BREAKING NEWS

“E përdorte emrin e babait tim për t’i hedhur gurë Berishës’, Erion Braçe i jep përgjigjen e fortë djalit të Remzi Hoxhës

“E përdorte emrin e babait tim për t’i hedhur gurë
x

Sport

Në kulmin e bojkotit, Liga nxjerr në shitje emrin e Superiores, shihet si presion ndaj qeverisë

Në kulmin e bojkotit, Liga nxjerr në shitje emrin e Superiores, shihet

Futbolli në Shqipëri është “kyçur” në shkresa dhe takime zyrash, duke vuajtur mungesën e zbritjes në fushë, pasi Liga Profesioniste e Futbollit, që përbëhet nga anëtarë me presidentët e klubeve të Kategorisë Superiore, si dhe të mbështetur nga federata Shqiptare e Futbollit e veçanërisht nga presidenti Armand Duka, ka vendosur të bojkotojë kampionatin deri në plotësimin e disa kërkesave që së fundmi po marrin etiketimin “4 kushtet”. Janë kërkesa në thelb të drejta, që kanë të bëjnë me ligjin e sponsorizimeve, por një qëndrim që po e mban topin larg fushës së blertë, duke sjellë një situatë kaotike e të rrezikshme. Ndërkohë që ka konfirmuar vijimin e bojkotit të futbollit deri në plotësimin e 4 kërkesave nga ana e qeverisë, Liga Profesioniste në Shqipëri ka njoftuar sot se ka nxjerrë në shitje emrin e Kategorisë Superiore. Në njoftim thuhet se në shitje ka dale emri vetëm për sezonin 2020-2021 dhe se ofertat duhet të nisin nga një dysheme prej 10 milionë lekësh të reja, ndërsa theksohet se kompania duhet të ketë një imazh të shkëlqyer në vend. Afati që Liga Profesioniste ka vendosur për dorëzimin e ofertave është data 23 tetor, megjithatë duket pak e çuditshme se si po nxirret në shitje emri i Superligës për një sezon që nuk dihet kur do të startojë dhe a do të zhvillohet brenda formatit të paracaktuar.

Presion anësor ndaj qeverisë

Qeveria është shfaqur e gatshme të dialogojë, por jo deri në plotësimin e kushteve në mënyrë ultimative, pasi plotësimi i kërkesave sipas kushteve të vendosura nga liga përbën shkelje të legjislacionit mbi tatimet në Republikën e Shqipërisë. Në këto rrethana, palët duken të pozicionuara në llogoret e tyre pa mundur të gjejnë mirëkuptim, edhe pse dëshira për zgjidhjen e ngërçit nuk ka munguar. Liga Profesioniste e futbollit prej javësh është shndërruar në një emër mjaft të njohur për shkak se është ajo “aktorja” e dalë në skenë për bojkotin e Kategorisë Superiore. Teksa bojkoti dhe këmbëngulja për plotësimin e kërkesave vazhdon, Liga Profesioniste ka njoftuar nisjen e një misioni të ri të këtij institucioni të futbollit. Përmes një postimi në rrjetet sociale Liga njofton se ka nxjerrë në shitje emrin e Kategorisë Superiore dhe disa të drejtave të tjera të pa specifikuara. Ky shembull është ndjekur nga shumica e Ligave të mëdha europiane dhe jo vetëm, pasi edhe Kosova e ka shitur të drejtën e emrit të saj. Liga njofton se “ankandi” për tu bërë sponsor gjeneral i Kategorisë Superiore nis nga 10 milionë lekë të reja.

Qëndrimi zyrtar i Ligës

Liga ka qenë e artikuluar qartë në qëndrimet e saj rreth bojkotit, por kaq e qartë duket ajo edhe në nismën e radhës, për të shitur emrin e kampionatit. Shumë vende të tjera e kanë realizuar këtë, pra nuk është një praktikë për herë të parë, por një praktikë që e ndjekin vendet që kanë futboll profesionist. Por në Shqipëri nuk është krijuar ende terreni i duhur për shkëputje të tilla të menjëhershme. “Liga Profesioniste e Futbollit njofton se po kërkon një sponsor gjeneral për sezonin e ri të Kampionatit Shqiptar “Kategoria Superiore”. Sponsori Gjeneral përfiton ndër të tjera të drejtën e emrit të Kategorisë Superiore (Superligës) dhe shumë përfitime të tjera të cilat janë pjesë e një pakete të kompletuar sponsorizimi. Kompanitë e interesuara të paraqesin ofertën e tyre duhet të jenë kompani me imazh dhe reputacion të shkëlqyer në nivel kombëtar dhe/ose ndërkombëtar. Paketa e sponsorizimit propozohet për sezonin futbollistik 2020/21 me kërkesën e Ligës për një çmim dysheme prej 10 milionë lekësh. Çdo subjekt i interesuar mund të paraqesë ofertën e tij brenda datës 23 Tetor 2020, ora 12.00, në adresën Sheshi Italia, Stadiumi “Air Albania”, Kati i 2-të, 1010 Tiranë”, shkruhet në deklaratën e shpë2rndarë nga Liga Profesioniste.