BREAKING NEWS

Thellohet skandali, Ilir Meta 13 shkresa shantazhuese ndaj KLGJ e KED brenda vitit, ja si po tenton të kapë Gjykatën e Lartë e Kushtetuese

Thellohet skandali, Ilir Meta 13 shkresa shantazhuese ndaj KLGJ e KED brenda
x

Sport

Në Torino ndodh ajo që nuk pritej, skuadra që del nga Champions është Juventus

Në Torino ndodh ajo që nuk pritej, skuadra që del nga Champions

Francezët e Lyon, edhe pse pa ndeshje kampionati në këmbë mbrojtën 1-0 e vajtjes, duke e mbyllur sfidën me humbjen 2-1 por që i mjafton për të shkuar në çerekfinale.

Skuadra e Garcias komplikoi gjërat për bardhezinjtë që pësuan një gol me penallti në minutën e 12, me një penallti inekzistente, për një ndërhyrje në zonë të Bentancur, që dukej e rregullt. Arbitri pasi e konfirmoi me VAR, nën protestat e Sarrit, i dha mundësinë Depay të realizonte nga pika e bardhë.

Juventus i beson si gjithnjë njeriut të saj më përfaqësues. Është Cristiano Ronaldo që ktheu barazinë në fushë në 1/8 e kthimit të Champions League përballë Lyon. Këtë herë u ankuan francezët për 11 metërshin e akorduar për prekje të topit me dorë nga Depay në zhvillimet e një goditje dënimi. Var konfirmoi vendimin e arbitrit dhe nga pika e bardhë Ronaldo nuk gaboi.

Portugezi mori përsipër gjithcka dhe 15 minuta pas rifillimit përmbysi ndeshjen me Lyon, me një perlë të vërtetë nga jashtë zonës. Rezultati shkoi në 2-1, me një gol ende të nevojshëm për të shkuar në çerekfinale të Champions.