Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Nexhipi, kandidat për të luajtur me Kombëtaren kuqezi

Nexhipi, kandidat për të luajtur me Kombëtaren kuqezi

Postuar: 28/03/2014 - 12:03

Shumë lojtarë që luajnë në kampionatin shqiptar nuk vlerësohen sa duhet për të qenë kandidatë të veshin fanellën e ekipit kombëtar dhe kjo ndodh ngaqë realisht kampionati ynë nuk ka cilësi, por edhe paragjykohet. Megjithatë, ka disa lojtarë që bëjnë diferencë dhe kërkojnë një mundësi nga trajneri de Biazi. Një pjesë e këtyre futbollistëve kanë ardhur nga Kosova apo Maqedonia dhe pretendojnë të jen ë në nivelin e duhur për të shpresuar për një mundësi në ekipin përfaqësues e një ndër ta është dhe sulmuesi Nderim Nexhipi, lojtar që luan me Partizanin e që ka një potencial të madh, aq sa në kampin e kuq e cilësojnë një futbollist që bën diferencën dhe ka mundur ta bëjë këtë në duelin e rëndësishëm derbi që Partizani luajti me Tiranën në fundjavën e kaluar në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”, ndeshje e mbyllur në barazim 0-0 dhe ku Nexhipi realizoi në kohën shtesë.
 
Katër golat e tij për Partizanin dhe paraqitjet e suksesshme në fanellën e Partizanit kanë bërë që Nderim Nexhipi të jetë në qendër të vëmendjes tek mediat në Shqipëri. Ditëve të fundit, ai ka dhënë një sërë intervistash, ndërsa së fundmi ka qenë i ftuar, së bashku me mysafirë të tjerë, edhe në një emision sportiv “Bar Sport” që emitohet në Supersport. Një nga opinionistët e njohur sportiv Artan Shyti ka lavdëruar mesfushorin shkupjan për ndeshjet dhe golat e bukur në fanellën e të “kuqve” nga kryeqyteti shqiptar. “Nderim Nexhipi duhet të luaj për Shqipërinë, andaj duhet nisin procedura për pajisjen me pasaportë “, ka thënë Shyti në emisionin sportiv. Në këtë emision i ftuar ka qenë edhe Dritan Shakohoxha, komentuesi i ndeshjeve sportive në Supersport, i cili ka treguar se derbin Partizani –Tirana (1-1) në stadiumin “Qemal Stafa” ka qenë i pranishëm edhe trajneri i Shqipërisë, De Biasi.
 
Dhe, sipas Shakahoxhës loja e Nexhipit i ka pëlqyer trajnerit të kuqezinjve. Në anën tjetër, vet Nexhipi është shprehur se për të do të ishte nder të luante për Kombëtaren e Shqipërisë: “Për mua do të ishte një nder të luajë për Shqipërinë. Nëse u nevojitem do të luaja pa asnjë problem”, ka pohuar Nexhipi. Mbetet në duart e De Biazit ta vlerësojë ose jo performancën e tij në kampionatin shqiptar dhe me fanellën e partizanit, por e sigurt është se De Biazi nuk ka “pikën e respektit” për nivelin e kampionatit të Kategorisë Superior edhe nuk është e rastësishme që asnjë lojtar i Superligës nuk arrin të jetë konkurrues në Kombëtare. Edhe Muzaka që ishte pjesë e përfaqësueses nuk është më. Ndonjë ftesë që vjen rastësisht për Shehin, arapin apo ndonjë tjetër harrohet, pasi rrinë në stol. 
 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 44

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/11/2018 - 16:55

Humbja e thellë e Shqipërisë ndaj Skocisë, ka bërë që tekniku italian Kristian Panucci, të humbë toruan përballë gazetarëve.

Postuar: 19/11/2018 - 16:07

Siç është bërë traditë e përvitshme, FSHF organizon çdo vit Kupën Pavarësia për festat e nëntorit

Postuar: 19/11/2018 - 15:19

Në miqësoren e nesërme që Shqipëria do të luajë kundër Uellsit, trajneri Panuçi do të vuajë munge

Postuar: 19/11/2018 - 14:35

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë nesër në mbrëmje në “Elbasan Arena” një

Postuar: 19/11/2018 - 12:15

Christian Vieri dhe partnerja e tij Costanza Caracciolo bërë për herë të parë prindër.

Postuar: 19/11/2018 - 11:48

Një ish-kapiten për stolin e Kombëtares shqiptare.

Postuar: 19/11/2018 - 11:13

Faji është i imi, nuk kanë faj lojtarët”, u shpreh Panuçi në media pas humbjes 0-4 nga Skoc