BREAKING NEWS

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”, janë grabitur informacione sensitive të klasifikuara sekret, ja si mund të shantazhohen deputetët, në skemë mafiozë të përfshirë shërbime inteligjente të huaja, në rrezik aksionet policore, Kreshnik Spahiut plas “b...

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”,
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për çiftin Meta-Kryemadhi, SPAK drejt përfundimit të hetimeve për dosjen e pastrimit të parave, pritet komunikimi i akuzës, po përgatitet dhe arrestimi i Argita Malltezit

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për
x
BREAKING NEWS

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon Rithemelimin dhe deklaron prishjen me Sali Berishën, ja akuzat për ish-kreun e PD

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon
x
BREAKING NEWS

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion Veliajt, kërkon zgjedhje të parakohshme në Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi kandidat i "Foltores", Edi Rama me "as nën mëngë"

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion
x
BREAKING NEWS

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen prapaskenat e një tjetër pazari të fshehtë Rama-Berisha, synohet goditja e Reformës në Drejtësi përmes njeriut të “non-gratës”

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen
x
BREAKING NEWS

Ja pse Rrumbullaku gënjeu kryeministrin Rama dhe si Ervin Muça eksportoi të dhënat e sistemit TIMS, Karamuço zbardh detajet e fundit, futen në lojë edhe amerikanët

Ja pse Rrumbullaku gënjeu kryeministrin Rama dhe si Ervin Muça
x
BREAKING NEWS

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir Metës në Angli, udhëtimet e tyre të shpeshta dhe të pajustifikuara drejt Londrës, zbardhen detaje nga pasuritë e tij të fshehura në bankat e Zvicrës, Kongos, Qipros dhe San Marinos, dalin në skenë edh...

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e SPAK, ja “asi i tij nën mëngë”, Evi Kokalari bën deklaratën e fortë

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e
x

Sport

Nga Simeone te Pep, ja kush i pasuroi klubet, italiani Gasperini ka rekordin e numrit të yjeve të shitur

Nga Simeone te Pep, ja kush i pasuroi klubet, italiani Gasperini ka rekordin e

Është thënë gjithnjë se Pep Guardiola dhe Zhoze Murinjo kanë pasur shpesh luksin e shpenzimit të parave për lojtarë të klasit botëror. Por cilët trajnerë kanë bërë më të mirën nga shitja e yjeve të tyre, duke përfituar shifra marramendëse për klubet e tyre? “Sportingpedia” ka analizuar shifrat për të zbuluar numrat e dhjetë menaxherëve më të mirë që i kanë pasuruar klubet e tyre nga shitjet e lojtarëve.

Dhe në krye të këtij klasifikimi është trajneri i Atletikos së Madridit, Diego Simeone. Argjentinasi është në sezonin e tij të 13- të në krye të klubit dhe i ka parë ata të fitojnë 983 milionë paund në tregun e transferimeve. Shitja më e shtrenjtë e Simeones ka ardhur nga lejimi i Antuan Grizmanit të shkojë në Barcelonë për 103 milionë paund, përpara se ta transferonin atë për vetëm 34 milionë paund tri vite më vonë.

Madrilenët kanë shitur gjithashtu Lukas Hernandezin te Bajerni i Mynihut për 68 milionë paund, Rodrin te Mançester Siti për 60 milionë paund dhe Tomas Partejn tek Arsenali për 45 milionë sterlina. I dyti në listë është Leonardo Zhardim, i cili aktualisht është në krye të skuadrës së Katarit Al-Rajan. Por shitjet e tij me shifra të çmendura erdhën kur ishte në krye të Monakos nga viti 2014 në 2019. Zhardim pa ekipin e tij të jashtëzakonshëm të copëtuar nga klubet më të mëdha të Europës, me emra si Kilië Mbape, Hames Rodrigez, Tomas Lemar, Fabinjo, Bernardo Silva, Benzhamë Mendi dhe Antoni Marsial, të gjithë të larguar për marrëveshje me vlerë mbi 45 milionë paund.

Në vendin e tretë është Pep Guardiola, i cili ka rinovuar skuadrën e Mançester Sitit duke shitur yje si Gabriel Zhezus, Rahim Sterling dhe Leroi Sane. Ish-menaxherët e Çelsit dominojnë dhjetëshen e parë me Zhoze Murinjon, Karlo Ançelotin, Tomas Tuhelin dhe Rafael Benitezin, të cilët gjejnë emrin në këtë klasifikim.

Mes trajnerëve të bluve të Londrës është edhe emri i trajnerit të Juventusit, Masimiliano Alegri, pasi kaloi gjithsej 12 vjet në krye të skuadrës torineze dhe Milanit. Duke qëndruar në Itali, trajneri veteran i Atalantas, Xhan Piero Gasperini e sheh veten në vendin e shtatë. Ai ka shitur më shumë lojtarë se çdo rival tjetër i tij në listë, duke “paketuar” 166 lojtarë në karrierën e tij të gjatë.

Dhjetëshja e parë plotësohet nga trajneri aktual i Al-Hilalit, Zhorge Zhezus. Portugezi është një tjetër trajner që duhej të luftonte kundër shitjes së yjeve të tij më të mirë kur ishte te Benfika për gjashtë sezone. Gjigantët portugezë shitën yje si Angel Di Maria, David Luiz, Nemanja Matiç, Aksel Vitsel dhe Jan Oblak, ndërkohë që Zhezus ishte në stol.