Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Neymar paguhet një “mal” me para nga PSG vetëm për të duartrokitur tifozët, arsyeja është e pabesueshme

Postuar: 09/11/2018 - 16:15

Duartrokitja e tifozëve të klubit pas përfundimit të ndeshjes është detyrë e Neymar, por jo vetëm.PSG e paguan brazilianin plot 375 mijë euro për të bërë këtë gjë.Jo vetëm Neymar, por edhe Thiago Silva paguhet për të bërë një gjë të tillë, me një premio prej 33 mijë eurosh.

Pas publikimit të këtyre shifrave nga "France 2", ka reaguar edhe klubi parizien, i cili nuk i ka mohuar akuzat, por thjeshtë ka dhënë disa detaje plotësuese.Klubi ka shpjeguar se kjo premio ka të bëjë me respektimin e kodit etik, në të cilin përfshihen edhe mënyra pikëzimi të tjera.

Sigurisht, shpërblimi nuk është vetëm për përshëndetjen e tifozëve në fund të lojërave, por përfshin edhe disa rregulla, që duhet të respektojnë lojtarët.Këtu kihen parasysh sjellja shembullore ndaj partnerëve, kundërshtarëve, gjyqtarëve dhe delegatëve zyrtarë; përpikmëria dhe kujdesi në të gjithë stërvitjen; mosvënia e basteve në lidhje me garat, në të cilat merr pjesë klubi, apo respektimi i zotimeve të lojtarëve ndaj mediave.

Por në rast se një nga këto rregulla shkelet, premio mund të humbasë dhe të dërgohet tek "Fondacioni PSG".Rasti më i fundit ishte Verrati, i cili u ndëshkua pasi u kap në gjendje të pirë duke ngarë makinën.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/01/2019 - 20:43

Juventusi vijon dominimin absolut në futbollin italian, teksa në Jeddah të Arabisë Saudite fitoi edhe Superkupën Italiane të vitit 2018, duke mposhtur në finale Milanin me rezultatin minimal 1-0.

Postuar: 16/01/2019 - 17:07

Sulmuesi italian Mario Baloteli e ka mbyllur aventurën e tij te Nice dhe tashmë po bëhet gati p

Postuar: 16/01/2019 - 16:29

Talenti i kombëtares së Kosovës, Edon Zhergova është përfolur së fundmi për një transferim të b

Postuar: 16/01/2019 - 15:52

Ish-trajneri portugez i Mancester United, Jose Mourinho, ka gjetur një punë të re.

Postuar: 16/01/2019 - 09:13

Një situatë e pazakontë ka ndodhur gjatë një ndjeshje të Kupës së Brazilit.

Postuar: 16/01/2019 - 07:22

Futbolli botëror njeh gjatë viteve të fundit dy lojtarë që cilësohen më të mirët në planet dhe at

Postuar: 16/01/2019 - 07:21

Kukësi ka bërë një supermerkato deri tani, pasi ka afruar tre futbollistë të nivelit të lartë, që