BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Sport

“Nga pornografia te bixhozi”/ Njihuni me 20 bosët e klubeve të Premier Ligës

“Nga pornografia te bixhozi”/ Njihuni me 20 bosët e klubeve

Bisedimet e mundshme mes njeriut të dytë që komandon Arabinë Saudite, Princit të Kurorës, Mohamad bin Salman dhe Mançester Junajtid për blerjen e klubit nga familja Glejzër, kanë rikthyer edhe njëherë temën e ekuilibrave në futbollin anglez. Pasuria e Bin Salmanit është rreth 850 miliardë paund, ndërsa një ofertë që do të merrej parasysh nga pronarët amerikanë, do të duhet të niste nga mbi 3 miliardë paund, e cila është vlera aktuale e aksioneve aktuale të familjes Glejzër.

Bashkëpresidenti i “djajve”, Avram Glejzër, do të jetë i pranishëm në Konferencën e Investimeve të Ardhshme dhe Sipërmarrjes, e cila do të mbahet në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Rijad, javën e ardhshme, së bashku me bankierë dhe investitorë të rëndësishëm nga i gjithë globi. Nëse Glejzërat do të binden për ta shitur klubin, atëherë kjo do të çimentonte statusin e Junajtid si një prej superfuqive të futbollit botëror. Por, kush i drejton klubet e tjera të Premier Ligës?

ARSENAL:

STAN KROENKE,

SHBA (6.5 mld £)

Stan Kroenke bleu edhe aksionet e bashkaksionarit Alisher Usmanov këtë vit, duke marrë kontrollin e plotë të Arsenalit. Ai është një manjat i pasurive të paluajtshme dhe zotëron një portofol me klube sportive, kryesisht në SHBA. Ai është pronari i Los Anxhelos Rams, Denver Naxhets, Kolorado Avalansh dhe Kolorado Repids.

BORNMËTH:

MAKSIM DEMIN,

RUSI (100 mln £)

Pak informacion ka për pronarin rus të Bornmëthit, por ai jeton në Zvicër dhe pasi bleu një pjesë të aksioneve në vitin 2011, mori kontrollin e plotë të klubit dy vite më vonë. Ai zotëron dy kompani në Sërej, njëra prej të cilave, “Wintel Petrochemicals”, i ka dhënë një hua prej 7.8 milionë sterlinash Bornmëthit.

BRAJTON:

TONI BLUM,

BRITANI (1 mld £)

Pronari i Brajtonit e ka vënë pjesën më të madhe të pasurisë së tij në tavolinat e pokerit, duke qenë një lojtar profesionist. Ai ka investuar më shumë se 200 milionë paund në klubin e Saseks, ku gjyshi i tij ishte zv/president në vitet 1970.

BËRNLEJ

MAJK GARLIK,

BRITANI (57 mln £)

Skuadra e “Turf Moor” ka Majk Garlik si aksionar kryesor, por edhe Xhon Banaszkievicz si bashkëpronar. Paratë e tij vijnë nga zyra e konsulencës së tij të menaxhimit, “Michael Bailey associates”.

KARDIF:

VINSENT TAN,

MALAJZI (622 mln £)

Pronari kontrovers i Kardifit, Vinsent Tan, e ka vendosur pasurinë e tij përmes metodave të ndryshme, nga pronat te kumari, por edhe shërbimi i telefonisë së lëvizshme në Malajzi.

ÇELSI:

ROMAN ABRAMOVIÇ,

RUSI (8.8 mld £)

Blerja e Çelsit nga Roman Abramoviç në vitin 2013, e ktheu peizazhin e futbollit në Britani me kokëposhtë. Paratë e rusit vijnë nga aksionet në kompaninë e çelikut “Evraz”, ndërsa ai shiti 73 për qind të kompanisë së tij të naftës “Sibneft” për 13 miliardë dollarë (9.9 miliardë paund) në vitin 2005.

KRISTAL PALAS

STIV PERISH,

BRITANI (45 mln £)

Presidenti Stiv Perish shiti kompaninë “TAG Worldwide” në vitin 2011, rreth një vit pasi mori kontrollin e klubit të Palas për t’i shpëtuar nga falimenti. Xhosh Herris dhe Dejvid Blicer u bënë bashkëpronarë në 2015, pasi u pranua oferta e tyre prej 50 milionë paundësh.

EVERTON:

FARHAD MOSHIRI,

IRAN (1.3 mld £)

Farhad Moshiri ishte një partner biznesi i ish-bashkëpronarit të Arsenalit, Alisher Usmanov. Ai ka aksione në industrinë minerare ruse dhe kompaninë e çelikut “Metalloinvest”. Mori drejtimin e klubit të “Goodison Park” në shkurt 2016.

