BREAKING NEWS

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i përgjigjet Kurtit: Faleminderit

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i
x
BREAKING NEWS

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë për përjashtimin nga PD të Berishës dhe lëshon paralajmërimin e fortë: Këta të tre janë fatkeqësia më e madhe për çdo shqiptar!

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë
x
BREAKING NEWS

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të fillojmë përgatitjet për ...

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të
x
BREAKING NEWS

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen të gjitha takimet. Zbardhet njoftimi zyrtar

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen
x
BREAKING NEWS

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali Berishën: Ndodhet në vështirësi! Aq i fortë është ai, sa kur kishte përballë Ramiz Alinë...

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e fuqishëm për politikën shqiptare

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e
x
BREAKING NEWS

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan qeverinë “Rama 3”, ja kush abstenoi (EMRAT)

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan
x
BREAKING NEWS

“Zgjohet” Ilir Meta dhe i dërgon mesazhin e fortë opozitës: Mos më detyroni të bëj punën tuaj

“Zgjohet” Ilir Meta dhe i dërgon mesazhin e fortë
x

Sport

Në Itali të shqetësuar nga varianti delta i kovidit, por Gravina kërkon që stadiumet të hapen plotësisht

Në Itali të shqetësuar nga varianti delta i kovidit, por Gravina

Varianti “Delta” i kovidid ka sjellë shqetësime jo të vogla në Itali dhe në Europë, por drejtuesit e futbollit italian kanë gati propozimet e tyre për të dalë nga kjo situatë e vështirë dhe për të kthyer normalitetin në stadiume. Kështu kreu i Federatës, Gabriele Gravina ka deklaruar se ka propozuar pasaportë vaksinimi të detyrueshme për të gjithë futbollistët, stafet dhe njerëzit e angazhuar në mbarëvajtjen e kampionatit, një çështje kjo që po ngjall gjithmonë e më shumë polemika, pasi shumë lojtarë të Serisë A kanë refuzuar vaksinimin. “Propozova pasaportë vaksinimi të detyrueshme për të gjithë futbollistët dhe punonjësit e klubeve, si në nivel profesionist, ashtu edhe atë amator, pasi ndonëse futbolli ka protokollin e vet, mbetet brenda kuadrit ligjor të shtetit. Në këtë mënyrë do të bëheshim promotorë shumë të mirë edhe të fushatës së vaksinimit, përveçse do të mbronim shëndetin e punonjësve tanë”, deklaroi kreu i FIGC. Së fundi një dekret i qeverisë italiane “ndezi dritën jeshile” për të hapur stadiumet në masën 50% për të gjithë personat e vaksinuar, megjithatë kjo nuk e kënaq aspak Gravinën, që këmbëngul në një hapje të plotë të impianteve në Itali. “Hapja e stadiumeve në masën 50% është shumë pak dhe ne këmbëngulim për një hapje të plotë për njerëzit që kanë pasaportë vaksinimi. Në këtë mënyrë do të mund të nxisnim edhe vaksinimin, përveçse do t’u vinim në ndihmë klubeve, që janë dëmtuar shumë ekonomikisht, nga mungesa e tifozëve në shkallët e stadiumit”, tha Gravina. Ndërkohë që debati në shtypin sportiv italian për këtë çështje vijon, duket se rikthimi i rasteve të shtuara të të infektuarve, përfshi dhe Olimpiadën e Tokios, dëshmojnë se asnjë qeveri në botë nuk guxon të bëjë lëshime deri në këtë pikë, pra që të hapë krejtësisht stadiumet për prani maksimale të tifozëve. Një rast domethënës së fundmi është infektimi i motrës së Kristiano Ronaldos, aq sa detyroi yllin portugez të braktisë me urgjencë stërvitjen. Kështu, një nga dy motrat e Kristiano Ronaldos, Katia Aveiro ka dalë pozitive me Covid-19. 43-vjeçarja rezultoi pozitive më datë 17 korrik, dhe gjatë kësaj kohe ka qëndruar e izoluar në shtëpinë e saj. Ditët e fundit ka pasur komplikacione, shëndeti i është rënduar dhe ka përfunduar në spital. “Që nga 17 korriku, jam pozitive dhe kam qenë në izolim në shtëpi, me pak simptoma, por duke respektuar protokollin sipas rregullave. Fatkeqësisht, që nga e premtja e kaluar, në datë 23 u bëra më keq dhe kam pneumoni, për shkak të virusit të mallkuar”, shkruan motra tjetër e CR7.