Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Nejmar zbret në Madrid për spot publicitar, dyshohet se bëri marrëveshje me Perezin e Realit

Postuar: 20/03/2019 - 07:19

Braziliani Nejmar e pëlqen fort idenë e kalimit në radhët e Realit të Madridit dhe në qershor mund të kemi surpriza në këtë drejtim. Bëhet fjalë për një lëvizje të bujshme që po e projekton vetë presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez, i cili është vënë në dijeni me listën e preferencave të trajnerit të ri Zinedin Zidane. Për lojtarin dje mediat spanjolle shkruanin se ka kontakte me presidentin Perez dhe palët po diskutojnë në fshehtësi për një transferim të mundshëm. Madje për këtë bisedë prapa kuintave është në dijeni edhe vetë klubi i Paris San Zhermen, i cili i ka vendosur lojtarit një klauzolë mjaft të lartë që nuk e lejon të largohet, pro në kushtet kur dy vjet rresht PSG dështoi në Champions League, ideja për të larguar Nejmarin duket e frytshme edhe për parizienët. Kuptohet, francezët nuk do të marrin aq para sa i dhanë Barcelonës, por besohet se Reali ofron 150 mln euro për yllin brazilian. Ndërkohë, me germa të mëdha mediat spanjolle shkruanin dje se Nejmar është në Madrid. Braziliani zbarkoi pasditen e së hënës në kryeqytetin e Spanjës dhe të gjitha thashethemet u intensifikuan menjëherë. Lidhja u bë direkt me një nënshkrim të mundshëm me Real Madridin. Së bashku me shoqëruesit e tij të pandashëm, Nejmar Junior. zbriti nga avioni privat dhe vijoi rrugëtimin me tre “Mercedes” për në studiot përkatëse, ku nisi xhirimin e një spoti publicitar. Ky xhirim do të vijojë edhe ditën e sotme.

Braziliani pritet të largohet nga Madridi orët e pasdites së vonë. A do të ketë kohë Nejmar për t’u parë edhe me Florentino Perezin? Për shkak se sulmuesi i PSG është objektiv kryesor i presidentit të Real Madridit, edhe nëse ekziston mundësia më e vogël, Perez do të përpiqet ta takojë dhe të diskutojë për nënshkrimin e tij. Në parim, ky takim nuk është planifikuar, por askush nuk e përjashton atë kategorikisht. Mbrëmë, ylli i PSG-së e kaloi natën në Madrid, i konsideruar si kryeqyteti i futbollit botëror, sepse kishte në të njëjtën kohë ndodheshin tre lojtarët më të mirë në botë: Leo Mesi, i grumbulluar me kombëtaren argjentinase; Kristiano Ronaldo, i cili inauguroi biznesin e tij të mbjelljes së flokëve, dhe vetë Nejmar Junior, që u transferua aty për regjistrimin e një reklame. Madridi pati fatin të priste edhe Iker Kasijasin, që u emërua ambasador i La Ligas. Nga tre të parët, vetëm Mesi luan në La Liga. Nejmar ka ende mundësi që të rikthehet. Mbetet të shihet se çfarë do të prodhojë merkato e verës. Në fokusin e trajnerit Zinedin Zidane është dhe Mohamed Salah i Liverpulit, Eden Hazard i Çelsit, por edhe harri Kejn i Totenhemit. E sigurt është se do të largohet Bejl e ndoshta dhe ndonjë nga yjet, kështu që përveç emrave të lakuar Nejmar mund të jetë ndoshta blerja më e goditur e merkatos së verës. Nëse Zidane do të këmbëngulë, atëherë Perez do të bëjë sakrificë financiare. Reklama në Paris, pranë Realit, duket mjaft domethënëse për lexuesit e merkatos së verës.

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/04/2019 - 18:34

Nevil Dede, trajneri i U-18 të Shqipërisë, ka zbuluar se Edoardo Reja, trajneri i kombëtares së madhe, ka nisur punën duke përveshur mëngët dhe listuar emrat e futbollistëve kuqezi të së ardhmes dhe jo vetëm:

Postuar: 24/04/2019 - 17:33

 Fitimi i titullit kampion në Itali ka bërë që Ronaldo të marrë disa ditë lejë nga klubi i J

Postuar: 24/04/2019 - 13:18

Pep Guardiola mund të stërvisë Ronaldon vitin e ardhshëm.

Postuar: 24/04/2019 - 07:39

Në sondazhin e bërë me tifozët në rrjetet sociale, portugezi përfshihet në treshen e

Postuar: 24/04/2019 - 07:35

Të hënën në mbrëmje u luajt ndeshja Napoli-Atalanta, e fituar nga bergamaskët 2-1, një trepikësh

Postuar: 24/04/2019 - 07:33

Sot do të luhen ndeshjet e para gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë.

Postuar: 23/04/2019 - 14:49

Trajneri i kombëtares për femra të Ekuadorit duket se është në telashe.