BREAKING NEWS

Shpërthim i fuqishëm në një hotel pranë QSUT, dyshohet për tritol

Shpërthim i fuqishëm në një hotel pranë QSUT, dyshohet
x

Sport

Nexhipi “skanon” Kukësin: Jemi favoritë për titullin, Partizani u dobësua me largimin e Asanit

Nexhipi “skanon” Kukësin: Jemi favoritë për titullin,

Kukësi është një prej skuadrave më cilësore në Superiore. Prej disa vitesh skuadra verilindore ka mundur të mbajë një profil të lartë konkurrues në kampionat, duke fituar edhe titull, kupë e madje duke bërë paraqitje të mira në Ligën e Europës. por Kukësi nuk ndalet me kaq. Këtë edicion dëshiron të fitojë titullin kampion dhe të ketë një performancë më cilësore nga vitet e shkuara në Europë.

Padyshim që pretendimet e Kukësit qëndrojnë të forta pasi skuadra ka një grup cilësor që është në gjendje të bëjë diferencën. Këtë sezon rivaliteti nuk është vetëm me Partizanin, por edhe me Tiranën dhe Teutën, por verilindorët besojnë se kanë shanse më shumë se rivalët e tyre për të arritur maksimumin dhe maksimumi do të thotë trofeu i titullit. Duke folur për mediat, drejtori sportiv i Kukësit, Nderim Nexhipi, e thotë hapur se skuadra verilindore ka përparësi krahasuar sidomos me të kuqtë e Partizanit, duke qenë një hap para në aspektin e cilësisë së grupit, që sipas drejtorit të klubit kuksian është më kualitativ se sa ai i “demave të kuq”.

Në fakt, drejtori sportiv i Kukësit, Nderim Nexhipi, u shpreh se verilindorët në janar po mendonin vetëm për të afruar një lojtar në fazën e sulmit e për të mos bërë lëvizje të tjera. Në “Zona Gol” ai deklaroi se verilindorët kishin hedhur sytë jashtë vetëm për një sulmues i cili do të zëvendësonte Dakun e larguar. “Tani është tepër e vështirë të gjejmë pa kontratë lojtarë cilësorë. Ne ndërhymë në janar vitin e kaluar pasi blemë Rrocën e Shkurtajn. Mendoj se kemi ekip shumë të kompletuar. Dakut i kemi dhënë përkrahje se kishte ardhur për të luajtur e dëshironte të luante më shumë. E lamë të lirë dhe ai po vazhdon në Kosovë kampionatin. Tani është e vështirë të ndërhyhet, që të bëjnë ndryshime të mëdha. Të gjithë janë nën kontratë me ekipet e tyre. Kush vjen? Kemi një emër që ndoshta këto ditë mund ta afrojmë në ekip, nuk është se do të bëjmë ndërhyrje të tjera. Jemi ekip me potencial dhe nuk ka nevojë që të bëjmë ndërhyrje të mëdha. Do të jetë një sulmues i huaj nëse afrohet. Me grupin që kemi besoj se miun t’ia dalim. Sa i përket Abazajt, kemi kontrata huazimi me Anderleht dhe e kemi marrë për një vit, do të jetë pjesë e Kukësit edhe për periudhën që ka mbetur. Presidenti Gjici nuk ka ndërhyrë se edhe ai është i vetëdijshëm se e sheh ekipin se nuk ka nevojë për ndërhyrje më”, theksoi ndër të tjera Nexhipi.

Më pas ai komentoi merkaton, ku nuk e përjashtoi mundësinë e shitjes së ndonjë futbollisti, apo dhe afrime cilësore. “Kemi disa lojtarë, është një i ri si Limaj. Por për të gjithë kemi investuar që në të ardhmen ata të bien në sy të tregut të huaj. Për Limajn ka interes nga Kroacia, po e vëzhgojmë situatën. Ndoshta nuk përfitohen shumat si për Gurin por është lojtar interesant për tregun, është i rëndësishëm e të shohim si do shkojnë gjërat. Ndoshta ana e djathtë e mbrojtjes mund të kishim një afrim, por nuk kemi diskutuar më shumë me trajnerin. Shpresojmë të mbyllim fazën pa lëndime, e ta fillojmë sa më mirë. E dimë që është e vështirë, kam shumë besim te ekipi dhe shpresojmë që këtë vit të marrim titullin dhe Kupën. Nëse lojtarët merren nga klube të Superiores është më mirë se nuk ke nevojë të presësh të ambientohet, është ndryshe kur e njeh kampionatin. Kështu morëm Shkurtajn e Rrocën, edhe për ta nuk ishte e lehtë, por tani gjërat po ecin mirë”, shtoi Nexhipi.

Në fund drejtori i Kukësit komenton rivalin kryesor në kampionat, Partizanin, kampion në fuqi, duke thënë se këtë edicion nuk e ka forcën e vjetshme dhe sidomos në këtë periudhë është më i dobët, pasi i është larguar një futbollist cilësor si Jasir Asani. “Ai ka qenë një nga lojtarët më cilësorë në kampionatin tonë dhe largimi i tij e dobëson Partizanin. Por është zgjedhje e tyre dhe i uroj suksese se është mundësi e mirë për të, është një lojtar që ka kualitet dhe ka shkuar në një kampionat të fortë si ai suedez”, përfundoi Nexhipi.