BREAKING NEWS

Pas zhurmës së madhe mediatike aktori kërkon të dalë nga shtëpia/ Bora Zemani reagon për herë të parë për Donaldin dhe bën deklaratën që askush nuk e priste: Ju lutem qetësohuni!

Pas zhurmës së madhe mediatike aktori kërkon të dalë
x
BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë informon mbi situatën epidemiologjike në vend: Një viktimë në 24 orët e fundit, ja sa infektime janë regjistruar

Ministria e Shëndetësisë informon mbi situatën
x
BREAKING NEWS

“Avioni privat i Ramës”, Basha publikon foton dhe zbardh çmimin marramendës që kushton: 15 mijë dollarë vetëm në një orë për të udhëtuar. Lëviz me flatra...

“Avioni privat i Ramës”, Basha publikon foton dhe zbardh
x
BREAKING NEWS

I futet me grushta policëve të “Shqiponjave” pa pasur mëshirë/ Arrestohet djali i humoristit të njohur shqiptar. Zbardhet ngjarja

I futet me grushta policëve të “Shqiponjave” pa pasur
x
BREAKING NEWS

Zgjidhen anëtarët e rinj të KED për vitin 2022, reagon ambasadorja Yuri Kim dhe jep mesazhin e fortë

Zgjidhen anëtarët e rinj të KED për vitin 2022, reagon
x
BREAKING NEWS

Pritet ciklon? Po vjen nga veriu! Harta, të gjithë qytetet që do të përballen me reshje masive dhe rrufe gjatë fundjavës. Ja kur pritet më e keqja

Pritet ciklon? Po vjen nga veriu! Harta, të gjithë qytetet që do
x
BREAKING NEWS

Lajm i trishtë! Luftoi një muaj me virusin e rrezikshëm, ndërron jetë drejtori i këtij gjimnazi në Shqipëri (EMRI)

Lajm i trishtë! Luftoi një muaj me virusin e rrezikshëm,
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha përgatitet për trazira, mobilizon të vetët për të nisur protestat pas 11 dhjetorit, tubime para Kryeministrisë dhe selisë së PD

Sali Berisha përgatitet për trazira, mobilizon të vetët
x

Sport

Nga Lushkja te Çoba, shumë pak lojtarë të Superiores mund të luajnë jashtë

Nga Lushkja te Çoba, shumë pak lojtarë të Superiores mund

Kampionati shqiptar nuk prodhon shumë lojtarë cilësorë dhe ky është një fakt i pamohueshëm. Kjo ndodh për disa arsye, por kryesisht nga rënia e peshës së akademive të klubeve, të cilat, ca nga stafet jo të kualifikuara dhe shpesh me menaxhim të pamjaftueshëm, e ca nga mungesa e infrastrukturës, kanë sjellë dobësim të elementit të ri në radhët e klubeve tona. Për pasojë, sheh shumë pak lojtarë të dalë nga skuadrat zinxhirë që luajnë në ekipet e para. Për të plotësuar boshllëkun, drejtuesit e klubeve bëjnë merkato me lojtarë të huaj, por edhe kjo strategji ka ndikuar negativisht, pasi duke sjellë shumë të huaj në radhët e tyre, vetë klubet indirekt u kanë prerë shansin të rinjve të gjejnë vetveten. Një nga faktet më kuptimplota se kampionati shqiptar nuk prodhon mjaftueshëm cilësi është se shumë pak lojtarë të kampionatit arrijnë të luajnë në kampionate elitare jashtë vendit. E megjithatë, disa ia kanë dalë. Lojtarë si Guri, Doka, Selmani, Ismajlgeci, Uzuni e ndonjë tjetër kanë dalë nga kampionati shqiptar dhe kanë mundur të angazhohen në klube cilësore. Por a ka kampionati shqiptar lojtarë që mund të luajnë në klube elitare? Kjo është një pyetje që merr përgjigje pozitive, pasi ka elementë cilësorë, por ata janë fare pak. Të dëshmuar deri tani janë lojtarët që kanë dalë nga klubet e Tiranës dhe të Partizanit, e më pak ato të rretheve. Gjithsesi, për momentin, i vetmi lojtar që shihet i përshtatshëm ta vazhdojë karrierën jashtë është Regi Lushkja i Laçit, lojtar që bën diferencë dhe luan prej disa vitesh në nivel të lartë.

Regi Lushkja, ndër talentet më të mira të Superiores

Në suksesin e Laçit në Conference League, një rol thelbësor pati Regi Lushkja, pasi ishte ai iniciatori i aksioneve sulmuese të kurbinasve dhe motori i mesfushës. Edhe këtë sezoni të ri të “Abissnet Superiores” e ka nisi në mënyrën më të mirë duke shënuar në ndeshjen debutuese ndaj Vllaznisë, që pas sfide nuk ka arritur të lerë më shenjë pasi ndaj Kukësit u ndal te shtylla, megjithatë Regi Lushkja vazhdon të mbetet një nga futbollistët më të mirë dhe më efikasë që ka Laçi në skuadër, këtë e tregojnë edhe statistikat e sfidës së fundit ndaj Egnatias të mesfushorit 25-vjeçar. Numri 10 i kurbinasve në takimin ndaj Egnatias realizoi 7 nga 11 driblimet që tentoi duke qenë 68% i saktë në këtë aspekt të lojës. Lushkja fitoi 20 nga 40 duele në total, realizoi me sukses 68 aksione nga 100 në total, ndërsa nga 50 pasime 43 i kishte të sakta me një mesatare prej 86%. Statistika këto që e bëjnë Regi Lushkjan një nga më të mirët në fushë për Laçin dhe kandidat për të luajtur nga janari e në vijim jashtë vendit.

Çoba i Vllaznisë dhe talentet e kryeqytetit

Në Shkodër gjithmonë kanë dalë lojtarë cilësorë. Akademia e këtij klubi vazhdimisht ka prodhuar. Në radhët e skuadrës së të rinjve militon edhe Mehdi Çoba, i cili ka pasur paraqitje të mira me ekipin e të rinjve dhe pret më shumë në ekipin e parë. ai është lojtar që në të ardhmen mund të luajë jashtë. Ndërkohë, në sfidën mes Tiranës dhe Partizanit stadiumi do të jetë plot. Jo vetëm me tifozë, por edhe me menaxherë. Nga bardheblutë nën vëzhgim do të jenë disa lojtarë, duke filluar nga Ismajlgeci, Najdovski dhe Hoxhallari. Këta dy të fundit kanë rënë në sytë e menaxherëve të Ferencvaroshit që dy lojtarët i kanë ndjekur edhe në sfidën me Teutën. Në janar do të ketë surpriza.