BREAKING NEWS

Vjen lëvizja që nuk pritej/ Basha bën ndryshimin në minutat e fundit, kush është ish-deputeti dhe emri i njohur demokrat që u riktheu pasi mbrëmë u la jashtë listave

Vjen lëvizja që nuk pritej/ Basha bën ndryshimin në minutat
x

Sport

Nejmar i pafat, dëmtohet sërish dhe humbet duelin me Mesin në Champions League

Nejmar i pafat, dëmtohet sërish dhe humbet duelin me Mesin në

“Mallkimi për Nejmar vazhdon”. Kështu shkruanin dje gazetat sportive franceze, që i referoheshin burimeve pranë klubit dhe një dëmtimi që e rrezikon brazilianin në sfidat e afërt në Ligën e Kampioneve dhe në duelet e rëndësishme të Paris San Zhermen në kampionatin francez (Ligue 1). “Mundësia që ta shohim në “Camp Nou”, të martën e ardhshme, në Champions, për atë që duhej të ishte sfida e tij e parë kundër ish-klubit të tij, Barcelonën, është thuajse zero. Braziliani rrezikon një ndalesë të gjatë, pas problemit në muskujt e kofshës, që e detyroi të braktiste fushën në Kanë në Kupën e Francës. Një tip dëmtimi që mund ta mbajë jashtë deri katër javë, duke krijuar premisën e një tjetër ndalese para një ndeshjeje vendimtare për PSG-në”, shkruajnë më tej mediumet sportive franceze. Që nga transferimi i tij në vitin 2017, Nejmarit i është dashur të bëjë llogaritë me fatin e keq. Në sezonin e tij të parë në Paris, u detyrua të humbiste sfidën e 1/8 të kthimit të Champions League kundër Realit të Madridit, pasi u ndal nga një frakturë në këmbën e djathtë, të pësuar në një ndeshje me Marsejën, që i kushtoi mungesën në 16 javë kampionat. PSG, që ishte mundur edhe në takimin e parë me Neymarin në skuadër, u eliminua. Vitin pasardhës, skenari u përsërit, por në Kupën e Francës, duke pësuar të njëjtin dëmtim në kockën e këmbës së djathtë. Braziliani u ndal për 3 muaj, duke humbur sërish 1/8 e Championsit, ku skuadra e tij humbi me Mançester Junajtid. Edhe në vitin 2020, më 1 shkurt, Nejmar pësoi një tjetër dëmtim, duke munguar për tri javë. Ia doli të kthehej këtë herë për 1/8 e Championsit kundër Borusias në Dortmund, një ndeshje që Paris Saint Germain e humbi, por ku një gol i tij mbajti hapur shanset për kualifikim, me ndeshjen që përfundoi 2-1. Pastaj pandemia përmbysi gjërat, duke shtyrë gjithçka për në verë. Me Nejmarin në formë, PSG arriti për herë të parë deri në finalen e Championsit, diçka që të bën të kuptosh rëndësinë që ka braziliani për skuadrën. Por tanimë Nejmar rrezikon sërish, pasi u dëmtua ndaj Kanës, në një ndeshje që e kishte nisur nga minuta e parë për herë të parë me shiritin e kapitenit, si për të demonstruar rolin prej lideri që ka fituar në prag të një rinovimi të kontratës dhe natyrisht të një sfide vendimtare me Barcelonën. Në pritje të rezultateve të ekzaminimeve të mëtejshme mjekësore, gjithsesi në Paris janë pesimistë, pasi do të duhej një mrekulli për ta parë në “Camp Nou” pas pak ditësh. Sipas të gjitha gjasave, te PSG do të synojnë ta rikuperojnë për ndeshjen e kthimit, më 10 mars. Duelet në Champions mes tij dhe Mesit priten me interes, pavarësisht se t dy lojtarët kanë pasur probleme fizike, por edhe klubet e tyre kanë mangësi qëndrueshmërie, shfaqur veçanërisht gjatë këtij edicioni. Gjithsesi, përballja direkte do të vërtetojë se cila do të mund të shkojë më tej në UEFA Champions League dhe kjo gjë do të mësohet duke nisur nge e marta e ardhshme.