BREAKING NEWS

E rëndë! Vetëvritet i burgosuri te 313-a, dalin dyshimet e para (Emri)

E rëndë! Vetëvritet i burgosuri te 313-a, dalin dyshimet e para
x

Sport

Nis Kampionati Botëror i personave që kanë kryer transplante dhe kanë rrezikuar jetën duke dhuruar organe, mes tyre dhe futbollisti i njohur 

Nis Kampionati Botëror i personave që kanë kryer transplante dhe

Në Angli nisi sot Kampionati Botëror i Lojërave për personat që kanë dhuruar organe jetësore apo kanë kryer transplant.

Aktiviteti do të mbahet në 3 qytete: Neëcastle, Gatesheed dhe Sunderland për 5 ditë.

Për ‘’BBC’’, u shpreh dhe ish-legjenda e Manchester United, Andreë Cole, i cili ka kryer transplant veshke në vitin 2015.

“Kur ata janë të gjithë bashkë duken si një familje e madhe. Ata kanë përjetuar të njëjtën dhimbje, e kuptojnë më së miri njëri-tjetrin. Dhe të qenit pjesë e tyre sot është diçka frymëzuese’’, deklaroi ish-golashënuesi i famshëm i ‘’Djajve të Kuq’’ në vitet ’90 dhe 2000.

Kampionati në fjalë është çelur për herë të parë në vitin 1978 dhe pjesëmarrësit janë persona që kanë kryer transplant organesh. Ata kanë mundësi të marrin pjesë në futboll, gara me hark etj.