Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Nejmar justifikon disfatën në Botëror: Njerëzit që më njohin, e dinë që s’shtirem

Postuar: 08/09/2018 - 07:58

 Botërori i Rusisë nxori fitues Francën, që mundi në finale Kroacinë me rezultatin 4-2. Brazili, një prej ekipeve pretendente, e mbylli aventurën e tij në çerekfinale, pasi u eliminua 2-1 nga Belgjika. Duhet thënë se Brazilit mbetet përherë një skuadër e madhe e futbollit botëror, me plot kualitet dhe bukuri. Federata braziliane nuk e shkarkoi trajnerin Tite, përkundrazi, vendosi t’i besojë atij dhe brezit të lojtarëve që ai ka zgjedhur, për ta përgatitur për sfidat e ardhshme. Në grup është grumbulluar edhe Nejmar, që ndryshe nga herët e shkuara, këtë herë ka marrë përfundimisht rolin e liderit të vërtetë, pra shiritin e kapitenit, dhe kjo është diçka mjaft domethënëse për skuadrën dhe ambiciet e saj. Shiriti te lojtari më cilësor e më lider, e ku ka më bukur se kaq! Nga ana tjetër, trajneri i Kombëtares së Brazilit, Tite, ka braktisur përfundimisht formulën e “kapitenit me rotacion”, të cilën e praktikoi edhe gjatë Botërorit dhe ia ka besuar shiritin yllit brazilian Nejmar. Në Rusi, shiritin e mbajtën Marcelo, dhe Miranda e Thiago Silva nga dy herë secili, ndërsa tashmë përgjegjësia ka kaluar te numri 10 i skuadrës. “Jam kritikuar shumë gjatë Botërorit. Kisha shumë presion, por jam rritur shumë si njeri dhe e ndiej se mund të jem kapiten. Mendoj se kjo përgjegjësi do të më bëjë mirë”, tha ylli brazilian. Kritikat për Nejmar u shtuan shumë gjatë përvojës në Botërorin rus, për shkak se ai rrëzohej shumë në fushë. Për këtë braziliani tha se sulmohet vazhdimisht nga kundërshtarët, që përdorin ndërhyrje të rënda për ta ndalur. “Jam një lojtar që kur ka njëmbëdhjetë herë topin nën kontroll, arrin ta kalojë kundërshtarin 10 herë. Nuk më lënë të kaloj pa më goditur. Edhe në Rusi, më kanë shkaktuar shumë faulle, por tani ka kaluar”, u shpreh Nejmar. Pas dështimit në Rusi, ku u mundën në çerekfinale kundër Belgjikës, Brazili do të mundohet të nisë një kapitull të ri, ku ëndrra do të jetë padyshim trofeu i 6 i Kupës së Botës, që do të zhvillohet në vitin 2022 në Katar. Sa i përket Nejmar, ai vijon të jetë në qendër të vëmendjes për shkak të mundësisë së madhe që të braktisë Paris Saint Germain në Ligue 1 të Francës dhe të kthehet në La Liga spanjolle, ku në garë janë Barcelona dhe Reali. Në fakt, shanset që të kthehet te Barcelona janë të pakta, megjithëse vetë Nejmar mësohet të jetë lutur në Katalonjë që të bëjnë maksimumin për ta kthyer në stadiumin “Kamp Nou”, por Barcelona refuzon të bëjë riblerjen e Nejmar, për më tepër që e ka shitur për 222 mln euro, një shifër që mbetet rekordi i të gjitha transferimeve në historinë e futbollit botëror. Nga ana tjetër, mundësia që të kalojë te rivalët e Barcelonës, pra te Reali i Madridit, janë të mëdha, sepse madrilenët po e kërkojnë me të madhe dhe vetë Nejmar ka pasur raporte miqësore komunikimi me presidentin e “Los Blancos” Florentino Perez. Midis Nejmar dhe Realit të Madridit mund të ketë një marrëveshje në janar ose në fund të këtij sezoni, pra verën e vitit të ardhshëm. Kjo mund të sigurohet më lehtë nëse Nejmar nuk ia del të fitojë Champions League këtë edicion me Paris Saint Germain./Adriatik BALLA

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/04/2019 - 16:59

Nëse Milani do të kualifikohet për në Ligën e Kampionëve, drejtuesit në verë do të kenë një punë kolosale, jo vetëm për të blerë lojtarë të rinj, por edhe për të rinovuar me aktualët.

Postuar: 18/04/2019 - 10:55

Shpresat ishin të gjitha te Kristiano Ronaldo, por as portugezi nuk arriti dot t’ja sillte

Postuar: 18/04/2019 - 07:46

Manchester City dështoi sërish në rrugëtimin për të triumfuar në Champions, një kompeticion që po

Postuar: 18/04/2019 - 07:17

Liga e Kampioneve mëson gjysmëfinalistët, ku Siti i Guardiolës eliminohet nga Totenhemi pas një n

Postuar: 18/04/2019 - 07:15

Tirana do të ketë disa duele vendimtare në këtë fund sezoni, ku padyshim trajnerit Ardian Mema i

Postuar: 18/04/2019 - 07:14

Kombëtarja Shqiptare e Futbollit ka prej ditësh së djeshme edhe zyrtarisht trajnerin e saj.

Postuar: 17/04/2019 - 23:37

Një emër i madh i futbollit gjerman do të kthehet në ekipin e Bayern në fillim të vitit të ardh