Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Në Vlorë fiton sërish Skënderbeu, nxënësi Shehu “leksion” mësuesit Daja

Postuar: 18/09/2018 - 07:30

Në Vlorë ka një fitues dhe ai është sërish Skënderbeu. Ka ndodhur shpesh vitet e fundit që Flamurtari ta rivalizojë Skënderbeun, por në fund fitojnë korçarët. Fituan mbrëmë sërish, por këtë herë bindës edhe në lojë dhe me trepikëshin e Vlorës marrin të vetëm kryesimin e Superiores. Nga ana tjetër ishte një fitore e pastër 2-0, me golat e ardhur në pjesën e dytë nga Krasniqi dhe Oto Xhohn. Mbi të gjitha, mbrëmë në Vlorë nxënësi Orges Shehi i dha “leksion” fizik, teknik e taktik mësuesit Ilir Daja. Në tërësi ishte një ndeshje e mirë, me ritëm dhe me sulme e kundërsulme nga të dy palët. Por diferencën e bëri Skënderbeu që ishte fizikisht më i përgatitur dhe taktikisht i mori ekipit vendas mesfushën, duke e izoluar në mesfushën e vet. Lufta për topin e parë dhe rreshtimi i saktë i dhanë përparësi Skënderbeut, i cili falë edhe finalizimit në pjesën e dytë ia doli të dalë me tri pikë nga Vlora. Për vendasit pati trishtim dhe më mirë e përshkruan në fund braktisja në masë e stadiumit, që për herë të parë në kaq vite ishte thuajse plot. Fitorja më shumë se vlera e tri pikëve ka rëndësi morale për Skënderbeun, pasi, konfirmohet si skuadra kryesore pretendente për titull, kurse Flmaurtari do të vijojë të sfidojë, por për herë të parë në katër javë pëson disfatë.

Ndeshja

Ndeshja nisi e barabartë dhe me pak raste për shënim në minutat e para, ku të dyja skuadrat studionin lojën e njëra-tjetrës. Në minutën e 7-të, pas zhvillimit të një goditje nga këndi, topi shkon te Sirgi i cili gjuan me kokë, por nuk gjen katërkëndorin me sferën që përfundon lart mbi traversë pa rrezikuar Teqjen. Kurse në minutën e 10-të ishte një tjetër goditje këndi për Flamurtarin që solli rrezik në zonën e skuadrës korçare. Topi harkohet në zonë nga Torasa, por gjyqtari ndal lojën për një faull të Bushiç në momentin e goditjes në portë. Në minutën e 16-të është rasti i Dejvi Bregut që mund të kishte ndëshkuar vlonjatët, por topi i goditur prej tij devijohet në momentin e fundit dhe përfundon sërish në korne. I njëjti lojtar,. Pra Dejvi Bregu, ka rast ideal në minutën e 20-të, kur shfaqet i vetëm me portierin e Flamurtarit. Gjuan por topi përfundon në shtyllë. Aksioni nuk vijon më tej sepse gjyqtari ka dalluar pozicion jashtë loje të Bregut. Për 10-15 minuta në vazhdim Skënderbeu i merr Flamurtarit mesin e fushës dhe nuk e lejon të organizohet. I bën presion një zonën vendase dhe nuk e lë aspak të dalë përpara. Strategjia e skuadrës së Shehit funksionon dhe për minuta të tëra Flamurtari e ka të vështirë të dalë përpara. Vetëm në pesë minutat e fundit të pjesës së parë Flamurtari nis të sulmojë, të qarkullojë dendur topin dhe me pasime njëtakimëshe të shpejta, duke e detyruar Skënderbeun të tërhiqet në zonën e tij. Në minutën e 40-të, një lojë me shumë përplasje në mesfushë, kartoni i parë i verdhë vjen për një simulim. Gripshi rrëzohet në zonë pas një kontakti me Siljanovskin dhe kërkon penallti, por gjyqtari Koçi i tregon kartonin e verdhë. Kurse në minutën e 43-të vlonjatët kanë rastin ideal për të kaluar në avantazh. Bushiç ka rastin e mrekullueshëm për gol nga vetëm 5 metra largësi, por goditja e tij nga brenda zonës është e dobët dhe përfundon në duart e portierit Teqja. Në pjesën e dytë Skënderbeu bëri diferencën që pritej. Dhe e bëri këtë me kundërsulmin dhe dominimin e mesfushës, sidomos në luftën për topin e parë. Sulmi në krahë rezultoi efikas dhe pasimi i gjatë në fundore ishte vendimtar. Goli i parë për korçarët erdhi pas një goditje standarde. Topi i krosur në zonë nga Radas në minutën e 73-të tentohet nga miqtë, por mbetet brenda zonës. Aty përfiton Krasniqi që me një gjuajtje të fortë nga vetëm 5 metra largësi e dërgon në rrjetë. Goli u jep qetësi korçarëve që menaxhojnë avantazhin. Flamurtari bën ndryshime dhe forcon sulmin, por nuk ka qartësi dhe zhdërvjelltësi. Për pasojë, në minutën e 86-të, një asist i bregut për Oto Xhohn të futur në pjesën e dytë në vend të Krasniqit, rezulton fatal për vlonjatët. Pasi pozicionohet në krahun e djathtë, disi prirët me portën, Xhohn gjuan saktë dhe realizon golin e dytë dhe atë të nokautit. Skënderbeu fiton 2-0 dhe merr i vetëm kryesimin e Superiores, kurse Ilir Daja mori shijen e hidhur të humbjes në fushën e tij e para publikut vlonjat. /Adriatik BALLA

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 5

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/10/2018 - 14:05

BBC Sport” ka raportuar një lajm të bujshëm pak minuta më parë ku thuhet se UEFA ka përjashtuar nga kompeticioni i Europa League, një klub te madh. 
 

Postuar: 18/10/2018 - 12:54

Jonghong Li erdhi me shumë bujë te Milani dhe falë “pasurisë” së tij, pretendohej që

Postuar: 18/10/2018 - 08:43

Arturo Vidal e ka të pamundur të qëndrojë larg telasheve.

Postuar: 18/10/2018 - 07:19

Gjermania po vuan dhe humbja 2-1 ndaj Francës të martën ka vënë në pozita të vështira trajnerin J

Postuar: 18/10/2018 - 07:18

Tirana do të luajë në fundjavë me Flamurtarin, në një duel mjaft interesant sa i përket pozicioni

Postuar: 18/10/2018 - 07:16

Eros Grezda kaloi me bujë në kampionatin skocez, pikërisht në radhët e Gllasgou Rejnxhërsit, teks

Postuar: 17/10/2018 - 22:41

 Bashkëshortja dhe menaxherja e kapitenit të Inter-it, Mauro Icardi rrezikon të përfudnojë n