FULHAM:

SHAHID KHAN,

SHBA (5.3 mld £)

Shahid Khan e vuri pasurinë e tij, duke dizenjuar parakolpe kamionësh, pasi bleu furnizuesin e pjesëve të këmbimit “Flex-N-Gate”. Ai bleu Xheksonvill Xhaguars në vitin 2012 dhe Fulhamin një vit më vonë dhe aktualisht është duke negociuar për të blerë stadiumin “Wembley”.

HADËRSFILLD:

DIN HOJL,

BRITANI (365 mln £)

Din Hojl është themeluesi i rrjetit të dyqaneve të dhuratave “The Card Factory” dhe president dhe aksionar kryesor i biznesit stacionar të shitjeve me pakicë “The Works”.

LEIÇESTER:

FAMILJA SRIVADHANAPRABHA,

TAJLANDË (3.7 mld £)

Vikai Srivadhanaprabha zotërojnë kompaninë “King Power”, e cila është operatori lider i dyqaneve “duty free” në Tajlandë. Ai e themeloi kompaninë në vitin 1989 dhe pasi bleu “dhelprat”, siguroi edhe aksionet e klubit belg, OH Leuven.

LIVERPUL:

XHON Ë HENRI,

SHBA (1.9 mld £)

Xhon Henri, së bashku me Ton Verner, ndërtuan një perandori sportive përmes “Fenway Sports Group”, pasi e vunë pasurinë përmes një firme tregtie. Ata zotërojnë klubin ikonë të bejsbollit, Boston Red Soks dhe Liverpulin, që e blenë në 2010. Henri bleu edhe gazetën “The Boston Globe” në 2013.

MANÇESTER SITI:

SHEIKU MANSUR,

EBA (17 mld £)

Pas blerjes së klubit blu të Mançesterit në vitin 2013, sheiku Mansur hodhi mbi 300 milionë sterlina për ta kthyer në ikonë botërore. Pasuria e tij individuale llogaritet të jetë rreth 17 miliardë sterlina, por thuhet se pasuria e familjes së tij i afrohet 1 trilioni paund.

MANÇESTER JUNAJTID:

FAMILJA GLEJZËR,

SHBA (4.5 mld £)

Malkolm Glejzër udhëhoqi blerjen e Mançester Junajtid në 2005, por djemtë e tij, Xhoel dhe Avram, morën drejtimin e klubit, pasi ai pësoi një hemorragji cerebrale një vit më vonë. Pasuria e tij u vu prej shitjes së pasurive të paluajtshme në SHBA. Përveç Junajtid ata zotërojnë edhe klubin e NFLsë, Tampa Bej Bëkanirs.

NJUKASËLL:

MAJK ESHLI,

BRITANI (2.4 mld £)

Majk Eshli themeloi kompaninë e veshjeve sportive “Sports Direct” në vitin 1982, kur ishte vetëm 18 vjeç. Ai bleu Njukasëllin në 2007. SAUTHEMPTON: GAO JISHENG, KINË (1.4 mld £) Themeluesi i “Lander Sports Development” bleu 80 për qind të aksioneve të klubit jugor në 2017 për 210 milionë sterlina. Kompania e tij ndërton stadiume në Kinë.

TOTENHEM:

XHO LJUIS,

BRITANI (3.8 mld £)

Presidenti Daniel Levi është fytyra e klubit të Londrës Veriore, por pronari i Spërsave është miliarderi britanik, Xho Ljuis. Ai e vuri pasurinë e tij, duke shitur biznesin e babait, “Tavistock Banqueting”, në 1979, përpara se t’i hynte biznesit të valutës.

UOTFORD:

XHINO POCO,

ITALI (120 mln £)

Xhino merret me menaxhimin ditor të Uotfordit, pasi babai i tij, biznesmeni Xhampaolo, bleu klubin në qershor 2012. Poco Senior zotëron edhe klubin e Udinezes në Itali dhe kishte në pronësi edhe atë spanjoll, Granadën.

UEST HEM:

DEJVID SALIVAN DHE DEJVID GOLD,

BRITANI (1.5 mld £)

Dejvid Gold zotëron kompaninë e veshjeve intime dhe lodrave të seksit “Ann Summers”, ndërsa Dejvid Salivan e ka vënë pasurinë e tij përmes industrisë së pornografisë. Dyshja bleu Birmingemin në vitin 1993 dhe e shitën në 2009. Një vit më vonë, ata blenë 50 për qind të aksioneve të Uest Hemit.

UOLVES:

FOSUN INTERNATIONAL,

KINË (5.2 mld £)

Kompania kineze e investimit “Fosun” bleu Uolverhemptonin në korrik 2016 dhe e rikthyen në Premier Ligë. Gui Guangçang, kreu i “Fosun”, ka gjithashtu investime në kompani minerare, turizëm dhe farmaceutikë.