BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë informon qytetarët: Ja si paraqitet situata epidemiologjike në vend

Ministria e Shëndetësisë informon qytetarët: Ja si paraqitet
x
BREAKING NEWS

“Le të shohim nga e ardhmja”, Edi Rama jep lajmin nga Egjipti: Ja çfarë do të ndodhë së shpejti

“Le të shohim nga e ardhmja”, Edi Rama jep lajmin nga Egjipti:
x
BREAKING NEWS

Edi Rama pritet me ceremoni shtetërore në Egjipt, nënshkruhen tre marrëveshjet e rëndësishme

Edi Rama pritet me ceremoni shtetërore në Egjipt, nënshkruhen tre
x
BREAKING NEWS

Plas skandali/ Serbia ndalon boksierët nga Kosova, Shqipëria braktis botërorin. Ja çfarë ka ndodhur në kufi

Plas skandali/ Serbia ndalon boksierët nga Kosova, Shqipëria braktis
x
BREAKING NEWS

Vendimi hyn menjëherë në fuqi/ Emërohet drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, kush është emri i njohur që i besohet posti i rëndësishëm

Vendimi hyn menjëherë në fuqi/ Emërohet drejtori i
x
BREAKING NEWS

Projekti/ Sekuestrohen pasuritë që kalojnë 2-fishin e të ardhurave, ja pronat që zotërojnë politikanët shqiptarë, nga Meta e Berisha, te Rama, Basha e deputetët

Projekti/ Sekuestrohen pasuritë që kalojnë 2-fishin e të
x
BREAKING NEWS

Zbardhet qarkorja, PD rrëzon Berishën: Topalli, Imami dhe gjithë “garda e vjetër” u përjashtuan prej tij, “Foltoren” po e përdor si mjet shantazhi

Zbardhet qarkorja, PD rrëzon Berishën: Topalli, Imami dhe gjithë
x
BREAKING NEWS

Shkarkimi i Metës pa afat, seanca në Kushtetuese nuk parashikohet as në nëntor, presidenti vijon luftën në prapaskenë

Shkarkimi i Metës pa afat, seanca në Kushtetuese nuk parashikohet as
x

Sport

Në javën e dytë kthehet dueli i trofeve Vllaznia-Teuta, Partizani kërkon rikthim nga Korça

Në javën e dytë kthehet dueli i trofeve Vllaznia-Teuta, Partizani

Vllaznia dhe Teuta do të përballen në fundjavë në kuadër të xhiros së dytë të Kategorisë Superiore, një takim që ka vlerë emocionale por edhe rëndësi në aspektin e imazhit për të dyja skuadrat. Durrsakët vijnë në këtë sfidë si kampionë në fuqi dhe pas fitores me Partizanin në javën e parë. Pra ata gëzojnë formë të mirë dhe me moral të lartë dhe u duhet të tregojnë petkun e kampionit në fuqi, kurse Vllaznia, pasi fitoi Kupën e Shqipërisë sezonin e kaluar, nuk ia doli të fitojë me “djemtë e detit” në Superkupë dhe do ta shfrytëzojë këtë ndeshje për t’u hakmarrë por edhe për të treguar se këtë sezon është më lart se rivalja e saj kryesore. Pra, shkodranët duan revansh dhe do ta kenë mundësinë të tregojnë sa vlejnë në fushën e tyre e përballë publikut të tyre. Të dy trajnerët, si Martini i Teutës, ashtu dhe Bërdariç i Vllaznisë, janë shprehur optimistë dhe do të kërkojnë të marrin maksimumin. Kjo është ndeshje ku fitorja direkte të jep avantazhin e ekipit pretendent dhe forcon moralin e grupit. Nga ana tjetër, Partizani do të jetë në Korçë, përballë Skënderbeut. Midis dy skuadrave ka pasur “shkëndija” të forta për disa sezone rresht, sepse kishin rivalitet të fortë. Skënderbeu ka pasur probleme që kur u penalizua nga UEFA me 10 vjet mospjesëmarrje në kupat e Europës dhe 1 mln euro gjobë, për pasojë skuadra humbi dominimin e saj në kampionat. Por përballë Partizanit Skënderbeu gjithmonë motivohet. Nga ana tjetër, Partizanit i duhet kthesë e fortë për humbjes me Teutën në javën e parë. për të kuqtë, që kanë grup cilësor, duhet me patjetër që në Korçë të dalin me tri pikë.

Debutuesit rezultojnë zgjedhje të mira

Sulmuesi Majkëll Ngo nga Tirana u largua si kampion dhe u rikthye si i tillë duke treguar dhe peshën që mund të ketë në sezonin e bardhebluve. Dy gola të shënuar në fitoren ndaj Skënderbeun kanë peshën e tyre të rëndë në startin e mbarë për kryeqytetasit për një rikthim që dhe vetë Ngo ndoshta nuk e kishte ëndërruar. Ashtu si dhe Vesel Limaj që la gjithashtu gjurmë në këtë sukses. Te Vllaznia kishin kohë që prisnin përgjigje nga Latifi, dhe ky i fundit përgjigjet e tij i dha në Laç, me një gol të shënuar në një fitore spektakolare, për të shënjuar rikthimin e tij të madh mes më të mirëve në futbollin shqiptar. Por Latifi nuk ishte i pari ndër blerjet e shkodranëve që shkëlqeu, pasi çastin e lavdisë së tyre e patën dhe Aralica e Kaina, që me shumë mundësi nuk do të kufizohen vetëm te një çast. Në krahun tjetër Laçit në këtë humbje nuk i shërbyen dy golat e Zarubicës, por afrimi i verës tregoi gjithsesi se ishte goditja e duhur e kësaj vere. Dinamo gjithashtu tregoi se ka ditur të godasë në shenjë në merkato me Çinedun, që vulosi rikthimin e madh të nëndetëses me dy gola me vlerë 3 pikë ndaj Kastriotit ashtu si dhe Kukësi triumfoi falë blerjeve të reja Daci dhe Milunoviç, me këtë të fundit që ju bashkua ekipit vetëm pak ditë përpara fillimit të kampionatit. Ndërkohë humbjen e Egnatias ndaj verilindorëve e bëri më pak të hidhur Telushi, që shënoi për ekipin e ngjitur rishtazi mes më të mirëve, në një javë që ishte nën shenjën e afrimeve të reja por dhe të rikthyerve në Superiore.