BREAKING NEWS

Kryeministri Rama ‘ngre’ traun, hapet zyrtarisht rruga e rëndësishme në vendin tonë (VIDEO-LIVE)

Kryeministri Rama ‘ngre’ traun, hapet zyrtarisht rruga e
x
BREAKING NEWS

Deputetja e njohur shqiptare jep lajmin TRONDITES, rrëqeth me mesazhin dhe ka një lutje për të gjithë: Më është rikthyer sërish tumori në tru. Të mërkurën do duhet prapë me u përballë mes jetës edhe vdekjes!

Deputetja e njohur shqiptare jep lajmin TRONDITES, rrëqeth me mesazhin dhe
x
BREAKING NEWS

Fatos Klosi: Meta po ndjek lojën e Berishës për shkak të pazareve, nuk kanë çfarë humbin dhe duan kreun e opozitës, pas 11 dhjetorit rrezikohet përplasje

Fatos Klosi: Meta po ndjek lojën e Berishës për shkak të
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu publikon foton e Lulzim Bashës dhe bën komentin e papritur: Në varreza me...

Kreshnik Spahiu publikon foton e Lulzim Bashës dhe bën komentin e
x
BREAKING NEWS

Fatos Tarifa plas “bombën”: Korrupsionin e futi Ilir Meta, 40 për qind e buxhetit shkonte në xhepin e tij, paratë i transportonte me çanta

Fatos Tarifa plas “bombën”: Korrupsionin e futi Ilir Meta, 40
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama uron 29 nëntorin dhe publikon videon me pamjet fantastike nga përfundimi i projektit gjigant: Do të bëhet një korridor lidhës i rëndësishëm Lindje-Perëndim

Kryeministri Rama uron 29 nëntorin dhe publikon videon me pamjet fantastike
x
BREAKING NEWS

Kush është zv.kryeministri që doli tek përgjimet e Rezart Taçit? Braçe shpërthen i revoltuar dhe “hedh topin” tek Arben Ahmetaj: Unë siguroj dokumentin e plotë dhe në atë datë unë kam qenë vetëm deputet

Kush është zv.kryeministri që doli tek përgjimet e Rezart
x

Sport

Në Paris janë të shqetësuar për gjendjen e Ramosit, mbrojtësi nuk kthehet as këtë muaj

Në Paris janë të shqetësuar për gjendjen e Ramosit,

Do të kthehet apo jo Serxhio Ramosi për së shpejti në fushën e lojës? Kjo pyetje duket se shqetëson jo pak klubin e Paris San Zhermenit. Edhe pse mbrojtësi ndihet mirë dhe dëshiron të kthehet sa më shpejt, stafi mjekësor i ekipit parizien nuk po e autorizon aktivizimin e tij të shpejtë, por ekziston rreziku e rikthimit të problemeve fizike që mund ta lënë larg fushave për shumë muaj. Ky është informacioni i fundit që ka siguruar “L’Equipe”, që në raportimin e kësaj të enjteje thekson që Ramos dëshiron të luajë me PSG, por nuk janë të këtij mendimi stafi mjekësor i klubit të pasur francez. Nëse mbrojtësi spanjoll e afron aktivizimin e tij, pulpa e këmbës së majtë mund të lëndohet përsëri e kjo do të shkaktonte pasoja më të rënda për ish-lojtarin e Realit të Madridit. “Le Parisien”, ndërkohë, ka qenë disi më optimiste, kjo gazetë shkruan se Ramos mund të bëjë debutimin e tij, në rastin më të mirë, më 29 tetor, kundër Lilë. Ai nuk do të luajë kundër Anxhers të premten, as kundër Leipzigut në Champions, madje as kundër Olimpikut të Marsejës në klasiken e Francës, më 24 tetor. Që kur nënshkroi për PSG në korrik, Ramos ende nuk ka qenë në gjendje të zbresë në fushë me ekipin e tij të ri për shkak të problemeve në pulpë dhe në gju. Ndërkohë, klubi i PSG-së po bën bilancet financiare nga lëvizjet në treg. Nga një anë qëndron Mesi që ka sjellë të ardhura nga shitjet e fanellave dhe reklamave, e nga ana tjetër deficitet e mëdha me lojtart e tjerë. Sheiku Al Khelaifi ka shpërndarë para nëpërmjet fondit të tij QSI, për t’i mundësuar klubit që të kompensojë humbjet e pësuara nga kriza e pandemisë. Klubi ka parashikuar një deficit prej 250 mln eurosh për sezonin aktual dhe shuma e akorduar do të shërbejë për të mbushur boshllëkun e krijuar nga humbjet. Kapitali i klubit të PSG rritet në këtë mënyrë në 511.4 milionë euro, teksa “Le Parisien” kujton se në 2011, kur klubi ju shit fondit QSI, kapitali ishte vetëm 893 mijë euro, një diferencë që ilustron më së miri, hopin kualitativ të klubit që tani është kthyer në një markë botërore me afrimin e lojtarëve të mëdhenj, i fundit Mesi, që u mor madje me parametër zero. Argjentinasi gjithsesi ka një pagë prej rreth 35 milionë eurosh në vit, por po gjeneron të ardhura ekstra. Vetëm nga shitja e fanellave parashikohet një rritje e arkëtimeve me 40%. Raportohet se PSG mund ta përballojë kështu me qetësi sezonin në vazhdim, që ishte rënduar nga një deficit prej 250 mlneurosh, që gjithsesi mund të reduktohet me shitjen e ndonjë prej futbollistëve, apo të ardhurat nga marketingu.