte në një kamp refugjatësh, por duke shfrytëzuar aty afër një fushë futbolli që e formësoi atë si lojtar të së ardhmes. Atje ai rrezikohej të bëhej viktimë nga përplasja me serbët, ndërsa nga fotografitë e tij zbulohet që shkonte të ruante dhitë. Ëndrra e tij e madhe për të luajtur me Hajdukun e Splitit, klubi i fëmijërisë u refuzua, por djaloshi kroat, bariu i dhive, ia doli të bëhet lojtar i Realit të Madridit e të shkojë në finale e Botërorit 2018 me Kroacinë, duke fituar edhe “Topin e Artë”.

6. Angel Di Maria, nga punëtor qymyri në superstar i Realit dhe PSG-së

Angel Di Maria u lind në Argjentinë, në një lagje të varfër të quajtur Rozario. Ishte një fëmijë sueraktiv, për këtë arsye prindërit i rekomandonin topin për të shpenzuar energjitë e tij në një zonë që ishte shumë e varfër. Shumë gjëra llogariten të kenë qenë shumë të vështira për të riun Angel Di Maria. Babai i tij e afroi atë ta ndihmonte në fabrikën e qymyrit, në mënyrë që të kishin ca të ardhura më shumë. Ajo që të habit më shumë është se Di Maria u ble nga Rozario central për 26 topa futbolli. Ai ecte një orë e gjysmë në ditë me biçikletë me nënën e tij për të shkuar në stërvitje. Sakrifica të mëdha që janë shpërblyer më në fund, falë talentit dhe përkushtimit të tij, pasi ai sot është ndër futbollistët më të mirë në botë dhe pjesë e PSG-së.

5. Nejmar, i mbijetuar nga një aksident dhe me një baba marifetxhi

Braziliani Nejmar llogaritet si një prej futbollistëve më të mirë në botë. Por ai vjen nga Brazili i varfër, ku familjarët e tij, veçmas babai, Nejmar Senior, u duhej të shfrytëzonin lidhjet e të afërmve për t’i mundësuar të birit të talentuar të arrijë majat. Në fakt, këtë Nejmar e arriti falë talentit të tij në moshën e duhur. Nejmar pësoi aksident kur ishte vetëm katër muajsh, kur makina e prindërve po ecte në një rrugë shkëmbore. Aksidenti ishte i rëndë dhe prindërit besuan se e humbën foshnjën e tyre por Nejmar, edhe pse i gjakosur, mbijetoi. Aq meteorike ishte ngritja e tij në Santos sa Reali i Madridit e vuri në dukje 13-vjeçarin e atëhershëm dhe i ofroi gjithçka. Por Nejmar zgjodhi të qëndrojë me Santosin, derisa vendosi të kalojë në Europë, e jo tek Reali por tek Barcelona, në vitin 2013. Korri shumë suksese por më pas kërkoi aventurë të re, e tani është pjesë e PSG-së, por me dilema të mëdha për të ardhmen.

4. Zlatan Ibrahimoviç, djali i dy prindërve të divorcuar dhe alkoolistë

Një nga sulmuesit më të mirë të 20 vjetëve të fundit është padyshim Zlatan Ibrahimoviç, i cili ka lindur në lagjen Rozengard të Malmos, në Suedi. Ai është fëmijë i dy prindërve emigrant, një babai boshnjak, i alkoolizuar, si dhe një nëne kroate që nuk tregoi ndonjë interest ë vecantë. Por pikërisht nga këta dy prindër doli një prej gjigantëve të futbollit botëror. E megjithatë, kur ai ishte dy vjeç prindërit u divorcuan, duke i sjellë tension të madh dhe vështirësi djaloshit të ardhshëm të shumë skuadrave elitare në Europë e SHBA. Referuar edhe asaj çfarë ka thënë vetë Zlatan, ai shumë më kollaj mund të ishte bërë një hajdut në lagjen e tij, pasi nuk ofronte shumë mundësi, por zgjodhi të shfrytëzojë rrugën, lagjen dhe topin për të hyrë në botën e futbollit profesionist. Vështirësitë e tij ishin të mëdha deri në moshën 18-vjeçare, më pas gjithçka rreth tij është histori.

