Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Nejmar gjithnjë e më larg PSG-së, ideohet shkëmbimi me Kutinjon e Barcelonës

Postuar: 12/06/2019 - 07:29

Paris San Zhermen po kalon një moment pasigurie që mund t’i kushtojë klubit në të ardhmen. Kjo pasi vetë klubi po ndjen peshën e emrave të mëdhenj, ku rrogat e larta stratosferike të disa lojtarëve janë të pajustifikuara, për më tepër që PSG nuk ia doli të fitojë trofeun madhor europian, sikurse është UEFA Champions League. E tani në skenë kanë dalë largimet, ku përflitet se do të ikin ata që erdhën me bujë të madhe, e midis tyre dhe braziliani Nejmar. Sipas medieve sportive franceze, Nejmar Junior ka prishur çdo raport me drejtuesit e Paris San Zhermen dhe e ardhmja e tij me shumë gjasa nuk do të vazhdojë të jetë në Ligue 1. Siç raporton gazeta katalanase “Sport”, braziliani u ka shprehur dëshirën për t’u larguar drejtuesve të PSG ndërkohë që edhe trajneri Thomas Tuhel nuk e do më në skuadër pasi i është i lodhur nga sjellja dhe “kapriçiot” e numrit 10, për më tepër që 27-vjeçari ka filluar të dëmtohet shumë shpesh. Pak kohë më parë PSG i ofroi rinovimin e kontratës yllit brazilian, por Nejmar refuzoi dhe jo për çështje parash. Barcelona po e monitoron me kujdes situatën në të cilën është përfshirë sulmuesi dhe “blaugrana” janë klubi që interesohen më tepër për Nejmar. Nga ana tjetër Tuhel pëlqen shumë brazilianin e Barçës, Kutinjo dhe një shkëmbim mes të dyve dhe disa miliona në favor të klubit francez mund të rezultojë një operacion mëse i mundshëm në këtë merkato.

Draksler zbardh sherrin e ndodhur me Nejmar

Nejmar në gjirin e PSG-së nuk dëshirohet, jo nga drejtuesit, por nga vetë shokët e ekipit. Kështu, pas disa muajsh heshtjeje, Julian Draksler ka vendosur të tregojë të vërtetën e sherrit me brazilianin Nejmar pas ndeshjes me Montpeljenë. Deri tani janë thënë shumë gjëra dhe ky sherr është bërë legjendë, ndërsa futbollisti gjerman i PSG-së ka treguar gjithçka ndodhi për “Kicker”. Një shkëmbim fjalësh mes të dyve në fushë vazhdoi edhe në dhomat e zhveshjes, duke e detyruar trajnerin Tuhel të ndërhyjë. Veprimet individuale të Nejmarit janë kritikuar nga Draksler dhe braziliani i është drejtuar: “Po ti kush je? Di të bësh vetëm pasime prapa”. Fjalë që kanë mjaftuar për t’i nxehur gjakrat. “Po, pata një zënkë me të, siç mund t’i ndodhte çdokujt. Nëse nuk je dakord me dikë, nuk duhet të shqetësohesh se kush është ai që ke përballë. Ndodhi gjatë ndeshjes. Ai ishte i nxehur, edhe unë isha i nxehur, ndaj dhe e ngritëm zërin, një fjalë solli tjetrën, por në fund gjithçka u qetësua. Nuk ishte asgjë e veçantë, thjesht ajo periudhë nuk ishte e mirë nga ana mendore”, ka thënë gjermani, i cili nuk e ka përgënjeshtruar sherrin, edhe pse klubi bëri gjithçka për ta hedhur poshtë atë që thuhej. Draksler mund të largohet nga PSG-ja këtë verë për të shkuar në Angli, ku mund të zëvendësojë danezin Kristian Eriksen te Totenhemi. Ndoshta është më mirë të jetë larg Nejmarit.

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/06/2019 - 15:57

Maurizio Sarri është trajneri i ri i Juventusit. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi bardhezi me anë të një postimi në rrjetin social ‘Facebook’.

Postuar: 16/06/2019 - 09:04

Kolumbia ka mundur 2-0 Argjentinën në ndeshjen e parë të Grupit B të Kupës së Amerikës.

Postuar: 16/06/2019 - 07:56

Brazili është padyshim lider i futbollit botëror, jo vetëm me kupa bote të fituara më shumë nga t

Postuar: 16/06/2019 - 07:55

Kukësi po projekton ekipin e sezonit të ri, më së pari duke e bërë gati për sfidat e mëdha në Lig

Postuar: 16/06/2019 - 07:53

Futbolli shqiptar ka ulje-ngritjet e tij, natyrisht arritjet dhe mangësitë e veta.

Postuar: 15/06/2019 - 07:21

Kanë marrë fund dilemat për drejtimin e Milanit, sepse ish-tekniku i Sampdorias, Mario Xhiampaolo

Postuar: 15/06/2019 - 07:20

Mediat italiane e bëjnë fakt të kryer që Partizani ka arritur marrëveshje me Franko Lerdën, tekni