BREAKING NEWS

Bilanci ditor i Covid-19 në vend/ Ministria del me reagim zyrtar: Ja sa është numri i të infektuarve në 24 orë

Bilanci ditor i Covid-19 në vend/ Ministria del me reagim zyrtar: Ja sa
x

Sport

Në prag të derbit me Tiranën, dy lojtarë të Partizanit rezultojë me COVID-19, reagon klubi: Do zbatojmë protokollin shëndetësor

Në prag të derbit me Tiranën, dy lojtarë të Partizanit

Dy lojtarët të ekipit të Partizanit kanë rezultuar me COVID-19. Teksa “demat e kuq” po përgatiteshin për derbin me Tiranën këtë javë, duket se situata është komplikuar. Përmes një deklarate për mediat ka qenë vetë klubi që ka bërë me dije se lojtarët Deian Boldor dhe Besnik Ferati, kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. “Lojtarët ditët e fundit kanë shfaqur simptomat e para dhe menjëherë i janë nënshtruar testimit të tamponit nga ku kanë rezultuar pozitiv. Testimit të tamponit i nënshtruar edhe lojtari tjetër Amir Bilali, i cili ka rezultuar negativ. Boldor dhe Ferati fatmirësisht gëzojnë gjendje shëndetësore të mirë dhe janë vetëkarantinuar në banesat e tyre. Ndërkohë asnjë lojtar dhe pjesëtar tjetër i ekipit nuk kanë shfaqur simptoma. Klubi ka marr të gjitha masat dhe ka zbatuar me rigorozitet protokollin shëndetësor të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe ISHP (Instituti Shëndetit Publik) dhe do të vijojë ti përmbahet udhëzimeve për pjesën tjetër të skuadrës dhe stafit”, njoftoi ekipi i Partizanit. Por pas këtij lajmi duket se është vënë në pikëpyetje derbi me Tiranën. Tani rrezikohet që i gjithë ekipi të futet në karantinë derisa të përfundojë tamponimi i plotë dhe të dalin rezultatet.

Derbi me Tiranën

Sipas kalendarit, derbi Partizani-Tirana është planifikuar për në datën 10 korrik në mbrëmje. Nëse ai zhvillohet dhe Partizani fiton, premton garë deri në fund për pjesëmarrje në Europa League, ndërsa Tirana nëse fiton praktikisht prek titullin. Një lajm shumë i mirë erdhi për të kuqtë para ndeshjes më të rëndësishme në prag të mbylljes së kampionatit. Egzon Belica nuk luan prej javësh për shkak të një dëmtimi dhe Sormanit i është dashur të “arnojë” repartin difensiv, por nuk do e bëjë këtë në derbi. Italianit nuk do duhet të bëjë modifikime sepse për “derbin” Belica është gati. Por rezultatet e tamponeve duket  se kanë zbehur entuziazmin te të kuqtë pasi tani do jetë në dorë të autoritete për mbajtjen e derbit. 

Reagimet për derbin

Në një mesazh të publikuar në rrjetin social “Facebook”, Dosti inkurajon skuadrën e drejtuar nga Adolfo Sormani të fitojë medoemos ndaj rivalëve të përjetshëm bardheblu. Fitorja në derbi do të rriste moralin në radhët e skuadrës dhe tifozëve të Partizanit të cilët tashmë mendojnë që skuadra e tyre të fitojë këtë duel historik. Por edhe të sigurojë pjesëmarrjen në Kupat e Europës, në mënyrë që sezoni të mos dështojë totalisht, pasi kanë humbur prej javësh betejën për titullin, por edhe Kupën e Shqipërisë. “Te premten luajmë derbin kundër kundërshtarit të përjetshëm ,por nuk duhet nënvlerësuar, por ne jemi në kushtet që mund t’i mposhtim dhe duhet t’i mposhtim, nuk ka rrugë tjetër .Nëse jemi të përqendruar dhe të bindur për sukses, atëherë do t’ia dalim. Unë mendoj se djemtë janë gati për të përballuar ndeshjen e derbit dhe besoj shumë te fitorja. Ne (ish-pjesëtar të klubit dhe tifozët) po mundohemi t’i transmetojmë skuadrës besim dhe ta rritim nga ana mentale e psikologjike. Ka shumë rëndësi që në fushë të zbresim me bindjen se mund ta mposhtim kundërshtarin, sepse ne jemi Kampionët, ne jemi një Familje e madhe me emrin “Partizani”. Suksese dhe me një fitore! Derbi nuk është një ndeshje për t’u luajtur, por për t’u fituar. Ne jemi Kampionët”, shkruan ish-bomberi kryesor i vitit 1993, kur Partizani doli kampion.