Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Rikthehen telashet për Berishën, të mërkurën rihapet gjyqi i Izet Haxhisë, thirren dëshmitarët e parë për vrasjen e Hajdarit

Rikthehen telashet për Berishën, të mërkurën rihapet
x

Sport

Në qendër të vëmendjes! Të gjithë gazetarët dhe fotografët dynden drejt Barcelonës, ja çfarë pritet të ndodhë ditën e sotme

Në qendër të vëmendjes! Të gjithë gazetarët

Dita e sotme do të jetë në qendër të vëmendjes, pasi pritet të finalizohet kthimi i Messit në qëndrën stërvitore të Barcelonës, nëse nuk do të ketë pengesa të tjera.

Siç shkruan gazeta ‘Mundo Deportivo’ ai do të bashkohet me shokët e tij të skuadrës dhe trajnerin e ri Koeman pas bujës së ditëve të fundit.

Argjentinasi kaloi testet e Covid-19 të dielën ( 6shtator) dhe tani më në fund mund të kthehet në grup dhe të fillojë sezonin me katalanasit që do të fillojë zyrtarisht me ndeshjen e parë të Ligës në 27 shtator kundër Villarrealit.

Messi stërvitja e parë me Barcelonën

Trajnimi do të fillojë në 5: 30 pasdites dhe do të jetë me dyer të mbyllura.

Priten shumë gazetarë të cilët duan të dokumentojnë kthimin e Messit në bazë, i cili duhet të mbërrijë një orë para fillimit të seancës.

Nëse ai nuk do të vijë sot mund të ketë një përballje me ekipin dhe trajnerin.

Ajo çfarë mbetet ende për tu zgjidhur është shiriti i kapitenit.