
"Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka asistuar çdo seancë gjyqësore", Kreshnik Spahiu zbulon rolin e SHBA në çështjen e Saimir Tahirit

Tensionet në veri të Kosovës, vjen reagimi i minutës së fundit nga Vuçiç

Arrestimi i sekretares së MSH, reagon politikani i njohur: SPAK prapë me sardele në vend të krokodilëve si Rama

Dy zyrtaret e MSH në pranga për korrupsion, zbadhen detaje nga dosja e SPAK

Anila Hoxha del me detaje të reja, ja lëvizja e fundit që do të bëjë prokurori për çështjen e Saimir Tahirit

Arrestohet zyrtarja e lartë në MSH, vjen menjëherë reagimi i Ramës

SPAK lëshon urdhrin, arrestohet një tjetër zyrtare e qeverisë (Emri)

“Puthi Melonin, por nuk rriti pensionin”, Lulzim Basha komenton veprimin e Ramës

Nis vala e shkarkimeve të trajnerëve në Superiore, Erzeni bën “kurban” Kapllanin

Shkruar nga Adriatik BALLA 20 Maj 2023

Ende pa u mbyllur mirë sezoni aktual ka nisur “valsi” i shkarkimeve të trajnerëve në krye të atyre skuadrave që kanë dështuar të përmbushin objektivat. Siç dihet, Kukësi është një skuadër që ka zhgënjyer këtë vit dhe pritet të ndryshojë trajner në verë. Të njëjtën gjë do të bëjë edhe Teuta, por duket se Edi Martini ka bekimin e presidencës. Teknikut shkodran mund t’i jepet dorë e lirë të përgatisë si duhet terrenin për sezonin e ardhshëm. Partizani kund të ndahet me Kolelën nëse nuk fiton titullin, e po ashtu Bylisi, Kastrioti dhe Laçi mund të bëjnë ndryshime nëse nuk arrijnë të përmbushin sadopak objektivat e tyre. Edhe Vllaznia është në udhëkryq. Por shenjën e parë e dha dje Erzeni, që shkarkoi trajnerin që e kishte drejtuar me kompetencë në fillim të sezonit. Madje shijakasit sollën edhe një teknik të ri menjëherë sapo larguan të vjetrin.
Erzeni shkarkon Kapllanin
Xhevahir Kapllani nuk është më trajner i Erzenit të Shijakut. Lajmi përflitej që të enjten, por pikërisht dje në Shijak kanë vendosur ta bëjnë zyrtare dhe Kapllani largohet. Në klubin shijakas kanë marrë kështu vendimin drastik në fazën më nevralgjike të sezonit, kur mbeten 3 javë nga fundi. Erzeni është në vendin e tetë të klasifikimit, atë që detyron sfidën e “play-out”-it, me 39 pikë, vetëm 3 më shumë se Bylisi i vendit të parafundit. Statusi i hirushes së kampionatit, i fituar me ish-portierin në drejtim në fillim të kampionatit, kur Erzeni i surprizoi të gjithë me lojërat dhe rezultatet pozitive është zbehur prej kohësh. Skuadra shijakase nuk fiton prej 8 ndeshjesh në kampionat, trepikëshin e fundit e ka marrë ndaj Egnatias një fazë më pare, 10 marsin e kaluar, seri ku ka koleksionuar 3 barazime dhe 5 humbje. E fundit, ajo më rivalin e drejtpërdrejtë, Bylisin, ka rezultuar fatale për Kapllanin, që është i detyruar të lërë detyrën në finalen e këtij sezoni. Një vendim që ngjason ky me një thikë me dy presa, pasi natyrisht që drejtuesit kërkojnë që me largimin e trajnerit t’i japin një shkundje skuadrës për të reaguar në momentet vendimtare, por nga ana tjetër rrezikojnë të pështjellojnë ambientin, pasi nuk ka kohë për ndryshime taktike. Në sfidën e radhës shijakasit luajnë në transfertë ndaj Egnatias, skuadrës ndaj së cilës kanë marrë fitoren e fundit, më shumë se dy muaj më parë.
Një turk merr kryesimin e Erzenit
Me shumë gjasa, Volkan Demirel do të jetë trajneri i ri i skuadrës. Ish-portieri i Fenerbahçes dhe kombëtares turke, ishte në “Niko Dovana” këtë javë në ndeshjen ndaj Bylisit dhe si duket, palët kanë nisur bisedimet për ta emëruar në krye të stolit. Trajneri 41-vjeçar kishte nën drejtim skuadrën e Hatajaspor në Superligën turke, por tërmeti i pak muajve më parë shkatërroi qytetin duke lënë të vdekur edhe sulmuesin Kristian Atsu dhe drejtorin sportiv të klubit të tij, Taner Savut. Që atë kohë, Hatajaspor ndali pjesëmarrjen në kampionat dhe trajneri mbeti i lirë. Ditët në vijim, pritet të ketë zhvillime në kampin e Erzenit, teksa koha nuk premton duke qenë se skuadra po lufton për mbijetesë.
Më të lexuarat


Leo Mesi largohet nga Paris San Zhermen, destinacioni i ri është Barcelona ose Arabia

Nuk luajti aspak gjatë sezonit, Berisha largohet nga Torino

Egnatia fiton Kupën e Shqipërisë për herë të parë, Tirana ndihet sërish e vjedhur

Pas kampionatit Tirana lëshon dhe Kupën, Egnatia shkruan historinë

Finalja e Kupës së Shqipërisë, përfundon pjesa e parë

Oferta e bujshme nga Arabia Saudite, reagon Benzema dhe i jep fund dyshimeve për të ardhmen

Tirana shpreson për një falje, nëntë të dënuarit apelojnë vendimin e Disiplinës

Kupa e Shqipërisë/ Shehi do trofeun e lamtumirës, Egnatia në kërkim të sezoni perfekt

Sevilja fiton nga rulota e penalltive finale e Europa League, Roma e Murinjos kthehet duarbosh nga Budapesti

Uzuni në top-formë, por Silvinjo do edhe të tjerët të bëjnë kthesën e madhe në Euro-2024
