BREAKING NEWS

Rama nuk pranon formulën e 5 qershorit, del pro listave të hapura dhe vulos divorcin me SHBA pas kërkesës së Yuri Kim për rrotacion politik

Rama nuk pranon formulën e 5 qershorit, del pro listave të hapura dhe
x

Sport

Nejmar rikthehet tek Barcelona më 2021, e konfirmojnë mediat franceze

Nejmar rikthehet tek Barcelona më 2021, e konfirmojnë mediat franceze

Braziliani Nejmar është padyshim një prej futbollistëve më cilësorë në botë. Ai ka një kualitet të lartë që nuk është vënë në diskutim nga asnjë kritik, specialist apo opinionist qoftë. Nejmar mund të kishte ngritur edhe “Top të Artë” në këtë moment nëse në skenë nuk do të ishin dy gjigantë të futbollit botëror si Lionel mesi dhe Kristiano Ronaldo, që e kanë kufizuar atë të fitojë çmimin e më të mirit. Por ai ka ende kohë të jetë numri një në botë, pasi Mesi dhe Ronaldo po udhëtojnë drejt pensionit, ndërsa Nejmar ka rrugë të gjatë për të bërë përpara. Ndërkohë, situata e tij tek Paris San Zhermen nuk duket më e mira, pasi ai po vuan përplasjet me Kilian Mbape dhe rivalitetin me Kavanin dhe Ikardin. Atij i duhet të jetë lider në repartin ofensiv gjë që nuk e ka siguruar tek kampionët e Francës. Për këtë arsye ka kërkuar vazhdimisht një kthim në “Kamp Nou” tek Barcelona. Dëshira e tij deri tani nuk është marrë parasysh nga sheikët që kanë në pronësi klubin parisien, por mediat franceze thonë se kanë gjetur burime të mjaftueshme brenda klubit që Nejmar do të largohet vitin tjetër nga Parisi, për t’u kthyer në Barcelonë e për t’ju bashkuar sërish shokut të tij argjentinas, Lionel Mesi, me të cilin ka njohur deri tani edhe sukseset më të mëdha, që kulmuan me fitoren në Champions. “Barcelona nuk do të mundë ta transferojë Nejmarin këtë verë”, sipas gazetës “Le Parisien”, pasi që kriza e koronavirusit i ka lënë katalanasit në gjendje të keqe financiare. Gazeta franceze raporton se një transferim i tillë mund të ndodhë vetëm në vitin 2021. 28-vjeçari Nejmari ka qenë i spekuluar për një kthim te gjigantja e La Ligës gjatë afatit kalimtar të verës, tre vjet pasi ishte larguar nga atje për t’u transferuar në Paris Saint Germain për 222 milionë euro. Nejmari thuhej se e dëshironte një transferim të tillë edhe gjatë afatit kalimtar të verës së kaluar, mirëpo dy klubet nuk arritën marrëveshje dhe braziliani mbeti në stadiumin “Parc des Princes”. Megjithatë, shpresa e tij për t’u kthyer në “Camp Nou” thuhet se nuk është shuar ende dhe ai shpreson se do të mundë ta realizojë këtë dëshirë të tij këtë verë, kur Barcelona shpreson ta bindë PSG-në me një ofertë më të ulët. Mbi këto shpresa ka hedhur dyshim gazeta franceze Le Parisien e cila raporton se Nejmari do ta ketë pothuajse të pamundur të ndërrojë klub këtë verë, pasi kriza e Covid-19 i ka shkaktuar dëme të shumta klubit katalanas. Ndërsa, po i njëjti medium shton se dëshira e brazilianit për t’u kthyer në “Camp Nou” do të mundë të realizohet më në fund verën e vitit 2021, kur PSG-ja do të ishte më e motivuar ta shesë futbollistin pasi kontrata e tij do të jetë drejt fundit. Në kushtet kur një klub nuk fiton asgjë nga largimi i lirë i futbollistit, atëherë logjika e do që të shitet para se të vijë fundi i kontratës, në mënyrë që arkat e klubit të mbushen me para. Me Nejmarin duket se më shumë sesa paratë do të ketë marrëveshje xhentëllmenash, pasi lojtari po shpreh një dëshirë që duket se ka gjetur mirëkuptimin e drejtuesve të PSG-së.