BREAKING NEWS

SKANDALI në Qatar/ FIFA nis hetimet ndaj kombëtares serbe, vjen reagimi i ministrit të Jashtëm: Hipokrizi, Kosova pjesë e Serbisë!

SKANDALI në Qatar/ FIFA nis hetimet ndaj kombëtares serbe, vjen
x
BREAKING NEWS

Mbledhja e dy parlamenteve/ Vasili shpjegon pse braktisi seancën e përbashkët: Vëllezërit nga Kosova kanë paguar oligarkët për të ardhur në tokën amë! Ballkani Hapur tradhtia më e madhe

Mbledhja e dy parlamenteve/ Vasili shpjegon pse braktisi seancën e
x
BREAKING NEWS

“Protesta do mbahet para Kryeministrisë”, Berisha i bën thirrjen e fortë Bashkisë dhe e paralajmëron

“Protesta do mbahet para Kryeministrisë”, Berisha i bën
x
BREAKING NEWS

Presidenti Begaj merr vendimin, i jep nënshtetësinë shqiptare këngëtares Dua Lipa

Presidenti Begaj merr vendimin, i jep nënshtetësinë shqiptare
x
BREAKING NEWS

“Bojkotoi” seancën e përbashkët plenare, Berisha zbulon arsyen pse u largua nga parlamenti

“Bojkotoi” seancën e përbashkët plenare, Berisha
x
BREAKING NEWS

Rama merr fjalën në Kuvendin historik Shqipëri-Kosovë, deputetët e PD-së marrin vendimin e papritur! Çfarë ndodhi?

Rama merr fjalën në Kuvendin historik Shqipëri-Kosovë,
x
BREAKING NEWS

“Duhet të jemi më shpesh bashkë!”, mesazhi Albin Kurti ‘thumbon’ Ramën në 110-vjetorin e pavarësisë: Të përfshihemi në çështjet e njëri-tjetrit, por jo për të penguar

“Duhet të jemi më shpesh bashkë!”, mesazhi Albin
x
BREAKING NEWS

Mbledhja e përbashkët të dy kuvendeve, Mediu ngre alarmin dhe bën thirrjen e fortë: Serbia po blen armatime, të ndalojmë menjëherë influencën ruse dhe kineze

Mbledhja e përbashkët të dy kuvendeve, Mediu ngre alarmin dhe
x

Sport

Nis Kupa e Botës 2022, Katari jep spektakël me fishekzjarre, në fushë fiton dhe feston Ekuadori

Nis Kupa e Botës 2022, Katari jep spektakël me fishekzjarre, në

Kupa e Botës 2022 në futboll nisi zyrtarisht dje, me ceremoninë e hapjes dhe me ndeshjen e parë të saj, pikërisht Katari përballë Ekuadorit. Ishte një hapje magjike nga organizatorët, në bashkëpunim me FIFA-n, që bënë një spektakël të madh e që u mbyll me magjinë e fishekzjarrëve, ndërsa u luajt erdhe dueli i parë zyrtar i këtij aktiviteti, pikërisht ndeshja midis Katarit organizator dhe Ekuadorit, në kuadër të grupit A. Në stadiumin “Al Bait” të Dohas, me kapacitet 60 mijë vende, dukej qartë se interesi nuk ishte aq i madh pasi u panë shumë stola bosh, por dihej që më parë që në këtë ndeshje nuk kishte pasur interes, ndërsa tifozët ekuadorianë kërkuan nëpërmjet thirrjeve të tyre të vazhdueshme birra, në shenjë proteste që organizatorët e kanë ndaluar atë në stadiume e përreth tyre. Ndeshjen hapëse të Botërorit e arbitroi gjyqtari italian Daniele Orsato. Në këtë takim fituan amerikanolatinët 2-0 dhe ky ishte një befasi jo për rezultatin dhe fitoren ekuadoriane, por për paraqitjen mjaft të dobët të përfaqësueses së Katarit. Valencia shënoi të dy golat e fitores, ndërsa VAR i anuloi një tjetër në fillim të takimit dhe vetë VAR hapi menjëherë polemika pasi goli u anulua pas disa minutash. Gjithsesi, ndeshjen e dominoi dukshëm Ekuadori, ndërsa Katari mund të gëzohet vetëm që është organizator, pasi cilësia e tij është e pamatur në terma sportivë. Rekorde të shumta ka thyer e do të thyejë ky kampionat botëror, pasi Katari që në ndeshjen e parë regjistron një rekord negativ, ku bëhet përfaqësuesja e parë organizatore që humbet ndeshjen hapëse, diçka që nuk ka ndodhur në 21 botërorët e tjerë. Duhet thënë se Valenacia e shënoi golin e parë me penallti në minutën e 16-të, kurse golin e dytë e shënoi në minutën e 31-të. Pas kësaj ndeshjeje, Ekuadori mban vendin e parë në grup me 3 pikë dhe pret i qetë luajtjen e ndeshjes tjetër në grup, asaj midis Senegalit dhe Holandës që zhvillohet sot pasdite. Padyshim që Holanda konsiderohet favorite për të zënë vendin e parë në grup, por fitorja e djeshme e ekuadorianëve u jep atyre shanse të mira për të kaluar fazën e grupeve. Ditën e sotme do të luhet përveç ndeshjes së grupit A, Senegal-Holandë, edhe dy ndeshje në grupin B, e konkretisht Angli-Iran dhe SHBA-Uells. Kalendari i ndeshjeve dhe orari i luajtjes së tyre jepen në tabelën në fund të faqes. Favorite për të fituar Kupën e Botës të këtij viti janë Franca, Anglia, Gjermania, Spanja e Portugalia nga Europa, si dhe Brazili e Argjentina nga Amerika Latine. Ballkani përfaqësohet në këtë Botëror vetëm nga Kroacia, finaliste e Botërorit të Rusisë katër vjet më parë.