3. Frenk Riberi, mes futbollit dhe punëtorit të ndërtimit, një aksident e la me shenjë

Nëse ka një futbollist i cili është përvuajtur dhe me dhunë e ka krijuar famën dhe madhështinë e tij, ai është Frenk Riberi. Sulmuesi anësor i Francës, pjesë e shumë klubeve të mëdha në karrierën e tij e tani së fundmi pjesë e Fiorentinës, ka lindur në Bulonjë-Sur Mer në Francën veriore dhe kur ishte dy vjeç pëson një aksident të rëndë me makinë sepse u përplas me xhamat dhe tani fytyra e tij mban shenjat e një përplasjeje të dhunshme. E vërteta është se lindi shumë i varfër dhe pa shumë mbështetje, por falë talentit të tij u pranua në akademinë e Lilës. Megjithatë, gjendja e varfër e detyronte që adoleshent të bënte punë të vështira në ndërtim, për të siguruar të ardhura. Por a ja ka vlejtur, pasi Riberi më pas u bë lojtar i madh, ku shkëlqeu me Bajernin e Mynihut dhe u nominua edhe për “Topin e Artë” dhe besohet se ai e meritoi atë në vitin 2014, pavarësisht se “France Football” dhe FIFA ia dhanë këtë çmim Kristiano Ronaldos.

2. Luis Suarez, djaloshi që deri në moshën 7 vjeç nuk kishte këpucë për të veshur

I lindur në Montevideo të Uruguait, sulmuesi Luis Suarez i kaloi vitet e para të jetës së tij në lagjen Salto, duke luajtur futboll në rrugëpa këpucë. Deri në moshën 7 vjeç luajti zbathur, pasi familja nuk mund t’i siguronte një palë këpucë, kjo pasi babai i tij ishte i papunë dhe Suarez ishte vëlla i 6 motrave. Sikurse raportojnë mediumet sportive europiane, djaloshi uruguajan, familja e tij, shpesh nuk ishte në gjendje ta furnizonte me çizme për të luajtur me të, ndërsa babai i tij e la fare familjen e tij kur Suarez ishte 12 vjec. Një jetesë e vështirë dhe me halle të mëdha. por duket e habitshme, kyu djalosh i përballoi të gjitha sfidat e jetës dhe ia doli të plotësojëëndrrën e tij për të qenë lojtar profesionist, që kur iu bashkua Nacionalit në Montevideo. Më pas vjen ëndrra e plotësuar tek Liverpuli dhe më pas Barcelona, ku u bë krahu i djathtë i Lionel Mesit.

1. Kristiano Ronaldo, një fëmijë i rritur pa lodra dhe me 6 klasë shkollë

Një nga futbollistët më të mirë të historisë, që është aktiv dhe aktualisht, Kristiano Ronaldo, ka pasur një fëmijëri të vështirë dhe referuar jo vetëm mediave por edhe vetë deklaratave që ka dhënë portugezi, ai është rritur pa lodra dhe gjëra luksi, në një familje që bënte jetë të vështirë. Lindi në Madeira të Portugalisë, një fëmijë i zakonshëm në një familje të varfër që nuk mori dot as dhurata për krishtlindje. Madje Ronaldo është rritur në një dhomë me dy motrat e tij. në vitin 2003 nënshkroi për Mançester Junajtid dhe për herë të parë atë vit do të vinte këmbën në aeroplan. Përkushtimi i tij, urtësia, stërvitja e pazakontë, përsosmëria dhe qëllimi shumë i lartëpër të qenë numri një në botë, e bënë atë të kishte shumë sukses dhe janë të rrallë lojtarët sot që stërviten si “kafshë” si Ronaldo. Disiplina, urtësia dhe thjeshtësia e kanë bërë Ronaldon në rangun e lojtarëve më të mirë të historisë së kësaj loje. Lindi shumë i varfër dhe u rrit me vështirësi, por sot është një prej futbollistëve më të pasur e më të paguar të botës.

Referuar artikullit: “Top 20 World Footballers Who GrewUp Poor” në “TheSportster