BREAKING NEWS

Vdekja e mistershme e 4 turistëve rusë në Qerret të Kavajës, zbardhet dosja e Prokurorisë: Çfarë u zbulua nga pamjet filmike dhe këqyrja e pishinës

Vdekja e mistershme e 4 turistëve rusë në Qerret të
x
BREAKING NEWS

Super-operacioni anti-drogë i SPAK/ Zbardhen emrat e policëve të arrestuar, nga nënkomisari deri tek kryeinspektori. SHÇBA-ja zbulon detajet (EMRAT)

Super-operacioni anti-drogë i SPAK/ Zbardhen emrat e policëve të
x
BREAKING NEWS

Pse hesht Ilir Meta? Ish-kreu i SHISH Fatos Klosi tregon pse është i shqetësuar presidenti: Ndodhet në një pozitë të vështirë, pritet...

Pse hesht Ilir Meta? Ish-kreu i SHISH Fatos Klosi tregon pse është i
x
BREAKING NEWS

Dhunohet kryetari i bashkisë në Vlorë, dalin dyshimet e para, vihet në pranga një 57-vjeçar (DETAJE)

Dhunohet kryetari i bashkisë në Vlorë, dalin dyshimet e para,
x
BREAKING NEWS

Prapaskenat si vetingu do burgosë pushtetarët, pas zbulimit të pasurive korruptive nis menjëherë ndjekja penale, 223 politikanë në lupën e SPAK

Prapaskenat si vetingu do burgosë pushtetarët, pas zbulimit të
x
BREAKING NEWS

Luftë e ashpër në PD, Basha i prerë se beteja e Berishës është e humbur, akuzon ithtarët e ish-kryeministrit se u pasuruan kur ishin në pushtet

Luftë e ashpër në PD, Basha i prerë se beteja e
x
BREAKING NEWS

Integrimi i Shqipërisë në BE, ambasadorja Yuri Kim del me reagimin e rëndësishëm: Të nisin negociatat pa vonesa!

Integrimi i Shqipërisë në BE, ambasadorja Yuri Kim del me
x

Sport

Nga Grezda tek Dermaku, ja lojtarët që e humbën besimin e trajnerit Reja

Nga Grezda tek Dermaku, ja lojtarët që e humbën besimin e

Shqipëria ndodhet në vendin e dytë në grupin I kualifikues të Botërorit “Katar-2022”, pas Anglisë, me 12 pikë, një më shumë se Polonia e dy më shumë se Hungaria, duke mbajtur kështu pozita të mira për ta mbyllur në vend të dytë eliminatoren dhe për të shpresuar kualifikim në Botëror nga faza “play-off”. Natyrisht që në skuadër kanë ndodhur ndryshime të mëdha dhe trajneri Edi Reja po insiston që të zëvendësojë të gjithë të vjetrit me të rinj dhe për t’u dhënë mundësinë lojtarëve që gëzojnë formën më të mirë. Por ka pasur edhe zgjedhje që kanë lënë shije të hidhur, sidomos duke mos i dhënë ftesë Balliut, Xhakës, Dermakut e ndonjë tjetri. Ajo që pranohet gjerësisht është se disa kuqezinj që shiheshin të perspektivës me ish-trajnerin Kristian Panuçi, as nuk ekzistojnë në listën e Rejës.

Grezda mirë tek Osijeku, jashtë Kombëtares

Eros Grezda ndodhet në një pozitë aspak të mirë sa i takon Kombëtares. Nën Panuçin ai ishte ftuar rregullisht, por më pas pati probleme dhe për shkak të ecurisë së tij me hope e humbi vendin në përfaqësuese e prej atij momenti nuk është ftuar më në përfaqësuese nga trajneri Edi Reja. Grezda ka kapacitete teknike shumë të mira, lojtar shumë i shpejtë dhe natyrisht si lojtar krahu ai mund të jepte shumë në ekipin kuqezi, por nuk ndodhi, sepse Reja nuk e ka në plane anësorin kosovar të Kombëtares e për pasojë lojtarit do t’i duhet të shpërthejë akoma më shumë me asiste e gola dhe minutazh të plotë që të arrijë dhe një herë në përfaqësuese. Por për momentin mund të thuhet me plot gojën se Grezda është jashtë planeve të Rejës.

Dermaku, një tjetër shans i humbur

Kastriot Dermaku luajti disa ndeshje të mira me përfaqësuesen, ku në fillim mori vlerësime të larta. Për këtë e ndihmoi paraqitja e tij e mirë me Parmën dhe me Leçen, ku ai fitoi besimin e trajnerit Reja dhe ia doli që të luajë në shumë takime. Kohët e fundit ai kaloi disa probleme me dëmtimet, por më pas minutazhi jo i plotë dhe disa shqetësime të tjera e lanë jashtë Kombëtares për ndeshjet e shtatorit. Me siguri që në tetor ai do ta kërkojë një shans, por paraqitjet e mira të lojtarëve të tjerë në shtator e kanë bindur Rejën të fokusohet tek ky grup.

Xhaka dhe Balliu, dy të “persekutuar”

Dy lojtarë duket se nuk kanë marrë vëmendjen e duhur nga trajneri Reja. ata janë mbrojtësi Ivan Balliu dhe mesfushori Taulant Xhaka. I pari ka luajtur pak edhe më parë, kurse Xhaka ka një kontribut në Kombëtare dhe nuk duhet anashkaluar. Të dy futbollistët “shpikën” dëmtimet dhe nuk erdhën në shtator, por zëra të ndryshëm thonë se Xhaka dhe Balliu nuk janë më në planet e trajnerit Edi Reja. Nuk dihet se çfarë qëndrimi do të mbajë Reja në muajin tetor, pra nëse do ta ftojë apo Jo Xhakën dhe Balliun në përfaqësuese. Përveç këtyre emrave ka dhe lojtarë të tjerë që e kanë humbur vëmendjen e trajnerit veteran italian. Kjo ndoshta ngaqë trajneri është fokusuar me grupin aktual, por lojtarët që nuk kanë marrë ftesë dëshirojnë ta kenë një shans dhe besohet se Reja do të reflektojë në këtë drejtim. Gjithsesi, përzgjedhja është ekskluzivitet i trajnerit Reja.