Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Nesër duhet të shënojmë patjetër”/ Panuçi: Grezda ka probleme, por…

Postuar: 16/11/2018 - 18:37

Christian Panucci, trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit i ka kërkuar lojtarëve gola në ndeshjen e nesërme përballë Skocisë. Në konferencën për mediat nga Shkodra, Panucci tha se Shqipëria duhet patjetër të fitojë ndeshjen e radhës.

“Nesër duhet të shënojmë patjetër. Krijojmë raste, por nuk shënojmë. Lojtaret nuk duhet ta pranojnë faktin që nuk shënojmë gol. Me Skocinë duhet të fitojmë patjetër ndaj duhen golat”, deklaroi Panucci në konferencë ku ishte i pranishëm dhe mbrojtësi Mërgim Mavraj.

Duke u ndalur tek lojtarët, trajneri i kuqezinjve tha se Grezda ka disa probleme, por ka kërkuar që të luajë

“Formacionin do ta përcaktoj nesër sepse kam dyshime. Skuadra duhet të përmirësojë komunikimin në fushë. I kemi flakur vetë shanset për kualifikimin. Ndonëse nuk e shfaq, brenda vetes jam shumë i nxehur. Kemi shfaqur gjëra të mira, por na duhen fitoret”, tha Panucci

Shqipëria përballet nesër me Skocinë në “Loro Boriçi”, ndeshje e vlefshme për Ligën e Kombeve.
Ndërkaq Mavraj që do të jetë kapiteni i Shqipërisë kundër Skocisë i ka dhënë të drejtë trajnerit Panuçi dhe tha se tani duhet të ndreqin gabimet.

“Trajneri ka të drejtë kur thotë që na mungon komunikimi. Kemi pësuar gola për fajin tonë, duhet të korrigjohemi. Detyra jonë është të ndreqim gabimet individuale. Kemi punuar shumë te goditjet standarde ku kemi pësuar shumë. Duhet të mbrohemi me 11 vetë, duhet të jemi 11 kapitenë në fushë”, deklaroi Mavraj.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 6

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 10/12/2018 - 18:42

Për shumë specialist futbolli por jo vetëm, edhe tifozë, futbollisti i Bayern Mynchen Kingsley Coman konsiderohet si një nga talentet më të mëdhenj në botë.

Postuar: 10/12/2018 - 15:35

Kur kanë kaluar më tepër se 9 muaj që nga data kur qendërmbrojtësi dhe njëherazi kapiteni i Fiore

Postuar: 10/12/2018 - 09:28

Ylli i Juventusit ka dhënë një intervistë të gjatë për mediat italiane, ku ka përmendur momenti

Postuar: 09/12/2018 - 23:12

Më në fund, trefeu i Kupës Libertadores ka njohur sot zyrtarisht fituesin.

Postuar: 09/12/2018 - 22:17

Në “Santiago Bernabeu” po zhvillohet “Superclassico” në finalen e dytë me

Postuar: 09/12/2018 - 21:31

Po luhet në Bernabeu finalja e Copa Libertadores.

Postuar: 09/12/2018 - 09:33

Sonte në mbrëmje në orën 20:30 luhet finalja e Kupës Libertadores mes River Plate dhe Boca Junior