
“Në mesnatë Alibeaj ndryshoi listat pa na pyetur”/ Dha dorëheqjen nga gara për kryetar Bashkie në Korçë, Gjata zbardh prapaskenat e forta

VIDEO/ Artan Hoxha publikon pamjet: Ja momenti kur ish-shefi i RENEAS merr 113 mijë eurot nga biznesmeni

"Dal unë në përgjime që flas me..."/ Artan Hoxha thirrje policisë: Shkoni te bandat, te ngjarjet e fundit kriminale në Tiranë makinat janë vjedhur në të njëjtin qytet

Deklarata ‘bombë’ e Artan Hoxhës: Pronarët e Top Channel kanë ndjerë rrezik, ata e dinë se nga vjen sulmi

Të shtëna me armë zjarri, reagon policia

Çfarë po ndodh? Përçahen demokratët e Berishës në Sarandë

Zgjedhjet e 14 maji/ Ish deputeti reagon për tërheqjen e kandidatëve të PD-së: Bombën ia ka vënë Berisha

Kush e ka radhën? Paralajmërimi i bujshëm i ambasadorit britanik: Këtë vit do ketë “non grata” të tjerë

Nejmar operohet dhe humbet sezonin, Galtier s’tërhiqet por fokusohet tek titulli në Francë

Shkruar nga Adriatik BALLA 11 Mars 2023

Skuadra e Paris San Zhermen u eliminua edhe këtë sezon nga Liga e Kampioneve, duke mos pasur mundësi që ta shijojë këtë trofe, pavarësisht investimeve marramendëse nga sheikët e Lindjes së Mesme. Eliminimi ka vënë nën presion trajnerin Galtier, por edhe “yjet” e ekipit, si Mesi, Mbape e të tjerë, të cilët dështuan të fitojnë trofeun e Champions League. Nga ana tjetër, një tjetër lajm negativ shfaqet në zyrat e drejtuesve të klubit parisien. Mësohet se sezoni 2022/23 ka marrë fund për Nejmarin. Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, sulmuesi brazilian ka vendosur ta kryejë një intervenim kirurgjik për ta zgjidhur çështjen e nyjës së këmbës, të cilën e lëndoi më 19 shkurt në ndeshje me Lilën. Ish-futbollisti i Santosit dhe i Barcelonës është operuar sot në mëngjes në Doha të Katarit, njoftojnë mediat franceze. Me këtë rast, merr fund këtu sezoni për përfaqësuesin brazilian, të cilin nuk e kanë lënë rehat lëndimet në vitet e fundit. Ky mund të jetë edhe fundi i eksperiencës së Nejmarit në Paris pasi flitet se gjatë verës ai mund të largohet nga “Parku i Princave”. Për 31 vjeçarin thuhet se interesim kanë shfaqur klubet angleze, mbi të gjitha Çelsi, që mund të tentojë ta transferojë në verë. Nejmar njihet për rekordin e thyer për transferim më të shtrenjtë në histori të futbollit, 222 milionë euro, nga Barcelona në PSG. Ndërkohë, trajneri i Paris San Zhermen, Galtier, është rikthyer të flasë pas eliminimit me Bajernit, teksa ka kërkuar nga të tijtë që të kthejnë vëmendjen nga kampionati. Ai deklaroi se në Francë asgjë nuk është e lehtë, ndaj skuadra duhet të ketë motiv të fitojë, pasi një trofe është gjithmonë i rëndësishëm. “Jemi mbledhur me skuadrën menjëherë pas eliminimit dhe natyrisht që jemi të gjithë të zhgënjyer,. Mund të kishte shkuar më mirë, por në Champions vetëm një skuadër fiton. Duhet të kthejmë vëmendjen nga kampionati, një objektiv shumë i rëndësishëm për ne. Edhe Bajerni nuk e fiton çdo vit Championsin, por kur marrin titullin festojnë gjithmonë shumë”, tha Galtier. Duke u ndalur te eliminimi nga bavarezët, trajneri i kryeqytetasve të PSG-së tha se ndikoi edhe fati i keq, me dëmtimin e disa prej titullarëve dhe mungesën e tyre. “Mund të them se ishim edhe të pafat, pasi në ndeshjen e parë mungoi Mbape dhe Hakimi nuk ishte në maksimum. Më pas u dëmtuan Kimpembe e Nejmar, ndërsa gjatë ndeshjes u ndalën edhe Markinjos e Mukiele”, tha tekniku francez. Tashmë është e qartë se dështimi në Chamions mund të sjellë largimin e tij para se të përfundojë sezoni aktual.
Më të lexuarat


Laçi rrezikon rënien nëse s’bën kthesë, Tirana pret të fitojë miliona nga shitja e Hasanit

Silvinjo e krijoi idenë rreth grupit, në qershor s’ka më justifikime

Mbyllen pjesët e para, Kosova në kërkim të golit të parë, Kroacia e Zvicra dhurojnë spektakël

EURO 2024, KUALIFIKUESET/ Në fushë Kosova, Zvicra dhe Spanja! Mësoni formacionet zyrtare të 6 supersfidave

Ylli portugez po vijon me ritme të larta shënimi në Arabinë Saudite, kurse “Pleshti” argjentinas ka shanse të kthehet në “Kamp Nou”

Kategoria e Parë e hapur deri në fund, vendosin episodet

Shqipëria mundet në Varshavë nga Polonia, Silvinjo i nis me humbje eliminatoret e Europianit

Mbyllet takimi, Shqipëria humbet përballë Polonisë

Shokohet Shqipëria, në momentin më të mirë Polonia na ndëshkon

Shqipëri- Poloni/ Formacionet zyrtare, Sylvinho debuton me skemë sulmuese
