BREAKING NEWS

Surpriza të pakëndshme me bilancin e COVID, Ministria e Shëndetësisë jep detajet sa raste të reja janë shënuar 24 orët e fundit

Surpriza të pakëndshme me bilancin e COVID, Ministria e
x

Sport

Nisin konspiracionet, avokati i Maradonës: Vonesa me gjysmë ore e ambulancës ishte kriminale

Nisin konspiracionet, avokati i Maradonës: Vonesa me gjysmë ore e

Diego Armando Maradona u nda dy ditë më parë nga jeta në moshën 60-vjeçare, si pasojë e një arresti kardiak. Në Argjentinë dhe në Itali, veçmas në Napoli, të gjithë po i japin lamtumirën e fundit. Ndërkohë, ka dhe akuza. Avokati i Maradonës, Matias Morla, thotë se ambulanca është vonuar për më shumë se gjysmë ore dhe se nuk i ishte ofruar shërbim shëndetësor për më shumë se 12 orë. “E ndjej në zemër ikjen e mikut tim, të cilin e kam shoqëruar me besnikëri deri në ditët e fundit. Është e pashpjegueshme për mua si shok, që ai nuk ka marrë shërbim për 12 orë. Ambulanca vonoi më shumë se gjysmë orë, kjo është një idiotësi kriminale. Ky fakt nuk mund të kalohet lehtësisht, dhe do të kërkoj që kjo ngjarje të mos neglizhohet. Siç Diego më thoshte: “Je ushtari im, vepro pa mëshirë”, u shpreh avokati. Ndërkohë, turma të mëdha njerëzish kanë qenë të pranishëm dje në homazhet për nder të tij, duke thyer disi edhe rregullat antikovid. Nuk kanë munguar as rebelimet e fansave, nga protokolli i sigurisë, që i privonte ata që të takonin për herë të fundit “Dorën e Zotit”. Turma e njerëzve që kërkonte të takonte Diegon ishte thuajse një milion, e në këtë formë në disa momente është krijuar tension me policinë e cila duhet të kontrollojë futjen me radhë të njerëzve. Teksa, edhe pse është lënë mënjanë, sërish nuk duhet harruar që në mes është edhe pandemia. Për fat të mirë, tensioni nuk ka zgjatur shumë dhe ka arritur gjithnjë të shuhet brenda disa minutave. Ikonike janë dhe disa shprehje që ka lënë pas Maradona. Ja disa prej tyre: “Dua të bëhem idhulli i fëmijëve të varfër të Napolit pasi ata janë siç isha unë në Buenos Aires” (5 korrik 1984). Zënka me Papën Vojtilla – “Po, jam zënë me Papën. U zura sepse isha në Vatikan dhe pashë çatitë e arta e më pas dëgjova Papën të thotë që Kisha shqetësohej për fëmijët e varfër. Atëherë shit çatinë mik, bëj diçka” (9 nëntor 1985). Sfida ndaj Anglisë dhe hakmarrja për ishujt Falkland – “Në fushë nuk luftohet me armë, por me top. E megjithatë, unë nuk di të flas në anglisht, por edhe nëse do të a njihja si gjuhë nuk do ta flisja”. (22 qershor 1986). Vërshëllimat në Itali ’90 – “Të vërshëllesh himnin është sjellje injorantësh. E di që më pret një vit shumë i vështirë, por napolitanët do të dinë të më mbrojnë”. (10 korrik 1990). Pasi doli pozitiv në SHBA ’94 – “Më kanë burgosur përjetë, por unë jam i ndershëm dhe tani kërkoj vetëm drejtësi. Njerëzit në Napoli më kanë dashur gjithmonë pasi kam qenë në anën e më të dobëtëve. Kjo histori nuk mbaron këtu”. (3 korrik 1994). Mesi dhe mënyra se si luan – “Luan futboll si Jezusi. Gjëja më e mirë është se Leo është argjentinas, jo Brazilian, spanjoll, gjerman, francez apo italian dhe të gjithë do të duhet ta pranojnë se më i miri në botë ka lindur në këtë vend” (8 prill 2010). Fjalët për Kristiano Ronaldon – “Një yll i pabesueshëm, do ta vija të luante edhe natën. Pasi nuk fshihet kurrë, nuk kërkon të mbetet jashtë nëse i dhemb kavilja, Çfarë personaliteti! Shkon në fushë sikur po shkonte në banjo, me të njëjtën natyrshmëri”. (10 qershor 2016)